AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Investimet dhe zgjerimi i Shqipërisë drejt BE-së! Reformat, kushti kryesor për integrimin

by SHT Media
30/11/2025
in Politikë
6
0
7,6 miliardë euro, ja sa pritet t’i kushtojë Shqipërisë procesi i integrimit evropian
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Reformat mbeten kushti kryesor për integrimin  e Shqipërisë dhe gjithë rajonit me Bashkimin Evropian. Për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, vendi duhet të përmbushë 31 reforma deri në vitin 2027, që prekin drejtësinë, administratën publike, klimën e biznesit, arsimin, infrastrukturën dhe teknologjinë. Një ndër segmentet ku është investuar shume është Reforma në Drejtësi, e cila mbetet edhe sot një nga kushtet themelore për integrimin ne union.

“BE ka pasur shumë pika të rëndësishme, sidomos për agjendën e reformave. Dihet mirë që një nga shtyllat kryesore ka qenë reforma në drejtësi, e cila pa dyshim ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e institucioneve dhe në zbatimin e ligjit”, tha eksperi i ekonomisë Majlind Lazimi.

Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi thekson se fondet e BE-së janë fokusuar përveçse në  drejtesis e cila mbahet si “thembra e Akilit”, në rrugën e integrimt  edhe ne sekror te tjere siinfrastrukturë, energji të gjelbër dhe bujqësi, duke i dhënë shtysë zhvillimit të këtyre sektorëve.

“Kanë qenë të rëndësishme grantet dhe kredite e  dhënë për  infrastrukturën  rrugore, po ashtu edhe kreditë e përdorura për një pjesë të investimeve në rikonstruksionin e shkollave. Kanë pasur projekte që lidhen me ujësjellësin dhe me shërbimet e tjera zhvillimor”, tha eksperti.

Kryenegociatorja Majlinda Dhuka deklaroi se Shqipëria po ecën me ritme të qëndrueshme drejt BE-së. Sipas saj, prioritet mbetet përgatitja e ekonomisë për tregun evropian dhe rritja e konkurrueshmërisë. Ajo bëri të ditur se vendi ka përfituar 163 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së vetëm gjatë këtij viti.

“Prioriteti ynë kryesor në këtë buxhet është forcimi i mëtejshëm i reformës në drejtësi. Një tjetër pika e rëndësishme është përgatitja e ekonomisë shqiptare dhe e sektorëve të ndryshëm  energjisë, transportit, bujqësisë, sektorit digjital dhe telekomunikacionit që vendi të jetë gati për tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian”, u shpreh kryenegociatorja.

Por opozita vijon të shprehë shqetësimin se qeveria nuk ka aftësi të mjaftueshme për të përthithur fondet evropiane, duke mbetur shpesh vetëm te asistenca teknike që ofron unioni.

“Ne si opozitë kemi kërkuar që pjesa më e madhe e këtyre fondeve të shkojë për projekte konkrete, jo vetëm për asistencë teknike. Për vite me radhë në çdo samit , Shqipëria ka qenë e pafuqishme për të përthithur projekte konkrete”, theksoi Tabaku

Eksperti Lazimi shton se fondet e BE-së kërkojnë administrim të kujdesshëm, transparencë dhe përgjegjësi, ndërsa kujton edhe ndalimin e fondeve IPARD për shkak të parregullsive të konstatuara më herët.

“Ne kemi një rast konkret me projektet që lidhen me bujqësinë, ku dihet shumë mirë se ka pasur një pezullim të fondeve të IPARD-it. Këto duhet të shërbejnë si mësim. Fondet e BE-së nuk vijnë thjesht si dhuratë. Ato kërkojnë përgjegjësi dhe përmbushje të kushteve”, tha Lazimi.

“Problemi i fondeve të IPARD-it ishte korrupsioni. Ishte ngritur një skemë e korruptuar, e cila i pezulloi Shqipërisë aksesin në këto fonde, me një dëmtim që shkoi rreth 112 milionë euro”, tha Jorida Tabaku.

Në nëntor të vitit 2023, Bashkimi Evropian miratoi një plan të ri rritjeje për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin që gjatë dekadës së ardhshme ekonomitë e rajonit të rriten më shpejt dhe të afrohen me standardet evropiane.

Shqipëria është pjesë e këtij procesi transformues, por suksesi do të varet nga ritmi i reformave dhe menaxhimi i çdo euroje evropiane që hyn në vend.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Berisha urdhëron PD-në të zbresë përsëri në shesh dhe thërret tjetër protestë kombëtare të shtunën!

27/10/2026

Gënjejmë se na intereson!

27/10/2026

“Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh!

27/10/2026

E zuri ashensori nën vete, punonjësi humb jetën në kantierin e ndërtimit, shkak këputja e kavos

27/10/2026

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Izraelit, pjesëmarrja mbi 66% dhe në nivel rekord!

27/10/2026

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

27/10/2026

Kaosi dhe trazirat, Franca shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale gjatë protestave!

27/10/2026

Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

27/10/2026

Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

27/10/2026

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

27/10/2026

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

27/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

27/10/2026

Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

27/10/2026

Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

27/10/2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Berisha urdhëron PD-në të zbresë përsëri në shesh dhe thërret tjetër protestë kombëtare të shtunën!
  • Gënjejmë se na intereson!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.