AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Krimi që tronditi Roskovecin, flet për herë të parë ish-partnerja e Refit Buzit; misteri i 830 mijë paundëve

by Alb Times
26/07/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Krimi që tronditi Roskovecin, flet për herë të parë ish-partnerja e Refit Buzit; misteri i 830 mijë paundëve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjarja tragjike që tronditi Roskovecin dy ditë më parë vijon të mbetet në qendër të hetimeve, ndërsa grupi hetimor pritet të marrë sërish në pyetje 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi, pasi ky i fundit vrau babanë e saj dhe plagosi rëndë nënën, e cila ndërroi jetë disa orë më vonë.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dëshmia e parë e të resë nuk ka ndihmuar në sqarimin e motiveve që dyshohet se çuan 35-vjeçarin të kryente krimin e rëndë dhe më pas të vetëvritej, pas rreth 10 orësh negociata me Policinë dhe forcat RENEA për t’u dorëzuar.

Sipas të njëjtave burime, Rozalinda Plaka, menjëherë pasi u la e lirë nga autori, ka përshkruar vetëm ngjarjet që ndodhën në banesë në mëngjesin e 24 korrikut.

Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo ka deklaruar se ishte në gjumë kur dëgjoi zhurma në shtëpi. Kur u zgjua, pa Refit Buzin në dhomën e saj, të armatosur me një armë gjahu.

“Më kërcënoi të shkoja në makinë me të dhe ta ndiqja nga pas”, ka deklaruar ajo para hetuesve.

24-vjeçarja ka treguar gjithashtu se në ato momente nuk e kuptoi menjëherë se çfarë kishte ndodhur në banesë.

“Pashë vetëm babanë të shtrirë në kuzhinë, ndërsa nënën nuk arrita ta shihja”, mësohet të ketë dëshmuar ajo.

Sa i përket motiveve të ngjarjes, përfundimit të marrëdhënies së saj me Refit Buzin, si edhe pretendimeve të këtij të fundit se i kishte dërguar nga Anglia 830 mijë paund për t’ia ruajtur dhe që nuk i ishin kthyer, 24-vjeçarja nuk ka dhënë shpjegime. Për këtë arsye, grupi hetimor pritet ta marrë sërish në pyetje në vijim të hetimeve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 24 korrikut në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Si pasojë e sulmit humbi jetën Kosta Plaka, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaka, mbeti e plagosur rëndë dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Pas ngjarjes, autori i dyshuar, 35-vjeçari Refit Buzi, u vetëvra brenda automjetit të tij, duke refuzuar të dorëzohej pavarësisht negociatave me Policinë dhe forcat RENEA, të cilat zgjatën rreth 10 orë.

Si ndodhi krimi?

Krimi i rëndë që tronditi Roskovecin paraditen e 24 korrikut vijon të hetohet, ndërsa grupi hetimor po verifikon të gjitha pistat që mund të kenë çuar në ngjarjen tragjike.

Sipas të dhënave të deritanishme, 35-vjeçari Refit Buzi qëlloi me armë zjarri ndaj ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, i cili humbi jetën në vend. Gjatë sulmit mbeti e plagosur rëndë edhe ish-vjehrra e tij, Belere Plaka, e cila ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

Pas krimit, Buzi mori peng ish-partneren e tij dhe u izolua për disa orë, ndërsa zona u rrethua nga forcat e Policisë dhe RENEA-s. Në përfundim të operacionit, ai refuzoi të dorëzohej dhe u vetëvra brenda automjetit të tij.

Një nga pistat që po shqyrtohet nga hetuesit lidhet me refuzimin e 24-vjeçares për t’u rikthyer në marrëdhënie me ish-partnerin. Dy të rinjtë kishin bashkëjetuar në Tiranë, ku e reja ishte studente në degën e Infermierisë.

Sipas familjarëve të saj, mes tyre kishte një diferencë të konsiderueshme moshe. Ata ishin fejuar dhe kishin jetuar së bashku për një periudhë, por më pas 24-vjeçarja vendosi t’i jepte fund lidhjes për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.

Të afërmit e saj pretendojnë se pas ndarjes, Refit Buzi e kërcënonte vazhdimisht me armë, duke e detyruar të ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshatin e lindjes. Sipas tyre, 35-vjeçari ishte arrestuar disa herë dhe, së fundmi, ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, prindërit e autorit paraqesin një version tjetër të konfliktit. Ata pretendojnë se mosmarrëveshja me familjen e ish-bashkëjetueses kishte në qendër një çështje financiare.

Sipas tyre, 35-vjeçari kishte dërguar para nga Anglia gjatë kohës që jetonte me të renë dhe, pas ndarjes, kishte kërkuar kthimin e shumës, por kjo kërkesë nuk ishte pranuar. Babai i autorit thotë se pikërisht në atë moment marrëdhëniet mes dy familjeve nisën të përkeqësoheshin.

“Ka pasur konflikte me familjen e vajzës, por saktë nuk i dimë gjërat. Që kur ka ardhur, që u kthye sepse ishte jashtë, kishte dërguar disa lekë. I kishte dërguar në emër të saj. Kur kthehet që andej i kërkon ato lekë, që atje u shkatërruan, por nuk i di muhabetet e sakta. Që ato ditë u prish muhabeti. Ajo sa herë që vinte këtu na thoshte që të mos u tregonim prindërve të saj. Vinte fshehtas. Vinte pa lejen e prindërve, takohej me Nertilin. Edhe para se të hapej ky muhabet”, ka deklaruar babai i 35-vjeçarit.

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.