AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Kullat, SPAK dhe qelia: Ilir Shtufi kthehet kundër Edi Ramës

by Alb Times
18/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Kullat, SPAK dhe qelia: Ilir Shtufi kthehet kundër Edi Ramës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse ka marrë pa fund leje ndërtimi dhe ka pasur lidhje të forta me politikën, biznesmeni Ilir Shtufi ka drejtuar gishtin nga Edi Rama për arrestimin që iu bë pak kohë më parë. Ai u arrestua në Greqi më 12 qershor, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK, pasi akuzohet se pastronte paratë e krimit përmes ndërtimit. Ai arriti të dilte nga territori gjatë kohës që nisën arrestimet, por u lokalizua në Greqi, ku edhe mbahet në burg.

Mirëpo, sipas “Kathimerinit”, ai ka përdorur një kartë tjetër për të shmangur ekstradimin. Sipas medias greke, Shtufi akuzon Ramën se po e godet qëllimisht. Pra duket se pazaret janë prishur.

“Një biznesmen 53-vjeçar shqiptar i ndërtimit dhe energjisë, i cili u arrestua në Selanik më 12 qershor sipas një urdhër-arresti ndërkombëtar, mohon akuzat e prokurorëve shqiptarë se ai ka pastruar fitimet nga trafikimi i drogës, duke e quajtur rastin një sulm të motivuar politikisht nga kryeministri Edi Rama. Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë thotë se ai i përkiste një rrjeti që pastronte miliona euro, dollarë dhe peso midis viteve 2018 dhe 2023 përmes firmave të tregtimit të mishit, frutave dhe qymyrit dhe një kompanie ndërtimi që ndërtonte hotele dhe zyra në Tiranë”, thuhet në artikull.

Pak javë më parë, Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të kërkesës së autoriteteve shqiptare për dorëzimin e biznesmenit 53-vjeçar.

Sipas raportimeve, Gjykata e Apelit të Selanikut pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare, duke vlerësuar se ishin plotësuar kushtet ligjore për ekstradimin. Gjykata nuk shqyrtoi themelin e çështjes penale apo provat ndaj biznesmenit, por vetëm kriteret procedurale që lidhen me ekzekutimin e kërkesës së ekstradimit.

Gjatë seancës, Shtufi kundërshtoi ekstradimin dhe mohoi akuzat. Ai pretendoi se po përballet me një ndjekje me motive politike dhe se nuk do të kishte një proces të drejtë gjyqësor në Shqipëri.

“Jam sipërmarrës që nga viti 1994, menaxhoj mbi 20 kompani në Shqipëri, të fokusuara në sektorët e ndërtimit dhe energjisë”, deklaroi ai para gjykatës, duke shtuar se është ndër biznesmenët që paguan më shumë taksa në vend. “Më akuzojnë se i shërbej opozitës në Shqipëri”, u shpreh ai, ndërsa kërkoi që kërkesa për ekstradim të mos pranohej.

Shtufi u arrestua më 12 qershor 2026 në një hotel në Selanik nga autoritetet greke, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK në kuadër të një operacioni të gjerë kundër një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, grupi dyshohet se ka trafikuar kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës Perëndimore, ndërsa fitimet e aktivitetit kriminal janë investuar më pas në pasuri të paluajtshme, kompani ndërtimi dhe biznese të tjera në Shqipëri.

Shtufi njihet gjerësisht për miqësinë me Shkëlzen Berishën dhe familjen e ish-kryeministrit. Por, pavarësisht kësaj, ai dhe shumë të tjerë janë shpërblyer nga Edi Rama me leje ndërtimi. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate mbi tokë dhe 7 kate nën tokë, si dhe 185 metra e lartë.

Në 26 Qershor 2026, pra, gjatë kohës që ai qëndronte në arrati, Këshilli Teknik në Ministrinë e Turizimit, ka dhënë miratimin që një prej kompanive të tij të vijojë procedurat për lejen për ndërtimin e një kompleksi vilash në zonën e Himarë, në bregdetin e Jugut. Këshilli i drejtuar nga Endri Haxhiu ka miratuar raportin e vëzhgimit arkeologjik sipërfaqësor hartuar në kuadër të projektit “Resort turistik dhe rezidencial ‘Garden Hills’ me objekt hotelerie me 3 – 4 kate mbi tokë dhe 1-2 kat nëntokë dhe objekte me 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues subjektet “Unlimited Construction” sh.p.k. dhe “Constructal” sh.p.k”.

Pra, duket se me arrestimin e tij janë prishur pazaret dhe tani Shtufi është hedhur në sulm.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.