AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Ilir Meta nuk mund të futet në listën e PD”, Çollaku i vendosur: Pa sens që parti ideologjikisht të majta të gjejnë vend tek e djathta

by SHT Media
17/01/2025
in Politikë
6
0
“Ilir Meta nuk mund të futet në listën e PD”, Çollaku i vendosur: Pa sens që parti ideologjikisht të majta të gjejnë vend tek e djathta
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Partinë Demokratike kanë nisur akuzat për manipulim zgjedhjesh në degën nr.2 në Tiranë. Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku i ftuar në Report Tv thotë se në politikën shqiptare është ende e vështirë të instalohet kultura që humbësi është po aq u i rëndësishëm sa fituesi. Sipas tij, akuza të tilla ndodhin pasi refuzohet të pranohet humbja.

“Është traditë jo shumë për t’u lavdëruar apo krenuar kjo. Një parti që është e hapur dhe demokratët e kanë këtë liri të thonë çfarë mendojnë duke qenë se është e vështirë të instalohet kultura që humbësi është po aq i rëndësishëm sa fituesi, sepse vlerën dhe ngjyrën e vërtetë të një procesi e bën kur humbësi e pranon rezultatin dhe përshëndet fituesin. Akti më i bukur i çdo procesi zgjedhor është që humbësi del dhe rreshtohet në krah të fituesit. Kjo kulturë vonon të instalohet dhe hera herës, siç është rasti i degës 2, kemi fenomene të tilla ku refuzohet humbja”, thotë Çollaku në Report Tv.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Çollaku thotë se elementë të tillë ngrenë shqetësim edhe për procesin e primaareve, që në fakt ende nuk ka një datë se kur mund të zhvillohen.

“Procesi i primareve është një proces i vlefshëm në vetvete, është një proces që demokratizon partitë, fisnikëron partitë, dhe i jep fuqinë e vendimmarrjes gjithë segmenteve të partisë. Në parim, nuk ka asgjë për t’u kritikuar. Kur flasim për primaret, imagjinojmë primaret amerikane, ku një vit e gjysmë para, kandidatët rreshtohen, prezantojnë platforma, debatojnë, njëri fiton dhe të tjerët e përshëndesin. Sfida është që primaret apo zgjedhjet brenda partisë, po, por duhet instaluar edhe kultura e pranimit dhe respektimit të të gjithëve.

Elementë të tillë ngrenë shqetësimin e mbarëvajtjes si gjithëpërfshirja, garancitë dhe proceset e plota që nga A deri te ZH. Nëse kjo ndodh nuk ka asgjë të keqe që primaret të zhvillohen, por në situata krize apo emergjence është për tu analizuar nëse dëmtojnë apo fuqizojnë formacionin politik”, vijon Çollaku.

Deputeti demokrat është kundër futjes së Partisë së Lirisë dhe Ilir Metës në listat e sigurta të PD, pasi thotë ideologjikisht përfaqësojnë të majtën. Ai thekson se nuk mund të mbesin jashtë koalicionit parti të tjerë opozitare të djathta.

“Meta është i arrestuar, i arrestuar në mënyrë vulgare të paligjshme, kam patur rastin të punoj, s’kam problematikë personale. Ideja e futjes së të gjithëve në një listë do funksiononte nëse do futej i gjithë spektri në një listë. Është e pasens kur parti ideologjikisht të majta të gjejnë më vend në një listë të PD.  Nëse do kishte unifikim total, do kishte sens. Nëse opozita shkon e copëtuar, nga pikëpamja elektorale kam një lloj skepticizmi. Është një parti e majtë që kemi disa dallime që na ndajnë, ideologjike, nuk e di sa e frytshme do ishte nga pikëpamje elektorale.

Nga pikëpamja politike e kuptoj, nga pikëpamje njerëzor po ashtu e kuptoj, solidaritet njerëzor, por nga pikëpamja elektorale kamë skepticizmin tim. Ky është mendimi im, kush e ka në dorë dhe kush e drejton do ta vlerësojnë. Nuk kam problem nëse vjen PL brenda, por s’do doja të shihja segmente të djathta që ngelen jashtë frontit të PD”, thotë deputeti demokrat.

Çollaku thekson se vetëm të bashkuar mund të luftojnë përballë kryeministrit Rama në zgjedhjet e 11 majit.

“Unë insistoj në bashkimin e PD dhe demokratëve, e mendoj të vetmen rrugë që mund të sjellë sukses ne dhe kur e sjell për PD e sjell për gjithë opozitën.  Bashkimi dhe vetëm bashkimi është garancia e PD drejt fitores. Lufta brenda llojit është një gosti për Edi Ramën. Ne nuk mund të humbasim energji, asnjë sekondë kohë, për të zhvilluar beteja kundër njëri-tjetrit, me gjykimi paragjykime secila palë në të drejtën e vet. E rrezikshme sot të vazhdojmë rivalitetin e luftës brenda llojit, do ishte gosti e pamerituar për Ramën. Një PD që shkon në konflikt, e përçarë, me dy- tre subjekte të ndryshme që do dëmtojnë njëra-tjetrën, është goditje për Ramën. Duhet të tejkalojmë veten për të kuptuar se e keqja e madhe është Edi Rama”, tha ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.