• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ja si Netanyahu arriti të ndryshojë planin e Trump për paqen në Gaza

01/10/2025
in Botë
Ja si Netanyahu arriti të ndryshojë planin e Trump për paqen në Gaza

Nga Fabio Tonacci, la Repubblica

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Benjamin Netanyahu arriti të bëjë ndryshime në planin e Trump për Gazën, duke e bërë atë edhe më të favorshëm për Izraelin dhe më të vështirë për t’u pranuar nga Hamasi.

Veçanërisht në dy çështje thelbësore: çarmatimin e militantëve dhe tërheqjen e forcave izraelite të mbrojtjes (IDF) nga Rripi i Gazës.

Kjo kuptohet duke krahasuar tekstin e draftit me 21 pika të zbuluar nga Times of Israel më 27 shtator, i miratuar nga i dërguari special i Trump-it, Steve Witkoff, dhe i paraqitur paraprakisht vendeve arabe dhe myslimane, me tekstin e publikuar zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë dy ditë më vonë, gjatë takimit ndërmjet Netanyahut dhe presidentit amerikan.

Çarmatimi i Hamasit

Qeveria izraelite gjithmonë ka vendosur si kusht parësor për arritjen e një armëpushimi të përhershëm çarmatimin e Brigadave al-Qassam, milicia e Hamasit përgjegjëse për masakrën e 7 Tetorit. Hamasi gjithmonë ka kundërshtuar këtë kërkesë.

Në pikën 6 të draftit thuhet se, në rast marrëveshjeje dhe pasi 48 pengjet (të gjallë dhe të vdekur) të dorëzohen, anëtarëve të Hamasit që angazhohen për “bashkëjetesë paqësore” do t’u garantohet amnisti, ndërsa atyre që dëshirojnë të largohen nga Gaza do t’u ofrohet “korridor i sigurt” drejt vendeve që janë të gatshme t’i pranojnë.

Por, në dokumentin zyrtar është shtuar një detaj thelbësor: amnistia do të jepet vetëm për ata që dorëzojnë armët (“decommission their weapons”).

Ky koncept përsëritet edhe në pikën 13, ku përfshihet “procesi i çmilitarizimit nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të pavarur”. Në draft ky detaj nuk ishte përfshirë.

Forcat izraelite mbeten në Gaza

Ndryshimi më i dukshëm lidhet me tërheqjen e trupave izraelite. Në draftin fillestar, pika 3 thoshte se forcat ushtarake, në rast marrëveshjeje, “do të tërhiqen nga vijat e frontit sipas propozimit Witkoff të paraqitur për lirimin e pengjeve”.

Nuk sqarohej se cilit propozim i referohej, por në pikën 16 thuhej se IDF “do të kthejnë gradualisht territorin e Gazës që kanë pushtuar”.

Në planin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, megjithatë, flitet për tërheqje “deri në vijën e dakorduar”: kuptohet se kjo është një marrëveshje mes Trump dhe Netanyahu.

Është bashkëngjitur një hartë që ndan tre faza të tërheqjes brenda Rripit të Gazës:

Faza e parë – vetëm disa kilometra nga pozicionet aktuale për të favorizuar lirimin e pengjeve;

Faza e dytë – do të ndodhë vetëm pasi të vendoset një forcë e përkohshme ndërkombëtare e stabilizimit (ISF) në Gaza;

Faza e tretë – parashikon tërheqjen e IDF në një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Izraelin, gjithmonë pra brenda territorit palestinez.

Pra, nuk është parashikuar për momentin një tërheqje e plotë nga Gaza, dhe tërheqja e ushtrisë “do të bëhet sipas kritereve dhe me kohëzgjatje që do të dakordohen mes IDF, ISF, garantëve dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në pikën e re 16.

ANP, Bregu Perëndimor dhe Katari

Në draftin fillestar ishte edhe pika 18, ku Izraeli angazhohej të mos godiste më tokën e Katarit.

Kjo pikë është hequr nga plani zyrtar, megjithëse Netanyahu u detyrua nga Trump t’i kërkonte falje kryeministrit të Katarit, al-Thani për sulmin ajror të 9 shtatorit kundër një kompleksi banimi në Doha, ku po mblidheshin krerët e Hamasit.

Për Bregun Perëndimor nuk flitet, as në draft dhe as në versionin final të planit: Trump kishte deklaruar se nuk do të lejonte aneksimin nga Izraeli, por gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me Netanyahun ishte shumë më pak i prerë.

Autoriteti Kombëtar Palestinez, sipas të dyja versioneve, do të ketë rol vetëm në një fazë të dytë dhe vetëm nëse i nënshtrohet një programi reformash të vlerësuar si të pranueshme nga Izraeli.

“Kurrë shtet palestinez”

Së fundi, çështja e shtetit të Palestinës. Si në draft, ashtu edhe në planin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se kjo marrëveshje për Gazën dhe reformat në ANP përbëjnë “rrugën e besueshme drejt vetëvendosjes dhe sovranitetit shtetëror palestinez, që ne e njohim si aspiratë e popullit palestinez”.

Por Netanyahu, sapo doli nga takimi me Trump dhe para se të hipte në avion për t’u kthyer në Izrael, deshi të qetësonte mbështetësit e tij. “Shtet të Palestinës nuk do të ketë kurrë, tha ai.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!