• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Jam gati kurdo që SPAK të më kërkojë për 21 Janarin”, Topi: Demokracinë e shkatërroi pazari Rama-Berisha

12/10/2024
in Politikë
“Jam gati kurdo që SPAK të më kërkojë për 21 Janarin”, Topi: Demokracinë e shkatërroi pazari Rama-Berisha

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News u shpreh i gatshëm të dëshmojë për çështjen e “21 janarit”, nëse SPAK do e kërkojë. Topi foli mbi gjendjen dhe situatën aktuale të opozitës. Sipas tij opozita po vuan pasojat e pazarit Berisha-Rama, e vitit 2008.

Jeni thirrur nga Spak për “21 janarin”?

Kam qenë kryetar shteti në atë periudhë, është folur kemi analizuar, madje jo specifikisht por brenda një libri për ngjarjet më të rëndësishme politike që kanë shoqëruar presidencën time, kam shkruar edhe për 21 janarin. Në çdo kohë që Prokuroria e Posaçme do kërkojë, unë jam në dispozicion.

Mendoni se do të dalë SPAK pas kaq kohësh të hedhë dritë edhe më tej me këtë ngjarje të rëndë?

Është një çështje shumë profesionale, hetimi i çështjeve të natyrës penale është një punë shkencore se veç procedurës normale futen në lojë edhe elementë vërtetimi e veprës penale siç është rasti konkret.

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi edhe tensionet e fundit në politikën shqiptare.

Themelet e demokracisë në Shqipëri janë tronditur rëndë në 2008, e kam parashikuar se ku do të shkojë dhe e kam thënë dhe në korrik, janë këta dy individë, nuk bëhet më fjalë më për themele demokracie, është shkatërruar themeli bashkë me godinën, madje ka një çarje tektonike të fortë, është një metaforë, çarja tektonike e fortë nuk është vetëm në politikë, se e shohim, por ajo që po ndodh në Shqipëri, në institucione, një lloj do të thoja pesimizmi.

Sot është një kaos total që herë ndërrojnë ekipet nëpër Kadastra, herë plani i legalizimit. Këta i shërbejnë njëri-tjetrit hap pas hapi, duket sikur është e pabesueshme, paradoks, por nën zë e thonë shumë vetë, pavarësisht se nuk takohen fizikisht. Rama përfiton qëndrimin, në marrëdhënien me këta të dy diferenca është e thellë, por në marrëdhënie më të tjerë…po të kishte rregulla loje s’do të ishte kjo situatë.

60% e popullsisë nuk e do, po si qëndron? Duke ardhur flukse të reja, parti të reja, kështu nuk je në konkurrencë të lirë. Kryetar të këtyre partive që me shqetësim dalin nëpër televizione, madje dhe figura të rëndësishme rrezikojnë të mos futen në parlament me këto rregulla loje. Rregullat janë dizenjuar vetëm për dy individë, njëri andej, tjetri këtej. Përfitimet e Berishës janë shumë të mëdha, në demokraci pesha, vlera e rolit të kryeministrit është ekuivalent me peshën e kreut të opozitës. Çimenton pozicionin si opozitë, në momentin që opozita formohet në parlament  të gjithë të tjerët që sot bëhen në opozitë nuk do të jenë në parlament, sepse është pesha e këtij që kur duhet realizon marrëveshje shumë të rëndësishme me qeverinë. Pazare politike që i kanë realizuar që nga viti 2008.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!