AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Justifikimi’ i një vrasësi me ‘fajin e ka sistemi!’ 2 ‘rebelime’ ndaj gjykatave në Vlorë e Tiranë…dhe shembulli i Sherifit nga Bulqiza, i vetëm para SPAK

by SHT Media
10/10/2025
in Kronikë
6
0
Justifikimi’ i një vrasësi me ‘fajin e ka sistemi!’ 2 ‘rebelime’ ndaj gjykatave në Vlorë e Tiranë…dhe shembulli i Sherifit nga Bulqiza, i vetëm para SPAK
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sokol Dema

reporttv

Vrasja e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja nga pala që humbi procesin, po nxit sjellje sporadike dhune ndaj sistemit. Në 2 episode, pre ranë rojet e sigurisë në gjykata. Në Apelin në Tiranë një qytetar u nervozua teksa priti rojën për pak çaste, ndërsa në Vlorë, një avokat goditi punonjësin se nuk e la të hyjë në godinë pa i ardhur radha e gjyqit. “Do i vras të gjithë gjyqtarët që dënojnë nipin”. Kjo deklaratë dhënë një ditë pasi nipi i tij 30-vjeçar Elvis Shkambi vrau brenda në sallës së gjyqit në Tiranë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i kushtoi qelinë Gjovalin Shkambit. Gjykata e Shkodrës e la në masë arresti me burg 49-vjeçarin, në akuzë për kanosje të gjyqtarit dhe kërcënim për të kryer vepra me qëllime terroriste. Në emër të tij, ishte familja që kërkoi ndjesë publike duke e justifikuar gjuhën e urrejtjes me gjendjen e rënduar emocionale të Gjovalin Shkambit.

Mblidhen 14 mijë $ për avokatin e Shkambit. Mbyllet GoFundMe pas raportimeve: Është vrasës
Një tjetër nga familja Shkambi, i vetëidentifikuar si i afërm i tyre, Françesk Shkambi, arriti që në vetëm 2 ditë të mbledhë nga shqiptarët në GoFundMe, mbi 14 mijë $ me pretendimin se do të përdoren për mbrojtjen ligjore të Elvis Shkambit, vrasësit të gjyqtarit Kalaja. Profili për të kërkuar donacione, sot u mbyll pasi disa raportimeve në GoFundMe, se personi për të cilin kërkoheshin ndihmë, nuk ishte në nevojë, por një vrasës. Në të ishte shpërndarë edhe një mesazh që pretendohej të ishte i familjes Shkambi, ku theksohej se as Elvisi dhe as xhaxhai palë në procesin gjyqësor, Gjon Shkambi, nuk e kanë shprehur ndonjëherë qëllimin për të sulmuar me armë drejtësinë, pavarësisht se kanë pretenduar për gjykim të gabuar ndaj tyre

Sulmohet sistemi, goditen rojet e sigurisë në 2 gjykata
Sado e vogël, kjo përkrahje ndaj autorit që ngriti armën ndaj gjyqtarit dhe e vrau sapo shpalli vendimin kundër tij, u shfaq edhe në një pjesë të opinionit publik. Vrasja po justifikohej nga drejtësia e zvarritur.  Me këtë qasje, 2 episode dhune u shënuan këtë të premte në dyert e gjykatave, ku ranë pre, punonjësit e sigurisë.

Në Tiranë, në Gjykatën e Apelit, Gentian Mali, një qytetar që do merrte informacion për gjyqin e të vëllait, u nervozua teksa punonjësi i sigurisë nuk po shfaqej në vendin e tij për t’i bërë kontrollin fizik. Është e njëjta karrige prej së cilës punonjësi Banush Koxhaj nuk lëvizi kur detektori pulsoi për armën që Elvis Shkambi futi në sallë të gjyqit.  “Ju jeni për tu vrarë të gjithë”, mësohet të ketë reaguar qytetari, i cili përfundoi i shoqëruar në komisariat. Nga punonjësi I gjykatës, nuk u bë kallëzim.

Revoltë përballë rojës së sigurisë në gjykatë, shfaqi edhe një avokat në Vlorë.

Redi Llanaj, i cili mbron edhe Monika Kryemadhin, goditi rojën e sigurisë pasi nuk e la të hynte në godinë. “Nuk iu kanë thirrur në seancë”, – pretendoi roja, por përgjigjen e mori me grushte. Avokati përfundoi në polici ku iu vunë prangat.

Protesta e paqtë e një qytetari: 10 vite që pres gjykatën
Ndërsa një qytetar nga Bulqiza, po me halle me drejtësinë në një proces të zvarritur, zgjodhi një protestë paqësore, i vetëm para SPAK. Sherif Durici thotë se nuk po mundet të zbatohet një urdhër ekzekutimi për një dyqan në pronësi të tij.

“Kërkoj drejtësi, jam në gjyq për një dyqan në Bulqizë. Ka 10 vite në apel kjo çështje. Kam dalë të kërkoj të drejtën time, pronën time. Por këta gjyqtarë nuk gjykojnë të drejtën time”, u shpreh ai shkurt përballë interesit të medias.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.