AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Hebrenjtë në Vlorë që prej shekullit XIV”, Xhufi: Dolën edhe partizanë në Shqipëri!

by Alb Times
19/11/2026
in Politikë
6
0
“Hebrenjtë në Vlorë që prej shekullit XIV”, Xhufi: Dolën edhe partizanë në Shqipëri!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka folur për historinë e komunitetit hebre në Vlorë, duke theksuar se prania e tyre në qytet daton të paktën që prej shekullit XIV.

Sipas Xhufit, një valë e madhe hebrenjsh mbërriti në Vlorë rreth vitit 1500, pas dëbimit nga Spanja, Italia dhe vendet gjermanike, ku u pritën nga autoritetet osmane.

Historiani iu referua regjistrave osmanë të vitit 1520, sipas të cilëve rreth 40% e familjeve të regjistruara në qytet ishin hebreje, duke e kthyer Vlorën në një nga qendrat e rëndësishme të komunitetit hebre në rajon

Xhufi u shpreh se shqetësimi i qytetarëve lidhet kryesisht me mungesën e informacionit për projektin dhe vendndodhjen e tij, duke theksuar se ndërtimet në qendër të qytetit duhet të shoqërohen me transparencë dhe konsultim publik.

Historiani theksoi se komuniteti hebre i Vlorës ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke bërë të ditur se nga ky komunitet dolën 11-12 partizanë, që ranë dëshmorë. Sipas tij, ky është një rast i veçantë në historinë europiane, që dëshmon përfshirjen e hebrenjve në rezistencën kundër nazizmit në Shqipëri.

“Ky është mjedisi në të cilin doli dhe ky problem, veç të tjerëve. Kanë dalë disa probleme jo pa rëndësi këto dy-tre muajt e fundit që kanë të bëjnë dhe me linjat politike që ndjek qeveria ose kryeministri, të cilat krijojnë edhe shqetësim për pozicionimin e Shqipërisë në kuadrin e Bashkimit Europian dhe të Aleancës Atlantike, por edhe reflektime brenda mjedisit këtu në Shqipëri. Sigurisht për çështje të veçanta ka qëndrime dhe sfumatura të ndryshme. Tani për sa i përket atij muzeu: mua më thirri një grup intelektualësh dhe shkova me thënë të drejtën për të kuptuar se çfarë kishte që është ngritur ky problem. Jo, këto janë pastaj… ka dhe ekzagjerime. Dakord. Unë pata një takim me intelektualë, me njerëz që merresh vesh. Ata i kanë pasur në Vlorë të paktën që nga shekulli i XIV që dalin. Jo ndonjë madhësi, por familje të caktuara: dikur 10 familje, dikur bëheshin 5. Në vitin 1500 rrotull, kur u dëbuan nga Spanja e nga Italia, por dhe këta ashkenazët nga vendet gjermanike të veriut, u dyndën, erdhën nga Otranto me varka, një fluks masiv. Kanë ndaluar te vendi që i ka mirëpritur, që nuk i ka përzënë.

Po edhe etërit e krishtërimit, Shën Pavli që mburremi ne, andej ka kaluar: rrugën më të shkurtër, më të realizueshme dhe me më pak rreziqe. Në atë moment, rreth vitit 1500, pati vërtet një dyndje; rreth 40% e popullsisë që del në një defter osman të hollësishëm janë hebrenj Po, por zona e Vlorës në atë kohë ishte një target, sepse e kishin pushtuar osmanët. Osmanët ishin në luftë me Venedikun, por kryesisht me Perëndimin: me Mbretërinë e Napolit, me Urdhrin e Maltës, me Papatin që kishte një flotë goxha të frikshme në atë kohë. Vlora sulmohej, pra nuk ishte një vend i qetë ku hebrenjtë të zhvillonin aktivitetin e tyre ekonomik, tregtar e financiar për të cilin shquheshin. Dhe ikën shumë shpejt. Mbas 50 vjetësh një regjistër tjetër tregon që ishte përgjysmuar. Një pjesë kishin shkuar në Berat nga këta të Vlorës, se Vlora e Berati kanë qenë një njësi administrative që nga koha e Bizantit dhe në Perandorinë Osmane. Një pjesë iku në Selanik, një pjesë në Kostandinopojë – doganat e Kostandinopojës i kontrollonin hebrenjtë e Vlorës. Ata që qëndruan, qëndruan bashkë në qendër të qytetit. Kujtoj që në Mesjetë hebrenjtë i linin nëpër geto jashtë mureve të qyteteve, në periferi. Ata ishin bashkë në qendër të qytetit, bënin pjesë në këshillin e qytetit dhe shpeshherë shkonin si ambasadorë të sunduesit të radhës, qoftë shqiptar, serb në kohën e Dushanit, qoftë edhe osman. Kemi dokumente të botuara për këto.

