• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Kokaina në Qerek/ “Mbaruan hallet”, ja çfarë i tha Artjon Çaushllari-Klajdi Birçes pas takimit me një person të paidentifikuar në Portin e Durrësit

19/02/2025
in Kronikë
Kokaina në Qerek/ “Mbaruan hallet”, ja çfarë i tha Artjon Çaushllari-Klajdi Birçes pas takimit me një person të paidentifikuar në Portin e Durrësit

Emisioni “Në Shënjestër” është ndalur mbrëmjen e sotme te laboratori i kokainës i zbuluar në Qerekë të Fushë Krujës.

Më 16 nëntor 2024, SPAK zhvilloi një operacion të bujshëm, pasi u zbulua një laborator shumë i sofistikuar. Në kuadër të tij përfunduan në pranga 10 persona, mes të cilëve dhe 3 persona nga Amerika Latine.

Në total SPAK tha se u sekuestruan 6.1 kg kokainë, si dhe 48 tonë material të papërpunuar (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohej se fshihej lëndë narkotike.

Ky u cilësua si një laborator shumë i sofistikuar, pasi kokaina kamuflohej në lëkura gjedhi dhe më pas ekstraktohej duke nxjerrë lëndë narkotike shumë të pastër. Emisioni “Në Shënjestër” sjell detaje nga dosja hetimore.

Pjesë nga dokumentari:

Më datë 20 shkurt 2024, Artjon Çaushllari është takuar me një person të paidentifikuar në ambientet e një lavazhi pranë Portit të Durrësit.

Pas këtij takimi Çaushllari u kthye në Tiranë, kurse personi i paidentifikuar u fut në Portin e Durrësit. Pas këtij takimi Çaushllari ka telefonuar lidhjen e tij Klajdi Birçe, të cilit dëgjohet teksa i thotë që ‘mbaruan hallet’

Nuk dihet se çka dashur Artjon Çaushllari të thotë me fjalinë ‘mbaruan hallet’, por ajo që mund të nënkuptohet është se grupi kishte arritur me anë të ekspertit kimist kolumbian të kryejë procesin e përpunimit të kokainës. Dhe kësisoj t’i jepte udhë transportit të saj nga Amerika e Jugut.

Ku lënda narkotike do të fshihej e papërpunuar në kontejnerë dhe më pas do të vinte në Shqipëri, ku do të ekstraktohej në laboratorët e kokainës të ngritura nga grupi, në pika të ndryshme të vendit. Takim që mesa duket kishte shërbyer, para kësaj telefonate, në Durrës midis Çaushllarit dhe personit të paidentifikuar që më pas kishte hyrë brenda në port.

Person që mund të ketë qenë edhe një pikë lidhje e grupit me Portin, me qëllim kalimin pa problem të sasive të kokainës, që do të vinin më pas në Shqipëri.

Kontakte, të cilat janë dokumentuar edhe më herët, siç thamë nga fundi i muajit dhjetor 2023 dhe në vazhdimin e muajve të parë të vitit 2024.

Ku antenat celulare kanë pikasur lëvizjet e vazhdueshme të Artjon Çaushllarit dhe të ‘mikut’ të tij kolumbian.

Lëvizje të cilat kanë përfunduar në të njëjtën zonë në Durrës.

Aty ku dyshohen se kanë përpunuar një sasi të papërcaktuar kokaine.

Përgjime të cilat gjatë kësaj kohe nxjerrin në skenë edhe një shtetas turk.

I cili në fillimin e muajit janar vihet re të takohet në Tiranë, në një nga restorantet në qendër të tij, me Artjon Çaushllarin.

Me të cilin disa ditë më herët ishin parë të udhëtonin nga Kosova, me automjetin e babait të një prej lidhjeve të afërta të Artjon Çaushllarit.

Ndërkohë që më datë 10 Janar, ky i fundit udhëton nga Tirana drejt Durrësit.

Këtu ku takon një lidhje të tij të paidentifikuar.

Person që dyshohet se i ka siguruar ambientet për përpunimin e kokainës apo si furnizues i tij me kokainë të pa procesuar.

Ai që shërben si kujdestar personal i kolumbianit që prej kohësh ruhej si sytë e ballit në Tiranë, del se është Klajdi Birçe.

Që për gjatë gjithë kohës kujdeset që ‘djalit’ siç ai e quan kolumbianin të mos i mungojë asgjë.

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!