AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Këshilli i Evropës i ‘tërheq veshin’ qeverisë: Reforma territoriale, jo me nxitim dhe konsultime formale

by Alb Times
29/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Këshilli i Evropës i ‘tërheq veshin’ qeverisë: Reforma territoriale, jo me nxitim dhe konsultime formale
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Evropës i ka dërguar një mesazh të qartë qeverisë shqiptare për reformën e re territoriale që synohet të zbatohet gjatë vitit 2026.

Në një draft-raport për Shqipërinë, raportuesit Anders Knape dhe Soren Schumacher paralajmërojnë se çdo ndryshim i hartës administrative duhet të mbështetet në një analizë të plotë të reformës së vitit 2015 dhe të shoqërohet me konsultime reale me qytetarët dhe njësitë e qeverisjes vendore.

Raporti ngre shqetësimin se, nëse qeveria synon të respektojë afatet që ka shpallur, ekziston rreziku që konsultimet të mbeten vetëm formale.

“Ekziston rreziku që gjatë përgatitjes së reformës territoriale të planifikuar për vitin 2026 të zhvillohen vetëm konsultime formale dhe jo thelbësore, nëse qeveria synon të respektojë afatin e njoftuar për zbatimin e saj“, thuhet në draft-raport.

Sipas dokumentit, pushteti vendor deri tani ka pasur një rol të kufizuar në diskutimet për reformën. Raportuesit shprehen se, nëse bashkitë përfshihen vetëm në fazën përfundimtare të vendimmarrjes, ato nuk do të kenë kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për zbatimin e ndryshimeve apo për të kontribuar me propozimet e tyre.

Një tjetër kritikë e raportit lidhet me centralizimin e kompetencave. Edhe pse po diskutohet krijimi i bashkive më të mëdha, një pjesë e rëndësishme e shërbimeve publike vazhdon të kontrollohet nga qeveria qendrore.

Raportuesit përmendin fusha si menaxhimi i mbetjeve, furnizimi me ujë dhe arsimi, ku bashkitë nuk ushtrojnë kompetenca të plota, por kufizohen kryesisht në zbatimin e vendimeve të marra nga qendra.

“Për një sërë funksionesh të detyrueshme, njësitë e qeverisjes vendore nuk zotërojnë kompetenca të plota dhe ekskluzive, por kufizohen në zbatimin mekanik ose në funksione të mirëmbajtjes institucionale. Si rrjedhojë, Shqipëria nuk po përfiton plotësisht nga parimi i subsidiaritetit“, theksohet në dokument.

Për këtë arsye, Këshilli i Evropës kundërshton logjikën që dobësitë e disa bashkive të përdoren si argument për t’u hequr atyre edhe më shumë kompetenca.

“Në përputhje me frymën e Kartës, përgjigjja e duhur ndaj këtyre sfidave nuk është centralizimi, por zhvillimi i kapaciteteve administrative dhe financiare të njësive përkatëse të qeverisjes vendore“, thuhet në raport.

Dokumenti shkon edhe më tej, duke theksuar se reforma nuk duhet të kufizohet vetëm te bashkimi i bashkive apo ndryshimi i kufijve administrativë. Raportuesit kërkojnë që të rishikohet edhe roli i 12 qarqeve, duke argumentuar se, në formën aktuale, ato nuk përmbushin kriteret për t’u konsideruar njësi të mirëfillta të vetëqeverisjes vendore sipas Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

Në përfundim, raporti nënvizon se çdo reformë territoriale duhet të ndërtohet mbi vlerësimin e rezultateve të reformës së vitit 2015, respektimin e parimit të subsidiaritetit dhe konsultimin real të komuniteteve që preken nga ndryshimet, duke shmangur vendimmarrjen e përshpejtuar apo formale.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026

Bill Gates paralajmëron: Sulmet kibernetike nga IA, rreziku më i madh për njerëzimin

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin
  • Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.