AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

by SHT Media
26/02/2026
in Botë
6
0
Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti dhe CEO i Forumit Ekonomik Botëror të Davosit (WEF). Borge Brende, ka dhënë dorëheqjen të enjten, pas daljes në dritë të detajeve të reja mbi kontaktet e tij me financierin amerikan Jeffrey Epstein.

Brende, që drejtonte Forumin që nga viti 2017, njoftoi largimin disa javë pasi organizata me seli në Gjenevë ndërmori një hetim administrative mbi marrëdhënien e tij me Epstein. Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, Brende kishte zhvilluar tre darka pune me Epsteinin dhe kishte komunikuar me të nëpërmjet emailit dhe mesazheve.

“Pas një reflektimi të kujdesshëm, kam vendosur të largohem nga posti i Presidentit dhe CEO të Forumit Ekonomik Botëror. Koha ime këtu, për më shumë se 8 vite e gjysmë, ka qenë thellësisht shpërblyese”, u shpreh ish ministri i jashtëm i Norvegjisë në deklaratën e publikuar nga forumi.

Në deklaratën zyrtare të WEF nuk përmendet emri i Epstein, por vetë Brende u tha mediave norvegjeze se i vjen keq për mënyrën si i ka trajtuar kontaktet me të dhe se nuk dëshironte që çështja të kthehej në pengesë për punën e forumit, i cili organizon samitin vjetor në Davos.

Ai ka deklaruar më herët se nuk ishte në dijeni të së kaluarës penale të Epstein kur u takua për herë të parë me të në vitin 2018 dhe se ndihej i penduar që nuk kishte bërë verifikime më të thelluara.

Një hetim i pavarur i porositur nga drejtuesit e forumit, Andre Hoffmann dhe Larry Fink, doli në përfundimin se nuk kishte shqetësime të tjera përtej atyre që tashmë janë bërë publike.

Megjithatë, mesazhet e publikuara nga dosjet e Epstein tregojnë një ton miqësor mes dy burrave në vitet 2018-2019. Në një prej tyre, Brende e cilësonte Epsteinin si “mikpritës brilant” ndërkohë që pas një darke ku ishte i pranishëm edhe ish-këshilltari i presidentit amerikan, Steve Bannon, ai i shkruante “më mungon, zotëri.”

Epstein u dënua në vitin 2008 për nxitje prostitucioni me të mitur dhe vdiq në vitin 2019 në burg, ndërsa priste gjyqin për akuza për trafikim seksual. Publikimi i mbi 3 milionë faqeve dokumente nga autoritetet amerikane ka rikthyer vëmendjen mbi lidhjet e tij me figura të njohura të biznesit dhe politikës, përfshirë presidentin Donald Trump, ish-presidentin Bill Clinton dhe drejtues të tjerë të lartë globalë.

Largimi i Brende vjen një vit pasi themeluesi i forumit, Klaus Schëab, u tërhoq gjithashtu nga drejtimi pas presioneve të brendshme dhe akuzave të ngritura nga një sinjalizues.

Deri në emërimin e një drejtuesi të ri të përhershëm, detyrën do ta mbajë përkohësisht drejtori menaxhues i WEF, Alois Zwinggi, ndërsa bordi i besuarve do të mbikëqyrë tranzicionin.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.