• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

18/02/2026
in Botë
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

Në Gjenevë po diskutohet jo vetëm fati i luftës në Ukrainë, por edhe përplasja SHBA–Iran, e cila, nëse nuk mbyllet me një marrëveshje bërthamore, mund të përshkallëzojë në konflikt ushtarak.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha pas bisedimeve të së martës se Teherani dhe Uashingtoni kishin arritur një mirëkuptim mbi “parimet udhëzuese” kryesore. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të thotë se një marrëveshje është e afërt.

“Mund të them se në këtë raund pati diskutime mjaft serioze dhe një atmosferë më konstruktive se në raundin e mëparshëm. U ngritën ide të ndryshme dhe këto ide u diskutuan seriozisht, dhe në fund pati dakordësi të përgjithshme mbi një sërë parimesh udhëzuese, mbi bazën e të cilave do të ecim tutje dhe do të hyjmë në hartimin e tekstit të një marrëveshjeje të mundshme. Kjo nuk do të thotë se mund të arrijmë një marrëveshje shpejt, por të paktën rruga është shtruar”, tha ai.

Ndërkohë, një zyrtar amerikan tha se Irani do të bëjë propozime të detajuara gjatë dy javëve të ardhshme për të mbyllur hendekët në bisedimet për programin bërthamor. “Është shënuar progres, por shumë detaje mbeten për t’u diskutuar”, tha zyrtari që refuzoi të identifikohej.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, vendi i të cilit ndërmjetëson bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit, tha se mbetet ende shumë punë përpara, por se Irani dhe SHBA-ja u larguan me ide të qarta për hapat e ardhshëm.

Teksa zhvilloheshin bisedimet të martën, media shtetërore iraniane tha se vendi do të mbyllte përkohësisht pjesë të Ngushtica e Hormuzit, një itinerar kyç i furnizimit global me naftë, ndërsa Garda Revolucionare iraniane zhvillonte stërvitje ushtarake atje. Më vonë, media shtetërore tha se ngushtica ishte mbyllur për pak orë, por pa sqaruar nëse ishte rihapur plotësisht.

Irani ka kërcënuar në të kaluarën të mbyllë kalimin e rëndësishëm detar në rast se sulmohet, një lëvizje që do të trondiste rëndë tregtinë e naftës dhe do të çonte në rritje të çmimeve.

Duke iu përgjigjur komenteve të Donald Trump se ndryshimi i regjimit në Iran do të ishte gjëja më e mirë, udhëheqësi suprem, Ali Khamenei, paralajmëroi se çdo përpjekje për rrëzimin e qeverisë së tij do të dështonte.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!