AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Kombëtarja nis grumbullimin/ Në pritje të kualifikimit, gola dhe asiste, javë fantastike për kuqezinjtë

by SHT Media
16/11/2023
in Kryesore
6
0
Kombëtarja nis grumbullimin/ Në pritje të kualifikimit, gola dhe asiste, javë fantastike për kuqezinjtë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare nisi sot grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare për dy sfidat e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë (17 nëntor) dhe Ishujve Faroe (20 nëntor). Kuqezinjtë do të mjaftohen me një fitore për kualifikimin në Euro 2024.

Sakaq, legjionarët shqiptarë që aktivizohen në Europë kanë zhvilluar një fundjavë fantastike.

Ndeshje fenomenale për Etrit Berishën, i cili ishte lojtari më i mirë në sfidën Napoli-Empoli (0-1). Portieri i Kombëtares kuqezi e mbajti portën e paprekur kundër kampionëve në fuqi, duke shpëtuar skuadrën e tij në shumë raste.

Në fund u vlerësua me notën 9.1 nga sajti i specializuar për statistika ‘Sofascore’. Solid u shfaq edhe Ardian Ismajli në mbrojtjen e toskanëve.

Sulmuesi Mirlind Daku u rikthye te goli në Rusi me Rubin Kazan, duke realizuar ndaj Sochit. Djaloshi nga Gjilani vulosi fitoren 2-0 të skuadrës së tij, falë një goditjeje spektakolare pranë zonës.

Sakaq, në Belgjikë, Arbnor Muja gjeti rrugën e rrjetës në fitoren e thellë të Antwerp 6-0 ndaj Standard Liege. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e katërt të takimit, teksa dhuroi asistin e golit të tretë.

Në Rumani, Arlind Ajeti shënoi gol në barazimin e Cluj 3-3 ndaj Poli Iasi. Qendërmbrojtësi kuqezi realizoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Sinjale pozitive edhe nga Suedia, aty ku Arbnor Muçolli dhuroi asistin e golit të fitores për skuadrën e Goteborgut në minutat shtesë (90+5′). Pavarësisht se sulmuesi kuqezi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në të 89′, vetëm pak minuta më vonë asistoi saktë për shokun e skuadrës duke marrë fitoren e madhe që solli qëndrimin në Allsvenskan.

Në Itali, kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti i dhuroi fitoren Atalantës në Europa League ndaj Sturm Graz me golin e tij në minutën e 50′. Mbrojtësi shkëlqeu në ndeshjen numër 200 me Atalantën. Ndërsa në fundjavë ishte sërish titullar në barazimin 1-1 ndaj Udineses.

Odise Roshi shënoi golin e parë të sezonit me skuadrën e Sakaryasporit. Që triumfoi në transfertë ndaj Bolusporit me rezultatin 2-3. Mesfushori kuqezi ishte i pandalshëm duke realizuar një gol spektakolar.

U rikthye në fushë pas dëmtimit edhe Armando Broja, i cili u aktivizua në fushën e lojës në minutën e 90′ për Chelsean. Menjëherë u shfaq protagonist duke fituar penallti. Në fund Chelsea shmangu humbjen dhe sfida ndaj Manchester Cityt përfundoi me rezultatin 4-4!

Festë pati edhe për Lindon Selahin në Kroaci. Mesfushori, i cili ka veshur katër herë fanellën e Shqipërisë, realizoi golin e parë të Rijekës në barazimin shtëpiak 2-2 kundër kampionëve të Dinamos së Zagrebit.

Titullarë këtë fundjavë me klubet e tyre ishin edhe Elhan Kastrati, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani dhe Sokol Cikalleshi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

23/10/2026

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

23/10/2026

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

23/10/2026

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

23/10/2026

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

23/10/2026

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

23/10/2026

U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

23/10/2026

Urdhër nga Rama për shkarkime kolektive të drejtorëve? Gonxhja: Ja e vërteta

23/10/2026

Studentët në ballë, disa pedagogë në bisht!

23/10/2026

As fama nuk e shpëton nga gjobat! Kim Kardashian rrëfen sa herë e ka ndaluar policia

23/10/2026

Nis heshtja zgjedhore në Serbi, më 25 tetor votohet për parlamentin e ri

23/10/2026

Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut

23/10/2026

40,000 tonë naftë ruse po transportohet drejt Nju Jorkut

23/10/2026

Ëndrra e llahtarshme e Edi Ramës

23/10/2026

Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD
  • VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.