AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

KLSH: “Shkelje në tenderin 500 mijë euro në Vlorë”. Përjashtohet nga tenderat “Asi-2A” e binjakëve Gjikondaj

by Alb Times
14/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
KLSH: “Shkelje në tenderin 500 mijë euro në Vlorë”. Përjashtohet nga tenderat “Asi-2A” e binjakëve Gjikondaj
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia e Vlorës thotë se shpalli kompaninë “Asi-2A Co fituese të një tenderi 500 mijë euro për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi”, duke i toleruar disa devijime nga kriteret kualifikuese. “Devijimet u cilësuan të vogla dhe pa ndikim në zbatimin e kontratës. E shpallëm fitues, duke vlerësuar se operatori tjetër i kualifikuar kishte ofertë më të lartë”.

Argumenti, megjithëse jo shumë ligjor, mund të ishte i pranueshëm në aspektin ekonomik. Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se për të njëjtat “devijime të vogla”, disa nga kompanitë pjesëmarrëse në garën e zhvilluar në vitin 2023 u skualifikuan.

Këtu, historia merr një rrjedhë tjetër. Ajo që dukej si një manovër e Bashkisë së drejtuar në atë kohë nga Ermal Dredha, mund të ishte një mekanizëm për të dorëzuar kontratën tek një kompani “e preferuar”.

Për momentin, nuk është e qartë nëse KLSH-ja ka dorëzuar kallëzim penal për “shkelje të barazisë në tendera”. Megjithatë, ajo që dihet deri më tani është fakti që kompania fituese e atij tenderi, “Asi-2A Co”, në pronësi të binjakëve Astrit dhe Andrea Gjikondaj, është përjashtuar për 12 muaj nga tenderat.

Në foto: APP përjashton kompaninë “Asi-2A Co” nga tenderat për 1 vit

Në ditën e fundit të korrikut, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka miratuar vendimin nr. 41, me objekt “Përjashtimin e subjektit Asi-2A Co për 12 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë, për arsye se ka keqinformuar për qëllime kualifikimi në tenderin me objekt ‘Rikonstruksioni i shkollës ‘Avni Rustemi”, Vlorë, me fond limit 53.389.166 lekë”.

Agjencia e Prokurimit Publik thotë se nisi hetimin administrativ për këtë rast, pas referimit të rastit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Tenderi “i kontestuar”

Në fillim të marsit 2023, Dritan Leli, në ditët e fundit të tij si kryebashkiak i Vlorës para dorëheqjes, ngriti grupin e punës që do të merrej me tenderin për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare, “Avni Rustemi”.

Me largimin e tij, kjo procedurë, si edhe shumë punë të tjera të institucionit lokal, u vijuan nga Ermal Dredha, ish-ambasadori që u caktua nga kryeministri Edi Rama si njeriu që do të udhëhiqte bashkinë.

Tenderi u shpall në 6 nëntor 2023. Në përfundim të afatit të dorëzimit të ofertave, në 22 nëntor të atij viti, u paraqitën në garë 6 operatorë ekonomikë. Tre prej tyre u skualifikuan, për “mos plotësim të kritereve specifike”.

Në foto: Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, në shkollën “Avni Rustemi”. (Pamje e marrë nga tv “6+1 Vlora”

Në përfundim, fitues u shpall kompania “Asi-2A Co” e vëllezërve Gjikondaj, në bashkëpunim me “Viscons Group”, me ofertën ekonomikë 39.9 milionë lekë të reja.

Në vitin 2025, Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilloi një procedurë Auditimi Financiar në Bashkinë e Vlorës. Mes dokumentave të verifikuar ishte edhe procedura tenderuese për rikonstruksionin e shkollës “Avni Rustemi”.

Shkeljet e tenderit

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se, nga verifikimi i dokumentacionit, rezulton se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, ka kryer veprime të pajustifikuara, duke krijuar disa situata faktike, të cilët u konkluduan me fitimin e tenderit nga bashkimi i operatorëve “Asi-2A Co” dhe “Viscons”.

Ndër shkeljet e konstatuara, KLSH ka theksuar sidomos njërën prej tyre.

