AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Jetë

“Iku dhe nuk u kthye më!” Avokati Vishaj rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë dhe braktisjen nga gruaja

by Alb Times
21/05/2026
in Jetë, Kryesore
6
0
“Iku dhe nuk u kthye më!” Avokati Vishaj rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë dhe braktisjen nga gruaja
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në emisionin “Rudina”, në Tv Klan ishte i ftuar këtë të enjte, më 21 maj, avokati i mirënjohur Saimir Vishaj, i cili ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, në lidhje me karrierën e tij, ashtu edhe për shkak të jetës së tij personale, në të cilën i është dashur të përballojë disa sfida të njëpasnjëshme kohët e fundit.

Vishaj ka qenë pak kohë më parë në vëmendjen e medias, lidhur me sëmundjen e tij të rëndë, e cila e “gjunjëzoi” disi avokatin. Ai rrëfeu se mjekët në Shqipëri nuk i dhanë shpresa, duke “larë duart” se kishin bërë gjithçka çfarë kishin në dorë dhe se jeta e tij varej nga Zoti.

“Kam qenë duke dalë nga një seancë gjyqësore më 29 prill 2025, ku papritur kam rënë në tokë, nuk e di arsyen. Unë jam shumë i rregullt në bërjen e check up-it dhe analizave. E vetmja gjë që nuk më kishin bërë ishte kolonoskopia dhe kam shkuar gjysmë i vdekur në Itali. Ata më pas më zbuluan që kisha një kancer në zorrë të trashë, i cili më kishte hedhur disa vatra në mushkëri. I jam nënshtruar gati 12 orë një operacioni me robot në Itali, ku kam pastruar kancerin dhe aktualisht jam mes Amerikës dhe Shqipërisë, ku po i japim dorën e fundit dy-tre vatrave të vogla të kancerit që më ndodhen në trup. Mosbërja e saj më çoi tre herë në gjendje kome. Tre herë kam qenë i intubuar, ku luaja me jetën me minuta, me sekonda.”

Avokati Vishaj u shpreh pozitiv në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, duke u bazuar në optimizmin që i kanë reflektuar mjekët mbi betejën e tij me sëmundjen e rëndë.

“Nuk duhet të stresohem, duhet ta marr jetën më butë, pasi në 35 vite avokati, edhe unë i përjetoja ngjarjet dhe ndoshta kjo ishte një nga pasojat që erdhi kjo sëmundje dhe agravoi kaq shpejt.”

Nga ana tjetër, një nga sfidat e mëdha me të cilat i është dashur të përballet gjatë luftës me sëmundjen, ishte divorci pas një martese 35-vjeçare.

“Vijmë nga SHBA, pasi kishim bërë një pjesë të kimioterapisë, të cilën do e vazhdonim në Shqipëri. Bashkëshortja nuk e përtypi dot që ne do të jetonim në Shqipëri dhe një ditë të bukur, pas 2-3 ditësh, më tha ‘do të iki të rregulloj një dhemballë’ dhe nuk u kthye më në shtëpi. Më pas mora vesh që kishte ikur tek dy çunat në Amerikë dhe sot ndodhet atje. Unë bëra divorcin legal, duke i dhënë fund marteses. Me dashje, pa dashje, ndodhi!”

Avokati u shpreh se vetmia është një nga plagët më të mëdha me të cilat i është dashur të përballet në këtë periudhë, për të cilën u shpreh se po e vuan shumë.

“Mjerë ai që e vuan vetminë. Më mirë të vdesësh se të jesh i vetmuar. Vetmia, sidomos për burrat, është shumë e rëndë. Të fillosh të lash enët, të lash rrobat, të pastrosh, të bësh punët, të bësh punët më të rëndomta, të vesh i veshur në punë dhe natën pastaj të flesh vetëm është shumë e rëndë. Ndonjëherë them më mirë të kisha vdekur se ta ndjeja veten të vetmuar. Por ja që po ia dal, po ia dal tani, jam mësuar. Ky është fati.”

Në lidhje me karrierën e tij, Vishaj pohoi se i është kthyer jetës së tij profesionale me kohë të plotë, falë dëshirës, energjisë dhe vullnetit që e karakterizon.

“Këtë energji e pasqyroj dhe në punë, jam një vlonjat i egër përpara një padrejtësie që bëhet, e shfaq natyrën time në seancë gjyqësore, kur kam të drejtë dhe pala tjetër e ka shumë të vështirë të ndeshet me mua sepse jam vetvetja, nuk shtirem dhe nuk bëj kompromis.”

Avokati Vishaj deklaroi se 80% të çështjeve gjyqësore në të gjithë karrierën e tij i ka fituar.

Bëjmë të ditur se avokati pak kohë më parë ka bërë publike në rrjetet e tij sociale, situatën e vështirë në të cilën është gjendur, ku krahas sëmundjes, vetmia u ul këmbëkryq tek ai pas divorcit, duke shprehur keqardhje dhe nota vuajtjeje në të gjithë postimin e tij.

Një pjesë e postimit të tij:

“Vetmia është gjëja më e rëndë që i ndodh njeriut. Linda nga dy prindër të mrekullueshëm, u bëra një baba i denjë i dy djemve me mbiemër Vishaj, por ç’e do, sot mamaja e djemve u divorcua nga gjykata e Tiranës duke e përdhosur mbiemrin Ruka dhe duke hequr përfundimisht mbiemrin Vishaj.

Ja pra kjo është vetmia që kur të zë një sëmundje, ish gruaja ikën me vrap duke e lënë në vetmi atë që kishte 35 vite që bashkëjetonte.

Kur ishim mirë s’kishte vetmi, tashmë vetmia u ul këmbëkryq në shtëpinë time…”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

23/10/2026

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

23/10/2026

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

23/10/2026

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

23/10/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23/10/2026

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

23/10/2026

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

23/10/2026

LIVE! Rama: Protesta e financuar me para të ardhura nga jashtë!

23/10/2026

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

23/10/2026

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

23/10/2026

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

23/10/2026

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

23/10/2026

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

23/10/2026

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

23/10/2026

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false
  • Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.