AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Korrupsion dhe pastrim parash – Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

by Alb Times
22/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Korrupsion dhe pastrim parash – Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja hetimore e SPAK për tenderin 700 mijë euro të KESH, zbulon qartë një nga mekanizmat më të përdorur në vjedhjen e parasë publike në Shqipëri; atë të manipulimit të fondit limit.

Ligji shqiptar detyron institucionet kontraktore që përpara se të caktojnë fondin limit për një tender të bëjnë vlerësimin e tregut duke marrë paraoferta nga disa kompani, për të nxjerrë kështu një mesatare se sa kushton produkti apo shërbimi që kërkohet të prokurohet.

Por shpesh, i gjithë ky proçes është fiktiv, pasi paraofertat që përcaktojnë fondin limit kontrollohen nga një dorë, siç ka dëshmuar SPAK në tenderin për të cilin ka marrë të pandehur ish drejtorin e KESH, Benet Beci.

Farsa

Një ditë pasi Adela Ruko dhe Ervis Berberi ia kishte dërguar kriteret e veçanta të tenderit Dritan Dakolir, ky i fundit ka nisur punën për venien në dispozicion të emailave të kompanive, të cilave KESH duhet t’u çonte ftesën për të bërë paraofertën me qëllim caktimin e fondit limit.

Me 13 dhjetor, Dritan Dakoli i ka përcjellë shtetasit Evis Berberi mesazhin “Info@tmc-al.com Info@euronet.al Info@qplan-ine.com”, pra tre adresat e kompanive të cilave KESH duhet t’u drejtohej për të kërkuar paraofertën.

Kompania Euronet zotërohej nga vetë Dritan Dakoli.

Ndërkohë dy kompanitë e tjera, TMC dhe Qplan zotërohen nga Arben Memo, ky u fundit është edhe profesor në Universitetin e Tiranës.

Menjëherë pasi ka marrë adresat e emaileve nga Dakoli, Evis Berberi ja ka përcjellë ato bashkëshortes së tij, Adela Ruko, e cila mbante postin e Përgjegjëses së Sektorit të Prokurimit në KESH.

Kjo e fundit, fillimisht ka hasur vështirësi për të gjetur NIPT-in e saktë të kompanisë Euronet, pasi i dilnin disa kompani më këtë emër. Ndaj ka pyetur bashkëshortin e saj për ta saktësuar.

Në orën 13:38, Ruko i shkruan Evis Berberit, mesazhin me tekst “Me jep pak niptin e atij të dytit se janë disa në QKB”.

Evis Berberi i ka shkruar Dritan Dakolit mesazhin “Euronet sa e ka nipt se dalin disa në QKR”.

Me pas Dakoli ia ka dërguar Berberit NIPTIN e Euronetit të tij dhe ky i fundit ia ka dërguar Rukos.

Pas saktësimit të NIPTI-t, Ruko iu ka dërguar menjëherë ftesën zyrtare për paraofertë tre kompanive, që kishte nisur Dakoli. Ky i fundit, pasi merr ftesat i shkruan Berberit për të saktësuar nëse fondi limit do të dilte si vlera mesatare e ofertave që do bënin tre kompanitë.

Sa e do fondin limit

Në orën 14:02 Dritan Dakoli i shkruan sërisht Evis Berberit: “Erdhën ofertat. Na duhet të dali mesatarja e pjestimit me 3?”

Më pas Evis Berberi i pergjigjet “Një min”.

Në orën 15:25 Dritan Dakoli shkruan përsëri mesazhin “Kemi kohë për të hënë apo jo, apo duhet sot?” dhe shtetasi Evis Berberi i është përgjigjur “Të hënën”, shtetasi Dritan Dakoli i pergjigjet “OK”.

Në orën 15:25 Evis Berberi i ka shkruar bashkëshortes se tij, Adela Ruko, “Sa e do mesataren e fondit”.

Në orën 15:26 Dritan Dakoli i ka shkruar mesazhin Evis Berberi “Me jep shifrën kur ta marrësh të lutem” dhe shtetasi Evis Berberi i është përgjigjur “Patjetër”.

Në oren 19:46 Evis Berberi i ka shkruar mesazhin shtetasit Dritan Dakoli “69.5 ml lek te rinj pa tvsh“, ndërsa shtetasi Dritan Dakoli i është përgiigjur “OK”.

Pasi mori shifrën se sa duhet të ishte fondi limit, Dakoli ka përpiluar tre ofertat fiktive që mesatarja e tyre të korrenspondonte në shifrën 69.5 milionë lekë pa tvsh, aq sa i tha Berberi.

Po me të njëjtën datë pra me 13, Drejtori i Prokurimeve te KESH sha, Valentina Kazanxhi, ka urdhëruar ngritjen e grupit te përllogaritjes së vleres se kontratës, për procedurën e prokurimit me objekt: “Zhvillimi Strategjik e Sektorit Energjitik (Projekt Kerkimor)“.

Në rrethanat e hetuara nga SPAK rezulton se nga ana e grupit të punës te Autoritetit Kontraktor, KESH sh.a, ju është dërguar ftesë për ofertë operatorëve ekonomike të propozuar nga shtetasi Dritan Dakoli, për komunikimet me ta ka përcjellë adresat e email-it të këtyre shoqërive, nëpërmjet shtetasit Evis Berberi për tek bashkëshortja e këtij te fundit, Adela Ruko, e cila ishte me detyrë Pergjegjëse e Sektorit t? Prokurimeve në KESH sh.a.

Njëkohesisht më vonë Ruko rezulton të jet? edhe anëtare e KVO-së gjatë procesit të vlerësimit të operatorëve ekonomik pjesëmarrës në këte procedure.

Pasi e stisën tenderin, që u fitua nga kompania Consulting & Management Albania Shpk e Ervis Myftarit, më 24 janar 2020,, Adela Ruko i ka dërguar mesazh Ervis Berberit:

“Thuaju pak të sjellin dokumentet dhe sigurimin e kontratës sot, ata të Harvardit.”

Berberi i është përgjigjur:

“OK, do vijnë.”

Në orën 08:50, këtë mesazh Ervis Berberi ia ka përcjellë Dritan Dakolit, i cili i është përgjigjur:

“Hahaha, ne çunat e Harvardit. OK, patjetër. Vëllai, më jep një numër kontakti.”/Kapital

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.