AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Ku i ke provat për apartamentet e Dumanit, se kështu flasin edhe për Argitën”/ Rakipi debat me Berishën

by SHT Media
26/11/2024
in Politikë
6
0
“Ku i ke provat për apartamentet e Dumanit, se kështu flasin edhe për Argitën”/ Rakipi debat me Berishën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është pyetur nga Ylli Rakipi për akuzat që ka bërë ndaj Altin Dumanit, se ka përfituar tre apartamente duke aluduar për burimin e tyre.

Berisha dëgjoi në emision përgjigjen që Dumani kishte dhënë për këto akuza gjatë një interviste dhe deklaroi se përgjigja e kreut të SPAK iu duk si “përgjigja e një brigadieri në një kooperativë bujqësore”. Berisha vijoi me akuzat ndaj Dumanit, duke debatuar me Rakipin, i cili i kujtoi se ka njerëz që flasin kështu edhe për apartamentet e vajzës së Berishës jashtë vendit.

Debati: 



Ylli Rakipi: Ju ndaj zotit Altin Dumani keni bërë reagime mjaft të ashpra dhe akuza për pasurinë e tij. Keni thënë ku i ka gjetur tre apartamente. Ja si është përgjigjur ai në një intervistë televizive.

(Shfaqet përgjigja e Dumanit).

Pra ai i thotë i kam deklaruar apartamentet . Pse ju thoni se janë të dyshimta, a keni ju prova se janë të dyshimta ose nga aktivitet i paligjshëm?

Sali Berisha: Cilido që ndjek përgjigjen e tij, ngjet me përgjigjen e brigadierit më të humbur në një kooperativë bujqësore që ka kryer një faj dhe i kërkoj unë llogari. Një nivel mizerabël. Tani prit, ju jeni gazetarë, analistë, nëse gjeni një shqiptar të vetëm, përveç Altin Dumanit, me tre apartamente me rrogë shteti dhe jo burime të tjera, atëherë ju jap të drejtë. Por, ju garantoj ju, se ajo nuk ndodh dot kurrë, sepse në këtë vend, me rrogë shteti, duhet të marrësh një kredi që ta paguash të paktën 25-30 vite, për të blerë një apartament. Që të pranoj gënjeshtrat e trasha të Dumanit, kurrën e kurrës. Së dyti, e dëgjuat cfarë tha. I kontrolluar tha nga Pamela Balluku, harroi të thoshte edhe Yuri Kim dhe Sanxhaktari, zonja Sanxhaktari. Ky është kontrolli që i është bërë atij. Ka një fakt tjetër, që shqiptarët, nga Konispoli gjer në Valbonë, të dalë të thotë se kam blerë tre apartamente me rrogë të shtetit, përveç Dumanit, që i ngelte në fyt fjala apartament, nuk ka. Prandaj edhe ky është vettingu i tij.

Ylli Rakipi: A keni prova?

Sali Berisha: Ai pranoi se ka tre apartamente. Gjeni me qiri një shqiptar, që unë rrogëtar i shtetit shqiptar nga viti 92′ deri sot arrita të ble tre apartamenta.

Ylli Rakipi: Pyetja ime është më e thjeshtë se kaq. A keni prova që vijnë nga korrupsioni apo aktivitet i paligjshëm?

Sali Berisha: Sigurisht që ka prova, prova absolute. Janë tre apartamente të deklaruara. Mos bëni mbrojtjen.

Ylli Rakipi: Nuk bëj mbrojtje, unë nuk e kam takuar kurrë këtë njeri në jetën time.

Sali Berisha: Të marrësh rrogën e tij, nuk bëjnë as koston e një apartamenti.

Ergys Mërtiri: Thotë e kam me kredi njërin.

Sali Berisha: Ai çfarë bën? Hap llafe poshtë e përpjetë se ma ka dhuruar Kisha. Po kur ia treguan problemin e dhuratave u tërhoq dhe tha nuk më ka dhuruar kush kurrë. Zotëri na thuaj pak si blihen me rrogë apartamentet?

Ergys Mërtiri: Thotë se e ka marrë me kredi zero.

Sali Berisha: Me auditet e Pamelës dhe Sanxhaktarit.

Ergys Mërtiri: Thotë se e ka marrë me zero përqind interes kredinë në kohën tuaj.