Shoqëria “Asi-2A Co”, e cila drejtonte bashkimin e operatorëve fitues, kishte deklaruar se kishte në dispozicion për zbatimin e kontratës për rikonstruksionin e shkollës “Avni Rustemi” mjetet e nevojshme dhe drejtuesin teknik, të cilët do të angazhoheshin ekskluzivisht vetëm për këtë procedurë.

Por, siç konstatoi KLSH-ja, drejtuesi teknik dhe disa mjete ishin përfshirë në zbatimin e projekteve të tjera, të cilat nuk lejonin që të angazhoheshin në zbatimin e kontratës.

Në foto: Pjesë nga Raporti i KLSH-së për tenderin e shkollës “Avni Rustemi”, Vlorë

Sipas audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kjo situatë e vendoste kompaninë në kushtet e “deklarimit të rremë” dhe që penalizohej nga neni 76 i Ligjit për Prokurimet Publike.

Pas këtij konstatimi, KLSH-ja kërkoi sqarime nga Bashkia e Vlorës. Institucioni vendor thotë në një përgjigje për audituesit shtetërorë se nuk shohin asnjë problem në këtë situatë.

“Në lidhje me konstatimin tuaj mbi kualifikimin e padrejtë të operatorin ekonomik të shpallur fitues, sqarojmë se, për të mos vijuar me operatorin e dytë, i cili ka një ofertë më të lartë, gjykuam se mangësitë e konstatuara mund të cilësoheshin si devijime të vogla pa ndikim në zbatimin e kontratës. Kështu në rastin e punëve të ngjashme që ka paraqitur me vlerë 1,5,96 mijë lekë më pak, kemi gjykuar se duke qenë se objekti dhe zërat e punimeve janë të ngjashëm, të mos përzgjidhet një OE me ofertë 2.9 milionë lekë”.

Argumenti i ofruar nga Bashkia e Vlorës nuk është marrë në konsideratë nga KLSH-ja, e cila ka referuar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik rastin e shoqërisë ‘Asi-2A Co” për të marrë masat e nevojshme administrative për “deklarim të rremë”.

Mbi bazën e këtij informacioni, Agjencia e Prokurimit Publik kreu verifikimet e saj dhe vendosi që ta përjashtojë kompaninë e vëllezërve Gjikondaj për 1 vit nga pjesëmarrja në tendera publikë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestuesit ndezin zjarr te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

15/10/2026

Protestuesit sulmojnë sërish Ministrinë e Brendshme, shkatërrohet fasada! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

15/10/2026

FOTO / Policia ndërhyn te Rruga e Ambasadave, tentohen dhjetëra arrestime

15/10/2026

AKB u drejtohet krerëve të shtetit shqiptar: Mbrojtje për bizneset dhe shqyrtim i gjendjes së jashtëzakonshme

15/10/2026

Vlorë, gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati

15/10/2026

Bilanci i protestës, 26 të lënduar Trauma! Ministria e Shëndetësisë: Janë efektivë policie, protestues dhe kalimtarë!

15/10/2026

“Cilat janë kërkesat e tyre?!”- Analisti: Protestat nuk janë lëvizje studentore, por nxitje nga PD!

15/10/2026

Donald Trump: Ekzekutimi i Nidal Hassan nuk do të transmetohet drejtpërdrejt në SHBA

15/10/2026

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

15/10/2026

Tirana në kaos e flakë, deputeti i PD shfaqet i qeshur dhe bën “selfie” me protestuesit e maskuar me baklava!

15/10/2026

“Po synohet kaosi social”- Eksperti i sigurisë: Pse po prishen semaforët? Policia duhet të ketë një plan menaxhimi

15/10/2026

“Skifteri” nga Lezha i dëbuar 5 herë nga Anglia humb edhe apelin e azilit në Gjykatën e Emigracionit!

15/10/2026

“Jemi në luftë hibride”- Eksperti Softa paralajmëron: Grupe të organizuara në rrjetet sociale! Faktorët e jashtëm synojnë destabilitet

15/10/2026

Dhuna në protestë, përfundojnë të lënduar te Trauma 2 efektivë policie dhe 4 të rinj! Paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore

15/10/2026

Tensione në bulevard, protestuesit sulmojnë me gurë edhe makinat e mediave!

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestuesit ndezin zjarr te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
  • Protestuesit sulmojnë sërish Ministrinë e Brendshme, shkatërrohet fasada! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.