• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Opinion

Kthehet dënimi me vdekje, radhën e ka SPAK-u

01/11/2023
in Opinion
Një herë pasaporta e Zef Brozit, një herë e Sal Berishës

Nga Frrok Çupi

Dënimi, edhe pse kthehet, nuk vjen për të njëjtën figurë krimi. Po ndodh që ata që luftojnë e gjykojnë krimin kundër njeriut, ata të vihen në bankën e të akuzuarit.

Tani po vihet para shtyllës një krijesë shpëtimtare për të Drejtën, SPAK. I bëjnë gjyqin nëpër studio televizive, nëpër tallava popullore, nëpër familje kriminale dhe del që SPAK ‘e meriton’. Vajza e kryeministrit dhe presidentit që shkaktoi korrupsion e gjakderdhje, e shpalli mbrëmë SPAK-un ‘një rrëshqitje’ dhe një ‘kamxhik të qeverisë’, ose një krijesë monstër që duhet dëbuar nga zyrat e veta dhe nga territori i vendit (!).

E bija e atij e solli SPAK-un rreth e rrotull në hellin e saj deri në pikën e ‘shtyllës’ në mes të Fierit.

Dënimi i fundit ‘me vdekje’ ka ndodhur në Shqipëri në 25 qershor 1992, sapo kishte hyrë demokracia. Sali Berisha, president i Republikës, firmosi vdekjen me varje në litar’ për dy vëllezër, Josif e Dritëbardh Çuko. Dy ditë, në 25 dhe 26 qershor, sipas firmës së fundit të presidentit, viktimat u lanë të varur në mes të qytetit ku u ftuan truma njerëzish nga rrethe të tjerë.

Dy vëllezërit kishin kryer masakër në një familje në Libofshë…

Kjo ishte e fundit. E fundit edhe për vendet e Europës Jug- Lindore të dalë nga diktatura komuniste. Askush tjetër, a president a gjykatës, nuk ka dashur e nuk ka mundur të firmosë ‘dënim me vdekje’ qysh nga dita kur u thye regjimi i diktaturës.

Sali Berisha sot ndodhet në bankën e të akuzuarit për krimet monstruoze që i ka shkaktuar vendit dhe individit; ai po përpilon një dënim me vdekje’, si në Fier. Veçse në sensin e kundërt. Ky që është i pandehur dhe pritet të burgoset, ky tenton të dënojë me vdekje ‘dy vëllezërit’: SPAK dhe GJKKO.

Qysh prej ditës së parë kur Shtetet e Bashkuara dhe qeveria e vendit përpiluan një epokë të re Drejtësie, qysh atëherë njeriu ‘me mizë nën kësulë’ për krime të rënda në vend, nisi të ngrejë ushtrinë e tij kundër Reformës në Drejtësi. Ndërsa ditën kur i erdhi radha që të vihet nën hetim dhe njëherësh të detyrohet të shikojë të bijën ‘të ve’ me burrin në burg, qysh atë ditë ka nisur të ngrejë trekëmbëshin dhe stolin e xhelatit. SPAK, sipas planit të Berishës, duhet varur në mes të mexhlisit; ndryshe nuk shpëtojnë vetë Berisha me gjithë të bijtë dhe kriminelët e tjerë. Berisha është angazhuar me gjithë familjen të shpallur ‘të korruptuar’ botërisht, që në shqip quhet edhe ‘familje kriminale’. Ka mbledhur rrethe rrotull ish qeveritarët me të cilët krijoji ‘organizatën kriminale’, të dënueshme sipas Kodit Penal, neni 25, parashtruar në dosjen e tij.

Sali Berisha është betuar ‘para shtyllës’ se nuk do ta njohë SPAK-un as Gjykatën Speciale, madje do t’i luftojë për vdekje.

Unë tani po i përfytyroj fajtorët e mëdhenj si ‘hetues’ dhe ‘gjykatës’ tek bëjnë pretenca dhe varin në litar Drejtësinë. Ndërsa Berisha me të tijtë që firmosin aktin e fundit.

Gjyqi hapet për pak ditë, o njëra palë o tjetra shkojnë ‘te vendi’. Pritet vetëm kthimi nga Uashingtoni i prokurorëve dhe hetuesve të SPAK.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!