AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Editorial

Kur liderët e botës sillen si çiliminj

by Alb Times
20/05/2026
in Editorial, Kryesore
6
0
Kur liderët e botës sillen si çiliminj
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjergj Zefi

Nga Uashingtoni në Teheran, retorika e ditëve të fundit ngjan më shumë me një garë nervash mes adoleshentësh sesa me komunikimin e liderëve politikë që mbajnë mbi supe fatin e miliona njerëzve.

Njëri deklaron se ishte gati të godiste, por “aleatët e Gjirit nuk e lanë”. Tjetri kërcënon me “surpriza” nëse lufta rifillon. Në mes të këtij teatri verbal, tregjet luhaten, rajonet destabilizohen dhe bota mbahet peng nga ego personale, kalkulime elektorale dhe demonstrime force që i ngjajnë më shumë spektaklit sesa diplomacisë.

Donald Trump, me stilin e tij të zakonshëm të ultimatumit, po e trajton një krizë bërthamore si një negociatë televizive. Mesazhi që vjen nga Uashingtoni nuk është ai i një superfuqie që kontrollon situatën, por i një administrate që lëkundet mes presionit ushtarak dhe frikës nga pasojat. Kur presidenti amerikan lë të kuptohet se “ishte një orë larg sulmit”, por u tërhoq pas telefonatave nga aleatët arabë, problemi nuk është vetëm diplomatik; është çështje serioziteti strategjik.

Nga ana tjetër, Teherani zgjedh gjuhën e “surprizave”. Është një formulë e mjegullt, e ndërtuar për të prodhuar frikë, pasiguri dhe efekt psikologjik. Por diplomacia nuk ndërtohet mbi enigma dhe kërcënime të koduara. Kur një rajon i tërë jeton mbi tensionin e raketave, milicive dhe krizave energjetike, deklarata të tilla nuk tingëllojnë si forcë; tingëllojnë si papërgjegjshmëri.

Problemi më i madh është se kjo klimë po normalizon politikën e impulsit. Liderët globalë po komunikojnë me botën përmes emocioneve të momentit, deklaratave spontane dhe lojërave mediatike. Një ditë flasin për luftë frontale, ditën tjetër për negociata. Një ditë paralajmërojnë “goditje të mëdha”, ditën tjetër kërkojnë rrugëdalje diplomatike. Kjo paqëndrueshmëri është shumë më e rrezikshme sesa vetë retorika ushtarake.

Në këtë tablo, vendet e Gjirit po shfaqen më racionale sesa vetë fuqitë që pretendojnë të kontrollojnë rendin global. Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e dinë se lufta nuk do të mbetet në hartat ushtarake; ajo do të hyjë në ekonomitë e tyre, në infrastrukturën energjetike, në stabilitetin social dhe në tregjet botërore.

Bota nuk ka nevojë për liderë që flasin si komandantë tek filmat me aksion. Ka nevojë për diplomaci të ftohtë, për qartësi strategjike dhe për përgjegjësi politike. Sepse një konflikt mes SHBA-së dhe Iranit nuk është duel egosh mes dy burrash që kërkojnë të duken të fortë para kamerave. Është një krizë që mund të ndezë Lindjen e Mesme, të godasë ekonominë globale dhe të prodhojë pasoja që askush nuk do t’i kontrollojë dot më pas.

Historia ka treguar se luftërat më të rrezikshme nuk fillojnë gjithmonë nga planet afatgjata. Shpesh ato lindin nga liderë që humbasin sensin e masës dhe fillojnë të besojnë në propagandën e vet. A nuk ishte kështu edhe me Hitlerin?!/Pamfleti

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

‘Gëzuar 28 Nëntorin’, Berisha: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

28/11/2026

Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!

28/11/2026

FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

28/11/2026

Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

28/11/2026

Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës

28/11/2026

Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

28/11/2026

PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

28/11/2026

Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

28/11/2026

Skema KAYO propozohet dhe në Shëndetësi, “MedAL” hidhet për konsultim publik

28/11/2026

Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

28/11/2026

NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

28/11/2026

VIDEO / 114 vjet Pavarësi, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Vlorë! Të pranishëm edhe Presidentët

28/11/2026

Tkurrja elektorale e partive aktuale dhe partitë e reja

28/11/2026

20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

28/11/2026

“Protokolli i mushkonjës”, si u përdorën palestinezët për të kontrolluar zonat e rrezikshme në Gaza

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • ‘Gëzuar 28 Nëntorin’, Berisha: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh
  • Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.