• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ka vetëm një kusht për tu bërë president i Francës: Të tradhtosh gruan!

15/05/2026
in Botë, Kryesore
Ka vetëm një kusht për tu bërë president i Francës: Të tradhtosh gruan!

Çfarë mund të blesh me 25, 420 euro? Nuk po flasim për ditët e sotme sigurisht, aq para sot janë afërsisht faturat javore të supermarketit nëse shton edhe ca konserva ekstra dhe dy-tri pako letër higjienike për bunkerin anti-hantavirus.

Por në vitin 2024, me aq para mund të bëheshe pronar i një relike të vërtetë romantiko-politike franceze: skuterit me të cilin François Hollande dilte fshehurazi për takime dashurie nëpër Paris.

Ka vetëm një kusht për tu bërë president i

Ish presidenti francez, François Hollande me skuterin e tij

Një Piaggio MP3 125 gri, mjeti historik mbi të cilin ish-presidenti francez shtrydhte dinjitetin presidencial mes trafikut parisien për të takuar aktoren Julie Gayet, atëherë të dashur dhe sot bashkëshorten e tij.

Në vitin 2015 kjo histori shpërtheu si finale telenovele në prime time. Revista Closer publikoi foton ikonike të Hollande me helmetë, dukej më shumë si shpërndarës picash sesa president i Francës, ndërkohë që ende ishte në lidhje me gazetaren Valérie Trierweiler.

Pastaj erdhi detaji që elektrizoi Francën: agjenti i sigurisë që, në mëngjes herët, u sillte të dashuruarve një qese me kroasanë. Më vonë u tha se brenda kishte dokumente shtetërore. Po sigurisht. Sepse francezët njihen për zakonin e çuditshëm për të transportuar dosje sekrete në qese furre buke.

Sot, ndërkohë, duket sikur edhe skandalet presidenciale kanë humbur sharmin. Një libër i ri; “Një çift (pothuajse) perfekt” nga gazetari Florian Tardif, pretendon se Brigitte Macron e shtyu ose ndoshta “e qëlloi me dashuri”, Emmanuel Macronin në fytyrë para se të zbrisnin nga avioni në Vietnam, pasi kishte parë një mesazh në telefonin e tij nga aktorja iraniano-franceze Golshifteh Farahani.

Sipas autorit, Macron kishte një “marrëdhënie platonike” me aktoren. Që në politikë zakonisht është mënyra elegante për të thënë: “mesazhet po bëheshin pak më kreative seç duhej”.

Por ndryshe nga koha e Hollande, publiku nuk duket fort i interesuar. Askush nuk po pret episodin tjetër me kokoshka në dorë, edhe pse, duke qenë Francë, ndoshta më shumë me escargots dhe një gotë Bordeaux.

Ndoshta problemi është se Macron nuk ka romantizmin absurd të Hollande. Hollande ishte presidenti që dilte fshehurazi me skuter dhe kroasanë. Macron, nga ana tjetër, duket si ai tipi hiperaktiv që bën turne në Afrikë, qorton gazetarët, vrapon me maratonistë profesionistë dhe ndoshta stërvitet në sprint vetëm në rast se Brigitte i kontrollon prapë telefonin.

Prandaj, Jordan Bardella, Mélenchon, Edouard Philippe, Raphaël Glucksmann apo kushdo që ëndërron Élysée-n: duhet të bëjnë pak përpjekje.

Organizoni një aferë dinjitoze, sillni një skuter, ndoshta edhe ndonjë qese misterioze me kroasanë. Politika franceze ka nevojë urgjente të rikthejë pak seks appeal-in e saj institucional./Përshtati “Pamfleti” nga “Politico”

Më të lexuarat

  • Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama sulmon sërish influencerët: Dalin me lloj-lloj kremrash dhe përhapin gënjeshtra për ‘like’ dhe ‘followers’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sinjal lufte? Irani del me thirrjen urgjente: Largohuni sa më shpejt nga Ngushtica e Hormuzit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qytetarët i duan larg protestës, Flutura Açka publikon foton ku Gaz Bardhi dhe deputetët e PD-së festojnë: A keni moral ta quani veten “opozitë”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtori i bankës së parave ruse Lizandër Saraçi organizator i protestave kundër qeverisë. A do veprojë SHISH dhe krimi ekonomik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ramës nuk i ndahet tersi, i ngec mikrofoni në Fier!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta për Zvërnecin, Balla publikon pamjet, tregon numrin e vërtetë të pjesëmarrësve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blogeret e protestës / Kush është më e ‘zgjuar’ Dea Mishel apo Rizarta Hoxha? Njëra uron për fatkeqësi dhe e di se Skënderbeu ka lindur në 1956, tjetra nuk njeh presidentin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!