AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Jemi me Venecian këtu! Nuk është normale kjo…”, Gjin Gjoni “përplaset” me Ulsi Manjën

by SHT Media
21/10/2025
in Politikë
6
0
“Jemi me Venecian këtu! Nuk është normale kjo…”, Gjin Gjoni “përplaset” me Ulsi Manjën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbyllje të konferencës “30 vite partneritet dhe progres, Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, u përplas verbalisht me deputetin socialist dhe kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Manja, në rolin e drejtuesit të punimeve, deklaroi mbylljen e fjalimeve, por Gjoni kërkoi që të respektohej agjenda dhe të lejohej diskutimi i mëtejshëm.

“Zoti Manja, në qoftë se respekton agjendën, duhet ta respektosh deri në fund, kështu që dua të diskutoj, se jemi me Venecian këtu, nuk është normale që s’më lë të diskutoj”, iu drejtua Gjoni-Manjës.

Pas përfundimit të konferencës, Gjin Gjoni u shpreh për mediat se, ndryshe nga pretendimet që u bënë gjatë panelit, reforma në drejtësi nuk ka dhënë fryte. Ai argumentoi se kjo konfirmohet nga perceptimi i qytetarëve.

“Tani, nëse reforma ka qenë vërtet e suksesshme, siç pretendohet edhe në këtë konferencë, pse atëherë perceptimi i qytetarëve, pas 10 vitesh, është kaq negativ?”, u shpreh Gjoni.

Deputeti theksoi se proceset gjyqësore janë bërë shumë më të gjata dhe vonesat në arsyetim janë shqetësuese.

“Dikur një proces gjyqësor përfundonte për 6 vjet; sot zgjat 16 vjet. Dikur një vendim gjyqësor arsyetohej për 30 ditë; sot duhen 1,000 ditë. Qytetarët presin 4 vjet vetëm për një arsyetim”.

Ai shtoi se kjo situatë nuk është vetëm një problem funksional, por “një reagim i drejtpërdrejtë i njerëzve ndaj një sistemi që nuk po u jep drejtësi.” Madje, shtoi Gjoni, edhe për krime të rënda si vrasjet, drejtësia shpesh nuk jep përgjigje.

“10 vjet pas reformës në drejtësi, rezulton se vetë sistemi ende nuk e ka gjetur veten”, tha Gjoni.

Deputeti demokrat denoncoi gjithashtu lidhjet politike brenda drejtësisë, duke paralajmëruar rreziqe serioze për pavarësinë e saj.

“Nëse i shohim sot drejtuesit e sistemit të drejtësisë, një pjesë e madhe e tyre janë produkte të zyrave të partive politike. Kjo është një kambanë alarmi! Ata që ishin në tryezë sot, ata që realizuan vettingun, janë po ata që sot kërkojnë të ngjiten në pozicionet më të larta të drejtësisë”.

Gjoni përmendi se shumë nga këta janë anëtarë të komisioneve të mbikëqyrjes institucionale dhe institucioneve drejtuese, duke hedhur dyshime mbi objektivitetin e reformës.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gjobvënie përmes zjarreve dhe tritolit, arrestohen 5 persona në Greqi! Dyshohet se grupi drejtohej nga qelia nga shqiptari i “mafias së burgjeve”

03/11/2026

Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

03/11/2026

EMRI/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët, shkak…

03/11/2026

“Buxheti 2027 është tërësisht social”- Deputetja e PS: Ulja e TVSH nuk prek bizneset, por e rrit fuqinë blerëse!

03/11/2026

Mbahet gara botërore e ngjitjes së robotëve të CMG-së në malin Tai!

03/11/2026

Mashtrime me investime online, operacion në Kosovë për goditjen e rrjetit ndërkombëtar! Bastiset një Call-Center, dëmi 4 mln euro

03/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

03/11/2026

Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

03/11/2026

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, identikohen 69 viktimat: 54 spanjollë dhe 15 të huaj

03/11/2026

Demokratët në SHBA shpresa të mëdha për fitore, por a kanë të drejtë sondazhet e bëra?!

03/11/2026

“Dhuna në protestë jo nga populli, por nga një grup i vogël”- Rama debaton me gazetaren: Po më provokoni? Unë do e lë këtë punë ditën kur…

03/11/2026

Kryeministri kroat: Zgjedhjet franceze mund të pengojnë zgjerimin e BE-së

03/11/2026

“Britanikët të kthehen në shtëpi, por duhet të presin se janë pas nesh”- Rama batuta nga Brukseli: I inkurajoj të luftojnë krimin e organizuar!

03/11/2026

“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

03/11/2026

E trishtë/ Ndërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj!

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gjobvënie përmes zjarreve dhe tritolit, arrestohen 5 persona në Greqi! Dyshohet se grupi drejtohej nga qelia nga shqiptari i “mafias së burgjeve”
  • Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.