AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

by Alb Times
21/10/2026
in Opinion
6
0
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Hermes Kafexhiu

Protesta pa organizim politik nuk arrin dot asnjë kërkesë, të paktën deri në çastin kur nuk ka krijuar precedentin e ri që të bëjë atë masë të madhe njerëzish edhe paralize institucionale sa të bllokojë jetën administrative dhe punëdhënëse deri aty sa Ramës vërtet mos t’i shkojë nga mendja, jo karrige të nxjerrë nga kryeministria po as të postojë.

Po ajo që më habiti dje ishin intelektualët, edhe ata konstatim, edhe ata populizëm, edhe ata asnjë bazë për të hedhur ide që protesta të organizohet, edhe ata duan ta lënë kaotike, në rrëmujë, duan ta lënë amorfe si një zë që flet për pabarazinë dhe demonstron për të, por që në fakt nuk nxjerr në pah pikërisht atë që nuk e shmang dot asnjëri prej nesh, alternativën politike.

Intelektualët dje i dhanë jetë më shumë reelsave, spektaklit të protestës, por në asnjë moment nuk hodhën ca thërrime mendimesh për ta organizuar këtë revoltë politikisht.

Ndaj pyetja ime është, se nëse intelektualët nuk flasin për këtë, atëherë ku do duan të dalin?

A mos vallë intelektualët duan ta lënë në këtë gjendje dhe këtë perceptim tensioni për ta devijuar protestën te i njëjti establishment, opozita në këtë rast, dhe ta nxjerrin nga kauza e saj që është kundër tij, siç prej ditësh shprehen “Rama dhe Berisha në burg”.

Lëvizja e intelektualëve, pedagogët në këtë rast, ishte simpatike, por jo me përfundim, jo me zgjidhje, jo me konkluzione, por me një zhurmë që rrotullohet vetëm rreth lajmeve që nxjerr dy luftimi mes policisë dhe protestuesve.

A duhet të ketë një artikulim politik kjo protestë?

Nëse pedagogët po e devijojnë këtë tension dhe këtë gjendje revolte për një mulli tjetër, po bëjnë një gabim që do u kushtojë kohës deri aty sa ta keqpërdorin.

Afërmendsh, edhe pa asnjë lloj kompleksi për këtë, duket sikur ndonjëherë ajo lëvizja e djeshme i shërben Berishës. Njerëz rreth tij ishin në protestë, pa dashur të them shumica. Ai pati një lumë reagimesh, bëri thirrje që sot të ketë bojkot në protestë, shpalli propagandën e mbrojtjes politike të protestës, që është kaq absurde, sepse protesta shprehet dhe kundër tij.

Doli dhe tha se jo vetëm e nxisim, po dhe e organizojmë. Nëse është ai dhe demokratët, nuk ka asgjë të keqe, po pse duhet ta kenë këtë kompleks?

Po unë nuk besoj se është vetëm ai, por ai është futur tani, për të ndërtuar narrativën që unë mendoj se i prish dhe e bën pis protestën.

Ndaj lëvizja e intelektualëve të djeshëm ecën mes kësaj dileme, duan revoltë, por nuk duan një që revolta të votohet.

Se ja Rama iku nga Kryeministria, edhe PS e nxjerr prapë kandidat për Kryeministër, a mos vallë do i thuash PS-së që mos e kandido?

Ka diçka të palogjikshme dhe të paarsyeshme në këtë histori që vijon prej njëqind e ca ditësh. Kam folur prej kohësh për organizimin politik të protestës. Kush kompleksohet se gjasme po doli koka, do prishet kjo revoltë, e ka gabim dhe pikë.

Po ama nëse pas gjithë kësaj rezistence do shkojmë në zgjedhje, pa fytyrën e protestës dhe padashur ta dekonspiroj, por me fytyrën e Saliut.

Na ka shkuar dëm gjithë kjo përpjekje.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

21/10/2026

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

21/10/2026

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

21/10/2026

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

21/10/2026

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

21/10/2026

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

21/10/2026

“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

21/10/2026

Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

21/10/2026

Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

21/10/2026

Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

21/10/2026

“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

21/10/2026

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

21/10/2026

Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

21/10/2026

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

21/10/2026

Të gjithë të kënaqur me protestën!

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!
  • “PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.