• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Inovacion me para patriotike: 10 milionë dollarë për “lodrat” e Mira Muratit

20/05/2026
in Kryesore, Politikë
Inovacion me para patriotike: 10 milionë dollarë për “lodrat” e Mira Muratit

Qeveria shqiptare mori vendim të investojë 1 miliard lekë, ose rreth 10 milionë dollarë, në startup-in amerikan “Thinking Machines Lab”, kompania e re e themeluar nga Mira Murati, ish-drejtuese e OpenAI. Vendimi është futur në buxhet që para një viti, përmes një akti normativ të miratuar më 29 prill 2025.

Në dokument përcaktohet se fondi do të përdoret nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në formën e një transferte kapitale për Korporatën e Investimeve Shqiptare, me qëllim pjesëmarrjen e shtetit shqiptar në këtë startup teknologjik.

Në këtë mënyrë, Shqipëria hyn si investitore në një kompani private amerikane të inteligjencës artificiale.

Mira Murati mbetet një nga emrat më të suksesshëm shqiptarë në teknologji dhe arritja e saj është e padiskutueshme. Por dyshimi lind te mënyra si po përdoren fondet publike dhe mungesa e informacionit mbi këtë investim.

Me kalimin e një viti pas kësaj transferte të majme parash dhe promovimit të iniciativës patriotike-digjitale, nuk janë bërë ende publike të dhënat që justifikojnë nxitimin “teknologjik”:

Sa aksione do të marrë shteti shqiptar?

Çfarë garancish ekzistojnë për kthimin e investimit prej 10 miliardë lekësh?

Kush do ta administrojë pjesëmarrjen shqiptare?

Por sidomos, mbi çfarë analize financiare është marrë ky vendim?

Në aktin qё alokoi fondet nuk gjenden detaje të tilla. Sepse vendimi është miratuar me akt normativ, instrument që përdoret për raste nevoje dhe urgjence. Në këtë rast bëhet fjalë për një investim në një startup privat në SHBA, i futur në mes të ndryshimeve të buxhetit të shtetit për vitin 2025.

Ndërkohë, në Shqipëri vazhdojnë të mungojnë fondet për laboratorë universitarë, kërkim shkencor, startup-e vendase dhe mbështetje të vërteta e incentivuese për të rinjtë që merren me teknologji.

Amerikania Mira Murati është importuar shtrenjtë nga qeveria si investim i domosdoshëm, në vend që të ndërtohet fillimisht një ekosistem inovacioni brenda vendit, me financime transparente dhe mbështetje për projektet shqiptare. Dhe 10 milionë dollarë para publike janë paguar pa lënë asnjë gjurmë drejt një kompanie të sapokrijuar në Silicon Valley.

Qeveria e paraqet këtë si investim strategjik në teknologji dhe inteligjencë artificiale. Mund të jetë e vërtetë, ose jo. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse ky do të jetë një investim me përfitim për qytetarët shqiptarë, apo thjesht një tjetër histori “inovacioni” e paguar shtrenjtë dhe pa shumë shpjegime nga taksapaguesit me kombësinë e Mirës.

/Kontrast.al

Më të lexuarat

  • SHBA hap dosjen e vitit 1996, Raúl Castro nën akuzë për vrasjen e tre shtetasve amerikanë

    SHBA hap dosjen e vitit 1996, Raúl Castro nën akuzë për vrasjen e tre shtetasve amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kur liderët e botës sillen si çiliminj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është takuar me Selin pas daljes nga BBV 5? Miri zbulon raportet me ish-banorët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dakordësi mes PS dhe PD për Rregulloren e Kuvendit, çfarë u tërhoq dhe u pranua

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazar pas pazari: A po shkojnë Rama dhe Berisha drejt ndryshimit të Kushtetutës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Senatori amerikan ngre alarmin: Familja Trump po pasurohet në Ballkan, konsulentët e tij miliona nga opozita shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kina dhe Rusia, kritika Trump/ Xi dhe Putin me deklaratë të përbashkët: Kundër ‘Kupolës së Artë’ amerikane

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Inovacion me para patriotike: 10 milionë dollarë për “lodrat” e Mira Muratit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm shkrimin e fjalimeve, Berisha ia lë “ringritjen” e partisë në dorë ChatGPT-së, PD prezanton sot Departamentin e IA

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arben Malaj kritika Ramës: Ka karizëm, por nuk di të bëjë shtet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!