• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Konferencë Akademike Ndërkombëtare për 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë

12/11/2024
in Politikë
Konferencë Akademike Ndërkombëtare për 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë

75-vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Kinës ishte në fokus të Konferencës Akademike Ndërkombëtare, që u zhvillua të hënën në Tiranë, organizuar nga Ambasada e Kinës në Shqipëri dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademiku Skënder Gjinushi, në fjalën e hapjes vlerësoi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kinës si një bilanc që nuk mund të harrohet. Ai u ndal në shkëmbimet akademike dypalëshe, duke theksuar se kjo konferencë duhet të shërbejë për reflektime historike dhe gjetjen e rrugëve të reja për një bashkëpunim të suksesshëm.

“Kjo konferencë do të shërbejë si për reflektime historike mbi marrëdhëniet midis dy vendeve tona, ashtu dhe për përcaktimin dhe nxitjen e rrugëve më të përshtatshme dhe më të suksesshme për bashkëpunim të mëtejshëm të brezave të rinj të studiuesve shqiptarë dhe kinezë”,- tha ai.



Konferencën e përshëndeti ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, e cila pasi vuri në dukje rëndësinë e miqësisë dypalëshe theksoi se në epokën e re marrëdhëniet midis dy vendeve kanë mbajtur një vrull të ri zhvillimi. Ajo vlerësoi konferencën akademike, ku profesorë nga të dy vendet ndanë studimet e tyre mbi historinë dhe të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe.

“Bota sot po përballet me një ndryshim të madh që nuk është parë në një shekull. Kina dhe Shqipëria janë në një fazë kritike të zhvillimit të tyre përkatës dhe marrëdhëniet midis dy vendeve po përballen me një nyje të rëndësishme të së shkuarës dhe të ardhmes. Duke parë përpara, ne presim të punojmë me palën shqiptare për të focuar besimin e ndërsjellë politik, për të zgjeruar bashkëpunimin praktik dhe për të promovuar shkëmbimet njerëzore dhe kulturore, në mënyrë që miqësia tradicionale kino-shqiptare të riaktivizohet në epokën e re”,- tha ambasadorja kineze.

Zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, vlerësoi ndihmën kineze për Shqipërinë në vitet 60-70-të të shekullit të kaluar dhe u ndal te zhvillimi që kanë shënuar në epokën e re të dy vendet.

“Ky përvjetor nuk është vetëm një moment kujtese për atë që kemi arritur së bashku, por është dhe një nxitje për të krijuar ura të reja për brezat që vijnë- tha Fino.

Në veprimtari morën pjesë studiues nga Akademia e Shkencave Sociale të Shangait dhe Universiteti i Studimeve të Huaja i Pekinit. Drejtori i Institutit për Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Akademisë së Shkencave Sociale të Shangait (SASS), prof. dr. Wang Jian, i vlerësoi shkëmbimet akademike si mundësi të mëdha për bashkëpunimin e mëtejshëm me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, si dhe nevojën e shtimit të shkëmbimeve me institute kërkimore dhe universitete shqiptare

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!