• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Kalon për gjykim “Partizani”, nis pas 7 muajsh përballja e Berishës dhe e ‘grupit’ me Drejtësinë

19/05/2025
in Politikë
Kalon për gjykim “Partizani”, nis pas 7 muajsh përballja e Berishës dhe e ‘grupit’ me Drejtësinë

Pas 7 muajsh “zvarritje”, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kaloi për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e “korrupsionit pasiv” lidhur me këtë dosje. Ndërkohë, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”. Të njëjtat akuza edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi ndërsa Xhimi Begeja e Andia Pustina akuzohen për pastrim parash.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike dhe të motivuara nga kryeministri Edi Rama.

Ai ka deklaruar se është një i përndjekur politik dhe se po sulmohet për shkak të rolit të tij opozitar. Edhe dhëndri i Sali Berishës i ka quajtur akuzat “sulme politike”.

Më herët ditën e sotme gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për të shpallur të pavlefshme vendimet e gjyqtares Irena Gjoka. Ata pretendojnë se ajo ka fshehur një vendim të Gjykatës së Janinës që e ka dënuar atë e për pasojë edhe vendimet e saj nuk janë të vlefshme.

Më të lexuarat

  • Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama sulmon sërish influencerët: Dalin me lloj-lloj kremrash dhe përhapin gënjeshtra për ‘like’ dhe ‘followers’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sinjal lufte? Irani del me thirrjen urgjente: Largohuni sa më shpejt nga Ngushtica e Hormuzit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qytetarët i duan larg protestës, Flutura Açka publikon foton ku Gaz Bardhi dhe deputetët e PD-së festojnë: A keni moral ta quani veten “opozitë”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtori i bankës së parave ruse Lizandër Saraçi organizator i protestave kundër qeverisë. A do veprojë SHISH dhe krimi ekonomik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ramës nuk i ndahet tersi, i ngec mikrofoni në Fier!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta për Zvërnecin, Balla publikon pamjet, tregon numrin e vërtetë të pjesëmarrësve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blogeret e protestës / Kush është më e ‘zgjuar’ Dea Mishel apo Rizarta Hoxha? Njëra uron për fatkeqësi dhe e di se Skënderbeu ka lindur në 1956, tjetra nuk njeh presidentin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!