• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Opinion
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

03/03/2026
in Botë
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike
Shpërndaje me miqtë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar një njoftim të përditësuar mbi situatën në Lindjen e Mesme, duke theksuar se përshkallëzimi ushtarak në rajon e ka bërë gjendjen e sigurisë të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme.

Në deklaratë, Ministria këshillon fuqimisht shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë.

Ndërkohë, për ata që ndodhen aktualisht në Lindjen e Mesme, rekomandohet të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë me përparësi mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të funksionojnë.

Shtetasit shqiptarë këshillohen gjithashtu të ndjekin zhvillimet përmes burimeve mediatike të besueshme dhe kanaleve zyrtare të informacionit, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale, si dhe të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit gjithmonë të gatshme.

Në rast nevoje, ata duhet të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë në rajon dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të tyre.

Ministria paralajmëron se, në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, mbyllja e hapësirës ajrore në një perimetër më të gjerë mbetet një mundësi reale, dhe fluturimet mund të anulohen pa paralajmërim.

Për çdo çështje që lidhet me fluturimet, qytetarët këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt kompanitë ajrore përkatëse.

Autoritetet shqiptare janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe kanë garantuar se do të informojnë në kohë reale për çdo zhvillim të ri, duke vënë në prioritet sigurinë e shtetasve shqiptarë në rajon.

Stay Connected

  • 11.8k Followers

Popular Post

  • IDF: Kemi marrë urdhër për të vrarë të gjithë Hezbollahun në Libanin jugor

    IDF: Kemi marrë urdhër për të vrarë të gjithë Hezbollahun në Libanin jugor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Reuters: Hakera rusë hynë në mbi 170 email-e të zyrtarëve në Ukrainë dhe vendet e Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Çfarë i bëra kësaj vajze?”/ Mateo Borri zbulon momentin më të vështirë në Big Brother

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zjarri tek “Arlis”, inxhinieri flet për sabotazh: Vetëm kaliumi mund ta djegë fasadën! Ka shenja se….

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Berisha ka nevojë për psikiatër”, deklarata e fortë e Salianjit: E shpallën non-grata për shkak të lidhjeve me krimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!