• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Humbi garën me Tabakun, Ilir Alimehmeti: Do ketë analizë dhe llogari brenda PD

21/05/2025
in Politikë
Humbi garën me Tabakun, Ilir Alimehmeti: Do ketë analizë dhe llogari brenda PD

Kandidati demokrat në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, nuk arriti të ishte pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, edhe pse arriti të merrte 18,125 vota.

Në një përballje të fortë brenda grupit të PD mes Alimehmetit dhe Jorida Tabakut, kjo e fundit u shpall fituese me një diferencë votash prej 2,440.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Ilir Alimehmeti tha se gara elektorale nuk duhej të zhvillohej mes të njëjtës parti, duke fajësuar kështu sistemin zgjedhor.

Ai nënvizoi se në asnjë vend të Evropës nuk gjendet një sistem elektoral i tillë.

Alimehmeti u shpreh se sapo të mbyllet procesi, ai vetë, por edhe demokratët e tjerë, do të ulen të bëjnë një analizë për të parë se ku ka qenë problemi i humbjes.

Sa i përket aktivitetit të tij politik, demokrati tha se do të vazhdojë edhe pa qenë pjesë e parlamentit.

Intervista e plotë:

Humbët një garë, një garë mes jush dhe Tabakut. Sot që jemi 10 ditë pas zgjedhjeve, çfarë ndjesie keni?

Alimehmeti: Një garë elektorale nuk zhvillohet mes të njëjtës parti, por mes dy kaheve politike, pra mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Dhe le të themi, mjeshtrat që prodhuan këtë sistem zgjedhor, e kthyen këtë garë në brenda për brenda, e cila nuk i shërben askujt, nuk i shërben kandidatëve, por më e rëndësishmja nuk i shërben njerëzve. Nuk gjejmë askund një sistem elektoral të tillë në Evropë. Ky sistem i largon njerëzit nga zgjedhësit dhe bën që të interesohen gjithnjë e më pak se kush zgjidhet në vend. Këto zgjedhje prodhojnë një parlament që komandohet shumë lehtë, në këtë rast nga kryetari i Partisë Socialiste. Kur shkoja te njerëzit, njerëzit pyesnin: “Kush janë deputetët e zonës?” Aty janë ende njerëzit. Sistemin e ndryshuan, nuk ka më deputetë zone. Cilësia e parlamentit po bie, dhe kjo në dëm të të gjithëve ne. Nuk është kjo rruga që ne duam për zhvillimin e këtij vendi dhe është kjo arsyeja pse vendi po shpopullohet.

PD nuk i pranon zgjedhjet. Por, vetëm PD po flet për vjedhje votash, jo partitë e tjera. Mund të më jepni një opinion?

Alimehmeti: Unë jam ende brenda procesit, po pres të mbyllet. Të marrim tabelat përfundimtare. Do ulemi dhe do bëjmë një analizë të hollësishme, unë të fushatës sime e kështu me radhë.

Mendoni se do ketë kërkesë llogarie brenda partisë për këtë rezultat që morët?

Alimehmeti: Analizat janë për të parë ato gjërat që funksionuan dhe t’i kemi parasysh në zgjedhjet e ardhshme, si edhe për gjërat që nuk funksionuan dhe si rrjedhojë nuk duhet të përsëriten në zgjedhjet e tjera. Për të parë kush kishte një performancë të mirë dhe kush një performancë të dobët. Ky lloj inventari përcakton ritmin nëse do ecësh përpara apo do ecësh mbrapa.

Keni besim që do bëhet kjo analizë?

Alimehmeti: Pa diskutim që po.

Si mendoni ta vijoni aktivitetin tuaj politik?

Alimehmeti: Aktiviteti vazhdon. Aktiviteti ishte aty edhe pa qenë pjesë e parlamentit. Por ende procesi s’ka mbaruar. I japim kohën e vet procesit.

Më të lexuarat

  • Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të dytë

    Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të dytë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokalari i shkruan DASH-it: Takimi me Mediun mund të përdoret si mbështetje për Berishën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fytyra të nxira dhe të vrenjtura: Muli dhe “profesori” nxijnë në fjalimin e “fitores” së Berishës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Avokati i Berishës tregon pse kandidoi i vetëm në zgjedhjet për kryetar të PD: Ai kishte kundërshtar Saliun e djeshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e ka blerë Babloku “gjyshin” e PD, me para dhe leje ndërtimi për Zenin dhe dhëndrin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!