AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Kodi i ri Penal/ Holta Zaçaj: Ligjet nuk mbahen mend se si janë shkruar, por se si zbatohen

by SHT Media
25/07/2025
in Kronikë
6
0
Kodi i ri Penal/ Holta Zaçaj: Ligjet nuk mbahen mend se si janë shkruar, por se si zbatohen
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të premte, më 25 korrik, u prezantua drafti i parë i Kodit të Ri Penal i realizuar pas një pune disavjeçare nga një grup ekspertësh.

“Ligjet nuk mban mend për mënyrën se si janë shkruar, por për mënyrën se si zbatohen.”– tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, e cila foli në prezantimin e draftit për Kodin e Ri penal, duke theksuar se suksesi i këtij kodi do të varet jo nga tekstet ligjore, por nga zbatimi real dhe me përkushtim i parimeve kushtetuese dhe njerëzore.

Zaçaj përgëzoi kolegët e saj për punën e bërë, ndërsa theksoi se sot me hartimin e Kodit të Ri Penal Shqipëria ndodhet në një moment të aftësisë për të reflektuar.

“I nderuar zoti ministër, të nderuar anëtarë të grupit të punës që keni bërë këtë punë fantastike dhe voluminoze, që mora vesh se ka zgjatur shumë në kohë. Miq të drejtësisë, ka momente në historinë e një kombi, kur reforma legjislative bëhet më shumë se një akt institucional, ajo bëhet një pasqyrë, jo e fuqisë sonë për të shkruar ligje por e aftësisë sonë për të reflektuar. Jo e kontrollit tonë mbi shkeljet por e urtësisë sonë në përballje me to. Sot me hartimin e Kodit të ri Penal të Shqipërisë ndodhemi pikërisht në një moment të tillë.”, tha Zaçaj.

Ajo shtoi se Kodi Penal është gramatika morale e shtetit dhe e ka vlerësuar si një sfidë madhore për pjekurinë institucionale dhe politike të vendit.

“Kodi penal nuk është thjesht një listë ndalimesh, është gramatika morale e shtetit, pasqyra e ndërgjegjes sonë kombëtare. Na tregon çfarë na frikëson, çfarë dënojmë, por mbi të gjitha si zgjedhim të përgjigjemi ndaj së keqes, jo me hakmarrje por me drejtësi. Një shoqëri nuk gjykohet vetëm nga mënyra se si mbron të pafajshmin por edhe nga dinjiteti që u ofron të akuzuarve. Drejtësia nuk është vvetëm ndëshkim për të keqen por edhe mënyra se si trajtojmë dobësinë njerëzore, si balancojmë interesin e rendit publik me paprekshmërinë e të drejtave individuale. Në këtë kuptim, Kodi i Ri nuk është vetëm tekst ligjor por provë për institucionet tona, pjekurinë tonë politike.”– u shpreh kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo shtoi se ky kod, duhet t’i shërbejë drejtësisë dhe jo pushtetit. E për më tepër, të mos kthehet në “shpatë të pushtetit”.

“Nuk ka tirani më të egër se sa ajo që ushtrohet në emër të ligjit dhe drejtësisë.”– shtoi Zaçaj, duke u ndalur dhe te roli thelbësor i Gjykatës Kushtetuese, që sipas saj nuk bën ligje dhe as nuk qeveris, por “mbron Kushtetutën duke e matur çdo ligj me standardin suprem të drejtësisë”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.