AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

INTERVISTË Ekskluzive për LIBERALE.AL, flet pedagogia shqiptare në Universitetin e Pragës: Ju tregoi orët e tmerrit që pë

by SHT Media
22/12/2023
in Kronikë
6
0
INTERVISTË Ekskluzive për LIBERALE.AL, flet pedagogia shqiptare në Universitetin e Pragës: Ju tregoi orët e tmerrit që pë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një person i armatosur hapi zjarr në Pragë duke shkaktuar një ndër tragjeditë më të rënda në historinë e Çekisë moderne. Agresori më pas u vetëvra. Sidorela Kalemi Doli, lektore e gjuhës shqipe në Charls University të Pragës, ishte e pranishme brenda në auditoret e universitetit, në momentin kur ndodhi tragjedia. Nga ngjarja e rëndë mbetën të vrarë 15 persona dhe mbi 30 të plagosur, sipas të dhënave të fundit të autoriteteve çeke. Pak orë pas ngjarjes që la të shokuar mbarë opinionin botëror, në një intervistë ekskluzive për “Liberale.al”, pedagogia shqiptare në Pragë, Sidorela Kalimi Doli, tregon orët e tmerrit që përjetoi:

Intervistoi: Reldar Dedaj

Sidorela, ku u ndodhët në momentin e ngjarjes?

Në momentin e ngjarjes isha në katin e tretë në dhomën 309 A me studentin nga Danimarka, i cili studion për gjuhë shqipe.

Si u përjetua dhe kur ndodhi ngjarja?

Besoj diku nga ora 3 (pasdite) kemi dëgjuar krismën e parë dhe kam dalë në dritare për të parë se çfarë ndodhi. Menduam se ishte nga jashtë, ndërsa njerëzit nisën të vraponin. Ngjarja ndodhi në katin e katërt dhe ne arritëm të dëgjonim të gjitha bërtitjet e njerëzve, tërheqje bankash e karrigesh, por nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte.

Si reaguat, për të shpëtuar?

Vendosa të hapja derën dhe të shihja se çfarë po ndodhte, ndërkohë u dëgjua një tjetër krismë. Më ka thirrur studenti të hyj brenda dhe kemi mbyllur derën me çelës. Kuptuam që po qëllohej  në shkollë. Edhe ne vendosëm që të mbyllim dhe izolonim derën e zyrës me karrige e tavolina të mëdha dhe çdo gjë tjetër që kishim brenda.

Me mbërritjen e policisë, çfarë ndodhi më pas?

Zhurmat dhe bërtitjet ishin në vazhdimësi. Fillimisht studenti im Jakob donte të  dilte në dritare, më pas së bashku jemi fshehur poshtë tavolinës sime të punës dhe përpara vetëm vendosëm një raft. Ndërkohë, që në dritare kalonin studentë, por u frikësuam se nuk e di kush ishin fillimisht.  Më pas e goditën fort në derë por kishim frikë ta hapnim. Dera e zyrës  është shpërthyer nga forcat e policisë. Duhet të ishin mbi 10 të tillë. Na sugjeruan të vëmë duart në kokë dhe na shoqëruan deri poshtë. Shkallët ishin te Lara ne gjak dhe aty jemi trembur.  Na evakuan dhe na kontrolluan me imtësi.

A ju kanë kontaktuar autoritetet shqiptare pas ngjarjes?

Na çuan në një godine tjetër ku pushuam dhe morëm ndihmën e nevojshme. U kontaktova nga ambasadori i Shqipërisë dhe ambasadorja e Kosovës në Pragë që u shqetësuan për sigurinë tonë.

/Liberale.al/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit

05/09/2026

“Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit

05/09/2026

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

05/09/2026

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë
  • A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet
  • Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.