Që bizneset e huaja të investojnë në Shqipëri nevojitet një klimë e favorshme dhe stabilitet.
Në një deklaratë të saj ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, theksoi interesin e madh që bizneset kineze kanë për të investuar në vendin tonë, kryesisht në industrinë e rëndë.
“Bizneset tona duan të investojnë në industrinë e rëndë shqiptare”, u shpreh ajo.
Në kuadër të 77-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një takim, ku morën pjesë ambasadorja e Kinës në Shqipëri, ish-studentë shqiptarë të diplomuar në universitetet kineze, si dhe inxhinierë të njohur që kanë kontribuar në zhvillimin dhe drejtimin e disa prej gjigantëve industrialë në Shqipëri.
