AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

‘I izoluar’ nga SHBA dhe Britania dhe në telashe me drejtësinë, Berisha flet për herë të parë: E vërteta e vajzës s

by SHT Media
24/11/2023
in Kryesore
6
0
‘I izoluar’ nga SHBA dhe Britania dhe në telashe me drejtësinë, Berisha flet për herë të parë: E vërteta e vajzës s
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania lidhur me përmendjen e emrit të vajzës së tij Argita Malltezi në dosjen SPAK.

Berisha tha po ashtu se marrëdhëniet e tij personale me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe janë të njohura, me proceset gjyqësore që sipas tij janë të pandërprera.
Berisha shtoi se pavarësisht marrëdhënieve të tij jo të mira me përfaqësuesit e SHBA-së dhe Britanisë, PD ka komunikime konstante me ndërkombëtarët.

Ai tha se vajza e tij, përmendet në dosje pasi akuzohet se nuk ka deklaruar në ILDKP pasurinë e Jamarbër Malltezit, ndërkohë që vetë kryetari i ILDK-së i ka thënë se asaj nuk i takon të bëjë deklarimin e pasurisë të të shoqit, aq më tepër kur kjo është një pasuri e trashëguar nga ai.

Sipas Berishës, përmendja e emrit të Argita Malltezit në këtë dosje është bërë me urdhër të kryeministrit Rama. – “Sepse Argita Malltezi, po të lexosh dosjen është vetë e akuzuar. thuhet se Argita Malltezi nuk ka deklaruar në ILDKP dividentin e të shoqit. Por Argita Malltezi që ka deklaruar pasurinë e vetë, dy vite para se të futej ligji për ta deklaruar, ka pyetur dhe ka thënë kryetari i ILDKP-së se për të ardhurat e burrit nuk të takon t’i deklarosh.

Këtu e ke tre a katër herë emrin e saj, për të bërë Edi Rama ekuivalencën e thjeshtrës së familjes, e cila shkatërron rrjetin e arkitekteve dhe studiove në Shqipëri sepse fiton thuajse çdo tender me kompani të huaj në kundërshtim flagrant me ligjin.

Ligji vajzën time, vajzën apo djalin e kryeministrit nuk e lejon në mënyrë kategorike të marrë pjesë në asnjë tender dhe të ketë asnjë përfitim veçse si rrogëtar nga sektori publik. Edi Rama për të bërë një lloj barazimi, i fut mercenarët e vetë që të thonë se nuk ka deklaruar. Aq më tepër kjo është një pasuri e trashëguar nga Abi Malltezi”,-tha Berisha.

Kujtojmë se ndaj Jamarbër Malltezit është vendosur masa e “arrestit me burg” për dosjen “Partizani”, ndërsa po për të njëjtën dosje është vevndosur masa për ish-kryeministrin Berisha si person nën hetim “detyrim paraqitje”, “mos lejim i daljes nga vendi”.

Ai tha se janë disa përfaqësues të PD-së si Gazment Bardhi dhe Belind Këlliçi që zhvillojnë takime periodike për përfaqësuesit e ambasadave të huaja.

“Marrëdhëniet e mia personale janë tashme të njohura, vazhdojnë proceset gjyqësore për qëndrimet pa asnjë fakt, document. Por marrëdhëniet e PD me SHBA dhe Britaninë, janë konstante, janë disa përfaqësues të PD që takohen në mënyrë periodike me diplomatët, Gazment Bardhi, Këlliçi. Ne mbajmë lidhje konstante me OSBE-në, me ambasdorin e OSBE-së, me ambasadorin gjerman, me të gjithë. Proceset gjyqësore të miat me ndërkombëtaret janë të pandërprera”, u shpreh Berisha.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

22/10/2026

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

22/10/2026

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev
  • Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.