AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Humbi vëllain në tragjedinë në Larisa, shqiptari prek me dedikimin

by SHT Media
22/02/2025
in Kronikë
6
0
Humbi vëllain në tragjedinë në Larisa, shqiptari prek me dedikimin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

2 vite pas tragjedisë në Larisa ku humbën jetën 57 persona, kujtimet janë ende të freskëta për shqiptarin Kristian Ruçi, i cili humbi të vëllanë Denisin.

Për të nderuar kujtimin e tij, por edhe të gjithë personave që humbën jetën gjatë përplasjes tragjike të një treni mallrash me një tren pasagjerësh, ai po dërgon një mesazh të fortë.

“Nuk kam oksigjen’’ është fraza që është shkruar nga i riu shqiptar, i cili i referohet fjalisë së përdorur nga një prej personave që ndërroi jetë në aksident. Viktima e tha këtë frazë teksa po komunikonte me shërbimet e urgjencës.

jo shprehje është përdorur si slogan i protestave dhe është parë shpesh në pankartat e demonstruesve. Për Kristianin dhimbja është e fortë si ditën e parë të tragjedisë të 28 shkurtit të vitit 2023.

“E gjithë kjo më ka lënduar vërtetë, që kur ai u largua, më dhemb. Më mungon çdo ditë”, tha vëllai i viktimës, Kristian Ruçi.

Me përdorimin e traktorëve dhe ndihmën e mikut të tij Anestis Glias, familja e të cilit zotëron fushat në fshatin Galarinos, në rajonin verior të Kalkidikisë, Ruçi thotë se realizoi shprehjen brenda një dite.

“Ne menduam se çfarë mund të bënim, në mënyrën tonë, për të treguar se ne ende po luftojmë dhe ende po kërkojmë drejtësi. Ne menduam për këtë për një javë, se si do të funksiononte kjo në një hapësirë ​​prej 500 metrash. Kuptuam se do të na duheshin 10 metra nga qoshet dhe pesë metra për çdo shkronjë. Filluam në orën shtatë të mëngjesit deri në orën shtatë të mbrëmjes, brenda një dite mundëm ta përfundojmë atë”, tha Kristiani.

Ruçi tha se donte të dërgonte një mesazh se do të vazhdojë beteja me autoritetet për të gjetur të vërtetën dhe përgjegjësit të dënohen.

“Jam shumë i lumtur së bashku me Anestin që bëmë diçka për viktimat dhe nderuam kujtimin e tyre. Doja që të gjithë ta shikonin dhe jam i lumtur për vëmendjen që morëm”, tha Kristiani.

22-vjeçari thotë se është i zhgënjyer nga sistemi i drejtësisë në Greqi dhe hapat që janë marrë deri më tani për të zbardhur tragjedinë.

“Eshtë për të ardhur keq për të gjithë sistemin qeveritar në Greqi dhe shoh padrejtësi, tradhti nga vendi ku kam lindur”, thotë Kristiani.

Kristiani kujton për gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters herën e fundit që u takua me të vëllanë.

“Kontakti i fundit që kam pasur me vëllanë ka qenë një ditë më parë, kemi biseduar në telefon sepse ai kishte shkuar në një vend në Athinë që më pëlqente dhe i thashë se do të shkonim sërish bashkë në një moment. Fatkeqësisht, ne e planifikuam një gjë të tillë, por nuk shkuam kurrë”, thotë Kristiani.

Babai i Denisit tregon për mediat greke telefonatën e fundit me të birin.

“Babi do të vij vonë më tha, do t’ju telefonoj, mos hajdeni më herët. Po pres ende telefonatën e tij…”, thotë Panos Ruçi, babai i viktimës.

Prindërit e Denisit në atë kohë deklaruan për mediat greke se djali kishte prerë një biletë elektronike për në vagonin e 5-të, por mendohet se ai ka lëvizur pak minuta para përplasjes për të shkuar në të 2-tin ku ishte edhe mensa. 3 vagonët e parë ishin ato që u dëmtuan më së shumti pas përplasjes kokë më kokë të trenave.

Përveç Denisit, në aksidentin e rëndë humbën jetën edhe 5 shqiptarë të tjerë.

Ndërkohë, hetimet për ngjarjen e rëndë ende vijojnë. Dhjetëra persona janë akuzuar deri më tani, duke përfshirë një drejtues stacioni hekurudhor.

Sipas një raporti të ekspertëve të punësuar nga familjet e viktimave, përplasja çoi në një shpërthim dhe më pas një zjarr të madh. Familjarët kanë akuzuar autoritetet se po përpiqen të mbulojnë provat. Ata thonë se gati gjysma e personave humbën jetën nga zjarri që pasoi më vonë për më shumë se një orë pas përplasjes, dhe jo nga vetë përplasja.

Dy vite më vonë, nuk ka asnjë raport zyrtar se çfarë e shkaktoi tragjedinë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

14/10/2026

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

14/10/2026

U diagnostikua me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit!

14/10/2026

Bombardime të fuqishme në Liban, avionët luftarakë dhe artileria izraelite godasin disa zona!

14/10/2026

“Protesta s’ka lidhje me opozitën”- Hasimja: Janë në pozicion jashtë loje, opozitën po e bëjnë njerëzit në shesh!

14/10/2026

Kjo nuk është më protestë, por cenim i rendit kushtetues

14/10/2026

Kaosi dhe dhuna në rrugët e Tiranës, biznese dhe institucione, Policia vijon shoqërimet pas përfundimit të tubimit

14/10/2026

Kushtet e Kroacisë për Malin e Zi, zbulohen 8 kërkesat e Zagrebit përpara integrimit

14/10/2026

Dhuna në protestë, Policia shoqëron shumë persona të dyshuar nga zona të ndryshme të Tiranës!

14/10/2026

VIDEO/ Momenti kur protestuesit sulmojnë komisariatet nr.2 dhe 3! Hyjnë në territorin e tyre dhe shkatërrojnë, shikoni pamjet

14/10/2026

Protesta/ Bardhi denoncon dhunën policore ndaj deputetëve opozitarë: Akt i padenjë për njerëz që mbajnë uniformën e shtetit!

14/10/2026

Protesta e dhunshme, Berisha: Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme, studentët nuk i lëshojmë!

14/10/2026

Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

14/10/2026

“Këta nuk janë studentë, janë më të sofistikuar”- Leka: I vetmi ndryshim nga 14 shtatori 1998 është se…

14/10/2026

“Mund të vrasin njerëz”- Protesta, Çupi: Çunat me kapuçë nga Tetova dhe të Vetëvendosjes po krijojnë grusht shteti!

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?
  • Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.