AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Kryebashkiaku i Kievit i befason të gjithë: Zelensky drejt largimit

by SHT Media
04/12/2023
in Kryesore
6
0
Kryebashkiaku i Kievit i befason të gjithë: Zelensky drejt largimit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka lëshuar një deklaratë të papritur. Ai ka thënë se Volodymyr Zelensky do të largohet nga posti si president i Ukrainës.

Ish-kampion i botës në boks në peshat e rënda, e bëri deklaratën e tij befasuese në një intervistë për gazetën zvicerane “20 Minuta”. Ai tha se kundërofensiva e Ukrainës ka ngecur dhe Zelensky po “paguan për gabimet e tij”.
52-vjeçari, i cili e drejton Kievin që nga viti 2014, u shpreh se nuk ishte aspak i befasuar që popullariteti i Zelensky ka rënë, ndërsa sulmoi kundërshtarin e tij të politikës së Ukrainës, duke thënë se injoroi paralajmërimet për pushtimin rus në 24 shkurt të vitit 2022.

“Njerëzit shohin se kush është efektiv dhe kush jo. Ka pasur dhe ka ende shumë pritshmëri. Zelensky po paguan për gabimet që ka bërë. Njerëzit ngrenë pyetjen se pse nuk ishim më të përgatitur për këtë luftë? Pse Zelensky e mohoi deri në momentin e fundit se do të vinim në këtë ditë?

Presidenti ka një funksion të rëndësishëm sot dhe ne duhet ta mbështesim atë deri në fund të luftës. Por në fund të kësaj lufte, çdo politikan do të paguajë për sukseset apo dështimet e tij”, tha ai, por hoqi dorë nga mundësia për të kandiduar për President të Ukrainës. “Do të ishte marrëzi të mendosh për këtë sot. Sot pyetja e vetme është nëse Ukraina vazhdon të ekzistojë ende”, tha kryebashkiaku i Kievit për median zvicerane.

Pavarësisht deklaratave të Vitali Klitschko, popullariteti i Zelensky-t, sipas mediave dhe somdazheve në Ukrainë, edhe pse ka rënë disi muajt e fundit është shumë herë më i lartë se sa në vitin 2022, përpara se Rusia të niste ofensivën e saj.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026

“Drejtuesit rrëshqasin nga binarët”, Rama: Vlora Hyseni në borxh me shqiptarët

27/09/2026

“Arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, Rama: Masë ekstreme! Akuzat të provohen në mënyrë të paanshme

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime
  • Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.