AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, ish-truproja: Nano iku në një vilë në Strugë dhe u kthye në Shqipëri…

by SHT Media
22/10/2025
in Kronikë
6
0
Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, ish-truproja: Nano iku në një vilë në Strugë dhe u kthye në Shqipëri…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tori Agolli, ish-truproja i kryeministrit Fatos Nano, ishte i ftuar ditën e sotme në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv. 

Ai foli edhe për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998, ku u sulmuan disa prej institucioneve të shtetit si Kryeministria, RTSH, Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Kulturës apo Kuvendi. 

Ish-truproja tregoi se përse Fatos Nano, kryeministër në atë kohë, u largua nga vendi, drejt Strugës. 

“Për hir të së vërtetës ka qenë 14–15 shtatori i vitit 1998. Për ca arsye që nuk dua t’i them, në ato kohë më bënë një puç, më larguan nga grupi i Nanos. Shokët e mi ishin… Fatos Nano ka ikur, ka ikur në një vilë në Strugë. Iku se në të gjitha vendet e botës ka vendstrehime për qeveritarë të nivelit të lartë, këtu nuk kishte, se ishin shkatërruar. Ka ikur më datë 14, ka ardhur më 15 në orën 2”,- tha Agolli. 

Teksa përsëriste lutjet e përzemërta për shërimin e Nanos, i cili prej  2 javësh ndodhet i shtruar në reaminacion në gjendje të rëndë shëndetësore, Agolli tha se për kujdesin e tij, në vend ka ardhur dhe një ekip mjekësh nga Italia. 

“Ju bëj thirrje edhe juve si studio, edhe gjithë studiove të tjera dhe atyre që shkruajnë: njeriu është njeri, edhe ai që është kryeministër, edhe ai që nuk di të shkruajë. Të shkruash që ndërron jetë pa ndërrar jetë është skandal. Fatos Nano pësoi një atak kardiak respirator, u shtrua në një spital privat, nën kujdesin e mjekëve dhe një grupi tjetër mjekësh italianë. Nga burimet e mia shëndeti shanset janë se do të zgjohet”,- tha Agolli. 

Ai kujtoi me admirim marrëdhëniet e shkëlqyera të ish-kryeministrit me ndërkombëtarët. 

“Me Berlusconin dhe Tayyip Erdoğanin kanë qenë miq të ngushtë. Berlusconi dhe Fatos Nano kanë qenë jo vetëm në finalen e Milanit me Liverpoolin, por edhe te dasma e djalit të Erdoğanit. Angela Merkel fliste me superlativa për Fatos Nanon”,- tha ndër të tjera ish-truproja. 

Po ashtu, ai solli në vëmendje faktin që Nano ishte një poliglot i jashtëzakonshëm, pasi zotëronte shumë mirë 6 gjuhë të huaja. 

“Ishte në kongresin e socialdemokratëve malazezë dhe gjatë fjalimit që po mbante Nano, përkthyesi që ishte malazez nuk dinte të përkthente çfarë po thoshte Nano, dhe ai i tha: “Mos u shqetëso” dhe filloi ta përkthente vetë”,- tha ish-truproja. 

 

 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

03/11/2026

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

03/11/2026

Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

03/11/2026

Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

03/11/2026

Pas transferimit të papritur në Fier, Veliaj sot përballë GJKKO-së. Refuzon avokatët e caktuar nga Gjykata

03/11/2026

SHBA-ja ndërmjetëson bisedimet e reja Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi javën e ardhshme, mes sulmeve vdekjeprurëse në Kherson

03/11/2026

VIDEO / Rama këmbëngul për dialog, fton sërish studentët në “Sofrën e Gurtë” para Kryeministrisë

03/11/2026

“Trump mund të godasë Iranin me armë bërthamore brenda pak ditësh” / Paralajmërimi tronditës: Netanyahu po ushtron presion, vendimi deri më 7 nëntor

03/11/2026

Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA kapin shifrën rekord prej 12 mld $

03/11/2026

Si ëndrra për Harvardin e një vajze pakistaneze përfundoi në tragjedi

03/11/2026

Koreja e Veriut hedh poshtë akuzat e SHBA-së për vjedhjen e kriptomonedhave nga Binance, paralajmëron për përgjigje

03/11/2026

Lufta detare Rusisë-Ukrainë zgjerohet në Detin e Zi, NATO forcon krahun lindor pas sulmeve ndaj anijeve tregtare

03/11/2026

Qeveria britanike vendos rregulla më të ashpra për emigrantët që kërkojnë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar

03/11/2026

Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, në lojë kontrolli i Kongresit

03/11/2026

Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump
  • Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.