Në Vlorë unë prandaj shkova, sepse dëgjova shprehje antisemite. Ajo aty ka qenë, lagje që thoshin dikur “e çifutëve”, por jo në sensin pezhorativ. “Çifut” e kemi marrë nga turqishtja; në Perandorinë Osmane hebrejtë janë pritur mirë. Madje sulltani i kohës, Bajaziti II, ka thënë: “Faleminderit për këtë pasuri që më sollët”, sepse ishin popull i punës e i mendjes. Mos harro, mbretërit e Francës financoheshin nga hebrenjtë.

Te muzeumi, unë isha dhe u informova. Shqetësimi i tyre ishte: “Ne s’dimë çfarë do bëjnë, kanë filluar të hapin gropën”. Jo te vendi ku ka qenë lagjja e hebrenjve te zona e pazarit, por po e bëjnë te Muradia, ku paska qenë klubi “Labëria” që thonë, një ndërtesë aty. Ishin që ajo të bëhej tamam aty ku ka qenë rruga e tyre. Nga ana tjetër, mos harro, nga hebrenjtë e Vlorës kanë dalë dhe partizanë. S’ka në Europë raste që hebrenjtë të kenë dalë partizanë, kanë bërë rezistencë në Varshavës kur e panë që po bëheshin gati topat që t’i masakronin, por partizanë dolën vetëm në Shqipëri. Ne kemi pasur hebrenjtë e Vlorës, si Ana Kohen që e quan atdheun e saj Shqipërinë. Ne s’duhet ta humbim këtë bashkëjetesë. Por çdo gjë në kohën e duhur. Që është bërë në vitin 2024 thua ti, po kush e ka ditur në 2024? Unë flas për vete, nuk e dija. Kryesorja është që kur bëhet një ndërtesë e re në qendër të qytetit, ti je i detyruar që të vësh projektin aty edhe ku do të dalë kjo ndërtesë. Pse vlonjatët janë të revoltuar? Se u prish Sheshi i Flamurit, u kthye përmbys sheshi i Ismail Qemalit! është në afërsi të sheshit, por po them para kësaj ka një histori 3-4 vjeçare që u prish shatërvani me qendrën që kishte simbolikë të veçantë, me katër globe, që simbolizonte katër vilajetet. Dhe vetë po them Kristaq Rama me një grup skulptorësh, kanë bërë një monumenti të jashtëzakonshëm për ngroitjen e falmurit që ishte në piedestal, u ul dhe u vu në shesh, u kthye me dimension njeriu normal. Dmth, Ismail Qemali njësoj me mua që kaloj me mua aty.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

19/11/2026

Operacioni “Risia” në Tiranë, sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në trajtë xhelatinoze dhe kokainë, një i arrestuar dhe një në kërkim

19/11/2026

“Hebrenjtë në Vlorë që prej shekullit XIV”, Xhufi: Dolën edhe partizanë në Shqipëri!

19/11/2026

Turqia siguron 20 avionë Eurofighter, por synon edhe F-35 nga SHBA. A do të heqë Trump sanksionet ndaj Ankarasë?

19/11/2026

Zi në familjen e deputetit Luçiano Boçi/ Ndahet nga jeta nëna e tij, mesazhi prekës i lamtumirës

19/11/2026

Ndjekje si në filma në Itali! Arrestohet i riu shqiptar pasi tentoi t’i ikte policisë me 150 km/orë. Goditi efektivin

19/11/2026

“Lista e zezë” ukrainase përfshin edhe Matteo Salvinin dhe eurodeputetë evropianë, Roma kërkon sqarime nga Kievi

19/11/2026

Kosova i përgjigjet kritikave të ndërkombëtarëve, nismë e re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Kurti dhe PDK në një mendje

19/11/2026

Përfundon takimi në Berlin! Merz, Macron, Burnham dhe Kushner, përcaktojnë kushtet për paqen në Ukrainë

19/11/2026

Sulmet ruse në Kiev, Hoxha: Moska shpërfill të drejtën ndërkombëtare, solidaritet me Holandën dhe Austrinë

19/11/2026

Një popull që harron të mirën që i asht ba në ditët më të vështira, bahet bukëpërmbysë!

19/11/2026

Trump pas takimit me Putin dhe Xi Jinping në Kinë: Nuk do të marr vendime për Ukrainën pa Zelenskyn!

19/11/2026

“Pajisje me sisteme moderne”- Buxheti 2027, Nufi: Më shumë siguri për qytetarët dhe Forca të Armatosura më të përgatitura!

19/11/2026

Raporti i Agjencisë së Energjisë: Kriza në Lindjen e Mesme, kërcënimi më i madh për sigurinë energjetike në histori

19/11/2026

Dogana bllokon anijen me 16,8 tonë karburant të padeklaruar në Portin e Durrësit!

19/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë
  • Operacioni “Risia” në Tiranë, sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në trajtë xhelatinoze dhe kokainë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.