Sali Berisha: Lexoje pak sa është. Ndaj edhe të pranoj se mund t’u hedhë qytetarëve trutë e gomarit për të mbuluar pasuritë e fshehura të tij, të harrojë se mund ta bëjë. Do të përballet me ligjin.

Ergys Mërtiri: Nuk gjykojmë dot xhepin e tjetrit, por me tre apartamente nuk më duket gjë, sepse shkokët e vet janë bërë super të pasur, prokuroria ka qenë ndër më të korruptuarat.

***

Ylli Rakipi: Unë ju kërkova prova për apartamentet që thoni për Dumanin. Këtu përshembull, unë kam patur të ftuar vajzën tuaj, vijnë njerëz dhe bëjnë akuza për shtëpi jashtë shtetit. Unë pa prova nuk i pranoj. Unë për Dumanin të kërkova prova. A kemi prova që i ka marrë në mënyrë të paligjshme? Kur unë ju pyes si gazetar, doktor dua të jem 1000% me ty nëse më jep një provë për tre apartamentet e tij dhe ta themi se është i korruptuar.

Sali Berisha: More zotëri! Së pari, tre apartamentet kanë dalë në vitin 2016. Po njeri në botë të më bindë mua, se me rrogë 140 mijë lekë, mund të blesh tre apartamente në Shqipëri nuk ka, sepse nuk ndodh kurrë.

Ergys Mërtiri: Thotë se i ka me kredi.

Sali Berisha: Kam blerë vetë unë një apartament 60 metër katrorë më të madh se atë që kisha në diktaturë, dhe t’ju them ju të vërtetën, nëse nuk do të kisha marrë një sasi lekësh që më kishin mbajtur në Presidencë pasi ika, unë zotëri nuk e blija dot atë apartament pa marrë kredi. Pra mos të bëjmë kështu. Ju më thoni mua ku është gjurma, unë ju them ja ujku.

/a.r

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

“Torta” e BE, tre vende ngelen me ‘gisht në gojë’! Kos: Kosova, Serbia dhe Bosnja të vazhdojne reformat

27/11/2026

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK rikthen në dosje provat e SKY ECC, komunikime të reja kundër Dritan Rexhepit

27/11/2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030

27/11/2026

Tahiri rikthehet me një video: Grupi kriminal më kishte emëruar Kryeministër, e mora vesh nga përgjimet

27/11/2026

Piroli dhe Kristian Ymeri dyshohet se kanë kryer 5 vrasje me pagesë, në Lezhë planifikuan eleminimin e Erjon Tucit

27/11/2026

Prokuroria belge kërkon 10 vite burg për Alush Takën/ Kush është shqiptari që drejtonte “DHL-në e drogës”

27/11/2026

“Nuk kërkojmë dhurata, por…”! Mbyllet samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama zbardh katër çështjet kryesore të diskutimeve

27/11/2026

Vodhi në familjen mbretërore, Daily Mail: Shqiptari hyri me gomone dhe avion në Britani 3 herë në 4 vite

27/11/2026

Begaj takon Presidenten e Kosovës: Shqipëria mbështet integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës

27/11/2026

Shishe uji e vezë drejt Ramës, Gjykata rrëzon përjashtimet e Bardhit e Balliut nga Kuvendi

27/11/2026

Eisenkot arrin marrëveshje me Yair Golan: Ju premtuam se do ta zëvendësonim Netanyahun!

27/11/2026

Beqiri për protestën e 28 Nëntorit: Berisha nxit dhunën, por pasojat ligjore do t’i vuajnë vetë protestuesit

27/11/2026

Kontrolle në Lushnjë e Fier, sekuestrohen 6 armë zjarri, e 2 maska silikoni. Në pranga 4 persona

27/11/2026

Stuhi të fuqishme dhe përmbytje në SHBA, anulohen paradat e Ditës së Falënderimeve

27/11/2026

Nga Kruja në Vlorë, nga Vlora në hashtag

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Torta” e BE, tre vende ngelen me ‘gisht në gojë’! Kos: Kosova, Serbia dhe Bosnja të vazhdojne reformat
  • Zhdukja e Jan Prengës, SPAK rikthen në dosje provat e SKY ECC, komunikime të reja kundër Dritan Rexhepit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.