AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, cilat do të jenë kompetencat e Talat Xhaferrit

by SHT Media
27/01/2024
in Politikë
6
0
Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, cilat do të jenë kompetencat e Talat Xhaferrit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, që pritet të votohet më së voni deri më 28 janar, nuk do të ketë kompetenca të plota, por teknike apo kompetenca të cunguara.

Kështu thotë për Radion Evropa Lirë, Naser Ziberi, kandidat për kryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.

Qeveria që drejtohej nga Dimitar Kovaçevski, më 25 janar e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, ndërsa këtë e bëri edhe Talat Xhaferi, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, për t’u hapur rrugën procedurave për kalimin e tij në krye të Qeverisë teknike.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të premten, konstatoi dorëheqjen e Qeverisë ndërsa Jovan Mitreski nga LSDM-ja është zgjedhur për kryetar të ri të Kuvendit.

Si u premtua kryeministri i parë shqiptar?
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti garoi me sloganin “Për kryeministrin e parë shqiptar”, ndërsa kandidat të saj kishte juristin dhe ish-politikanin Naser Ziberi.

Meqë zgjedhjet ishin fituar nga Lidhja Social Demokrate, kryeministër ishte zgjedhur Zoran Zaev, që atëkohë drejtonte LSDM-në.

Por, për të përmbushur premtimin e BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti në marrëveshjen për bashkëqeverisje ishin pajtuar që në 100 ditët e fundit të punës së Qeverisë, kryeministër të caktohet një kandidat i propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Bëhet fjalë për Qeverinë teknike, e cila parashihet me Ligjin për zgjedhjet dhe si detyrë kryesore ka organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ndërsa pjesë e saj do të jetë edhe opozita maqedonase me dy ministra dhe tri poste të zëvendësministrave.

Ziberi: Kryeministri shqiptar, vetëm për çështjet teknike
Por, Naser Ziberi, që tani është në postin e Avokatit të Popullit, thotë se më mirë do të kishte qenë që BDI-ja të pajtohej me një propozim të VMRO DPMNE-së për anulimin e Qeverisë teknike, në 100 ditët e fundit të punës së ekzekutivit, pasi në këtë mënyrë, sipas tij, do të hapej rruga për marrjen e një kryeministri politik, apo me kompetenca të plota.

“Unë, personalisht, kam menduar se meqë nuk u arrit që mandati i kryeministrit shqiptar të jetë së paku një apo edhe dy vjet, atëherë të pranohej propozimi i VMRO DPMNE-së, që të hiqet Qeveria teknike si obligim ligjor që në tre muajt e fundit të mandatit kryeministri i deritashëm të japë dorëheqje dhe qeveria në vazhdim të jetë teknike me përfshirjen edhe të përfaqësuesve të opozitës në të. Pse e them këtë? Sepse kam menduar se po të hiqej kjo dhe të respektohej marrëveshja, atëherë kryeministri i ardhshëm shqiptar do të ishte me kapacitet të plotë, e jo teknik”, thotë Ziberi.
Sipas tij, është mirë që kryeministër shqiptar do të ketë për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, por kapaciteti i tij do të jetë i kufizuar.

“Fakti se ai do të jetë konform asaj që parasheh Ligji për qeverinë, atë e bën të hendikepuar, respektivisht me kapacitet të cunguar, që do të thotë se ajo qeveri nuk është politike por teknike. Pra, kapaciteti i saj është i reduktuar dhe kjo lë për të dëshiruar. Nuk është kryeministër me kapacitet të plotë”, thotë Naser Ziberi, ish-kandidat për kryeministër nga radhët e BDI-së në zgjedhjet e vitit 2020.

Por, pavarësisht kësaj, BDI-ja në të gjitha paraqitjet në opinion, caktimin e Talat Xhaferit për kandidat për kryeministër të Qeverisë teknike, e ka vlerësuar si një nga “arritjet më të mëdha”, pas kryetarit shqiptar të Kuvendit, që ishte Talat Xhaferi, por edhe ministrave shqiptarë të Punëve të Brendshme, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme.

Opozita maqedonase që kryesohet nga VMRO DPMNE-ja, ka thënë se nuk do të votojë për zgjedhjen e Talat Xhaferit, pasi e akuzon për “shkelje të shumta ligjore” gjatë punës si kryetar i Kuvendit.

/a.d

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.