• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

04/02/2026
in Kryesore, Politikë
Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së sotme të shoqatës së prokurorëve në vend, që iu bashkuan kërkesës së gjyqtarëve për rritje pagash.

Kreu i qeverisë shprehet në një postim në rrjetin social X, se edhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, rezulton ende e paregjistruar sipas ligjit.

“Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re, ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim – e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar ‘që të mos ulen pagat’!!! Pra, orvajtja absurde e kategorisë më të privilegjuar të piramidës së pagave të shtetit shqiptar, për t’ia rritur akoma më shumë pagat vetes me gjyq, tani na del si përpjekja e një grupi të diskriminuar nga qeveria, për të ndaluar uljen e pagave!!! A e kuptoni apo jo se çfarë quhet ‘ulje pagash’ në fillin e çuditshëm të këtij arsyetimi? Mosngritja e pagave aq sa duan shoqatat e gjyqtarëve!!! Pra, shqip, një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur!!! Duket totalisht e pabesueshme, po është shumë fatkeqësisht e vërtetë! Absurditet total pra, sepse vetëm s’ka pasur asnjë tentativë, po as nuk i ka shkuar mendja askujt për të ulur pagat e gjyqtarëve! Madje kaq e madhe është vëmendja e qeverisë ndaj pushtetit gjyqësor, sa prej thuajse një viti tanimë po punojmë për të mundësuar ndërtimin e një Poli Drejtësie, si askund në Ballkan, që edhe kushtet e punës së trupës së drejtësisë të jenë njësoj si pagat, më të mirat në rajon! Por ndërkohë, s’mund të rri dot pa i shtruar një pyetje kësaj shoqatës së re: Po për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë dhe kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, duke na renditur si dele të zezë në bisht të kontinentit europian dhe kthyer në subjekt publik shqetësimi të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?!”, shkruan Rama.

Më të lexuarat

  • Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha s’e la të garonte në zgjedhjet e PD, Balliu email ambasadave: Ka marrë peng partinë, non grata e përdor si mburojë kundër SPAK!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk do të na shkonin kurrë në mendje, ish-banorët e Big Brother Vip kapen “mat” duke u puthur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prapaskenat e marrëdhënieve Pekin-SHBA, Xi po fiton kohë derisa Amerika të vetëshkatërrohet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhëndri i Berishës shpërndan shkrimin dhe montazhin denigrues me fotot e ambasadorëve të SHBA-BE dhe Jeffrey Epstein

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka vetëm një kusht për tu bërë president i Francës: Të tradhtosh gruan!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Durim Bami i penduar i drejtësisë? Ilir Meta në panik, shantazhe dhe kërcënime nga burgu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga shkretëtira në Mesdhe! Superkorridoret që sfidojnë Hormuzin dhe Suezin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”, gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat, ja detajet e vendimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK goditi grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine/ Lënda narkotike përzihej me lëndë të tjera me qëllim maksimizimin e fitimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!