• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Nga “mburoja” ligjore për të miturit, mbrojtja për gazetarët, burg për parkimet që bllokojnë emergjencat, deri te dënimet e rënda për zjarrvënësit

13/02/2026
in Kronikë
Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Nga “mburoja” ligjore për të miturit, mbrojtja për gazetarët, burg për parkimet që bllokojnë emergjencat, deri te dënimet e rënda për zjarrvënësit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një nga paketat më të thella dhe më të rrepta të ndryshimeve në Kodin Penal përgjatë viteve të fundit. Me dekretimin e ligjit nga Presidenti i Republikës dhe botimin e tij sot në Fletoren Zyrtare, legjislacioni shqiptar përafrohet me direktivat e Bashkimit Evropian, duke ashpërsuar ndjeshëm ndëshkimet kundër krimeve të rënda dhe duke futur rregulla të reja që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve.

Reforma, e cila pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji, prek disa nga plagët më të ndjeshme të shoqërisë shqiptare.

Tolerancë zero ndaj abuzuesve të fëmijëve

Pjesa më e rëndësishme e këtij ligji godet pa kompromis abuzimet seksuale dhe shfrytëzimin e të miturve. Kodi i ri sanksionon dënime që arrijnë deri në 20 vjet burgim për personat që përfshihen në akte seksuale me fëmijë nën 14 vjeç. Rrethanat bëhen edhe më rënduese kur autori është një person me autoritet, anëtar i familjes, apo kur fëmija është në kushte vulnerabiliteti.

Për herë të parë, goditet rëndë jo vetëm prodhimi, por edhe aksesimi i vetëdijshëm i materialeve pornografike me të mitur. Gjithashtu, ligji i ri dënon ashpër “turizmin seksual”, duke sanksionuar organizatorët e udhëtimeve që kanë si qëllim shfrytëzimin e fëmijëve. Në rastet tragjike kur këto krime shkaktojnë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës, dënimi minimal nis nga 20 vjet burg.

Garanci për fjalën e lire

Një tjetër zhvillim është mbrojtja e posaçme ligjore për punonjësit e medias. Reforma sanksionon dekriminalizimin e pjesshëm të shpifjes për gazetarët: ata nuk do të mbajnë më përgjegjësi penale nëse përhapin me mirëbesim informacione për çështje me interes publik, me kusht që të kenë tentuar verifikimin e fakteve dhe të reagojnë shpejt për të përgënjeshtruar pasaktësitë.

Paralelisht, shteti merr në mbrojtje fizike gazetarët. Çdo akt dhune apo kanosjeje ndaj tyre për shkak të detyrës, tashmë përbën një vepër të rëndë penale që dënohet me deri në 5 vjet burg.

Mbrojtja e territorit dhe mjedisit

Në përgjigje të emergjencave të përvitshme mjedisore, zjarrvënia e qëllimshme në pyje do të trajtohet me “dorë të hekurt”. Nëse ky krim kryhet gjatë kushteve të vështira të motit (që favorizojnë flakët) apo pranë zonave të banuara dhe të mbrojtura historike, dënimet mund të shkojnë deri në 10 vjet burg.

Goditje marrin edhe zyrtarët publikë abuzues: ata që lejojnë ose përfshihen në ndërtime të paligjshme do të përballen jo vetëm me shtim të ndjeshëm të dënimit me burg, por edhe me heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Burg për “parkimet dyshe” që bllokojnë rrugën

Një nga risitë që prek drejtpërdrejt trafikun kaotik urban është shtimi i nenit 293/1. Kushdo që parkon mjetin në rresht të dytë dhe bllokon kalimin e autoambulancave, zjarrfikëseve apo policisë, nuk do të përballet më thjesht me një gjobë administrative të Policisë Rrugore. Ky veprim tashmë klasifikohet si kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 1 vit burgim.

Siguria Kombëtare dhe mbrojtja e fondeve të BE-së

Në rrafshin e sigurisë kombëtare, Kodi i ri bllokon shtigjet për financimin e terrorizmit. Udhëtimet jashtë vendit me qëllim marrjen e trajnimeve ose bashkimin me organizata terroriste, si dhe rekrutimi i personave për këto qëllime, do të dënohen ashpër.

Gjithashtu, ligji shton dispozita të posaçme kundër korrupsionit dhe mashtrimit me fondet e Bashkimit Evropian, duke parashikuar dënime deri në 10 vjet burg për abuzimet financiare në shuma të mëdha.

Këto ndryshime ligjore hyjnë në fuqi më 28 Shkurt 2026, i japin organeve të drejtësisë instrumente shumë më të forta në dorë.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Lufta e Iranit: 10 fjalët e përdorura më shpesh dhe kuptimet e tyre

    Lufta e Iranit: 10 fjalët e përdorura më shpesh dhe kuptimet e tyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Incident në Firence: Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherri me Daniel Nelën, i plagosur rëndë edhe vëllai i autorit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb jetën 33-vjeçari (EMRI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!