• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Hormuzi hyn në epokën e bitcoin, Irani skemë ‘speciale’ për të anashkaluar sanksionet!

18/05/2026
in Botë, Kryesore
Hormuzi hyn në epokën e bitcoin, Irani skemë ‘speciale’ për të anashkaluar sanksionet!

Irani po studion krijimin e një sistemi të ri sigurimesh detare të bazuar në bitcoin për anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, në një kohë kur tensionet me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin vazhdojnë të rriten.

Sipas platformës ekonomike arabe Asharq-Bloomberg, e lidhur me grupin Bloomberg dhe duke cituar dokumente të publikuara nga agjencia iraniane Fars, projekti do të quhet “Hormuz Safe” dhe synon kompanitë iraniane të transportit detar si edhe pronarët e mallrave që lëvizin në Gjirin Persik dhe rrugët përreth Hormuzit.

Raporti thotë se policat e sigurimit do të paguhen me bitcoin dhe do të shoqërohen me dokumente “të verifikueshme kriptografikisht”. Sipas dokumenteve të atribuuara Ministrisë iraniane të Ekonomisë dhe Financave, sistemi mund t’i sjellë Republikës Islamike mbi 10 miliardë dollarë të ardhura, megjithëse nuk është bërë publik një afat kohor apo mënyra konkrete e funksionimit të skemës.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga korridoret më strategjike të energjisë në botë, pasi një pjesë e madhe e eksporteve globale të naftës kalon përmes saj. Çdo zhvillim që lidhet me sigurinë e lundrimit në këtë zonë monitorohet me shqetësim nga tregjet ndërkombëtare dhe fuqitë perëndimore.

Nisma iraniane vjen në një moment tensioni të lartë diplomatik dhe ushtarak me Uashingtonin. Sipas Axios, administrata Trump e konsideron të pamjaftueshme propozimin e fundit që Teherani i ka dërguar SHBA-së përmes Pakistanit në kuadër të negociatave për programin bërthamor.

Burime amerikane thanë për Axios se Shtëpia e Bardhë mendon se oferta iraniane “nuk përfaqëson një përparim domethënës” dhe nuk mjafton për arritjen e një marrëveshjeje.

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të mbledhë në “Situation Room” drejtuesit kryesorë të sigurisë kombëtare për të diskutuar opsionet ushtarake ndaj Iranit, ndërsa një zyrtar amerikan paralajmëroi se, nëse Teherani nuk ndryshon qëndrim, negociatat mund të vazhdojnë “me bomba”.

Sipas administratës amerikane, Irani ka deklaruar se nuk synon të zhvillojë armë bërthamore, por nuk ka ofruar angazhime të qarta për ndalimin e pasurimit të uraniumit apo dorëzimin e rezervave të uraniumit të pasuruar në nivele të larta.

Zyrtarët amerikanë kanë mohuar gjithashtu raportimet se SHBA është e gatshme të lehtësojë sanksionet pa kushte. “Kemi nevojë për një marrëveshje reale, të fortë dhe të detajuar për programin bërthamor. Përndryshe do të flasim përmes bombave.”, tha një burim për Axios. 

Analistët vlerësojnë se projekti iranian për sigurimet detare me bitcoin mund të shihet edhe si përpjekje për të shmangur sistemin financiar tradicional ndërkombëtar dhe efektet e sanksioneve perëndimore, duke përdorur kriptomonedhat si alternativë për transaksionet ndërkombëtare në një moment izolimi ekonomik dhe presioni gjeopolitik.

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!