AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Haram e paçin!”/ Dashnor Sula mallkon politikanët që vjedhin fondet e fermerëve

by SHT Media
22/01/2025
in Politikë
6
0
“Haram e paçin!”/ Dashnor Sula mallkon politikanët që vjedhin fondet e fermerëve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dashnor Sula në “Debat” me Alba Alishanin në A2 CNN sqaroi në detaje skemën që Partia Demokratike do të përdor për të stimuluar bujqërit dhe blegtorët për të mos e braktisur vendin dhe për të mos e lënë tokën djerrë.

Sipas tij për të shpëtuar bujqësinë dhe për ta vendosur në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, duhen jo më shumë se 200 milionë euro fonde.

“Duhet minimum 150-200 milionë euro. Në një kohë që 40% të vendeve të punës e gjeneron fshati, në një kohë që mbi 40% të popullsisë e ke në fshat, në një kohë që 18% të GDP e jep fshati, në një kohë që ti e ke fshatin 0.2 të PPB. Nëse ne do të japim 200 milionë euro e ke të garantuar. Po ju kujtoj skemën e subvencionimit me 5 mijë lekë të bimëve të ullirit. Shqipëria sot prodhon vaj ulliri pikërisht për shkak të stimulimit, sepse fshatari i shkretë po i dhe 5 lekë hedh dhe 10-20 të tjera aty, investon dhe i shërben. Ky është stimuli pra, jepi para. U bë viti i dytë që ke 0 lekë për bujqësinë dhe blegtorinë. Pse të rrijë fshatari. Ai ikën tre muaj i shkreti punon muajt e verës atje në Siçili ose në Napoli. Muajt e tjerë vjel ullinj e bimë të tjera në Greqi. E thjeshtë stimuloje! Se shtëpinë e ka, tokën e ka, mos të ngelë djerrë”, tha Sula.

I vendosur përballë faktit se korrupsioni mund të bëjë që skema e PD për rilindjen e bujqësisë mund të dështojë, Sula zgjodhi t’i mallkonte të gjithë ata ligjvënës të majtë, apo të djathtë, që vjedhin fondet.

“Vjedhje pastaj, çdo qeveri e djathtë e majtë, haram e pastë kushdo qoftë. Kryeministër, ministër, qen, maskara…”, u shpreh deputeti demokrat.

Ai po ashtu ngriti disa problematika shqetësuese, siç janë plakja e popullsisë dhe emigrimi masiv.

“Pas 2 apo 5 vjetëve do të jetë numri i pensionistëve më i madh se numri i të punësuarve, i krahut të punës. Numri i vdekjeve ka kaluar lindjet. Programi i PD është se nuk ka nën 200 euro minimum jetik. Nuk do të ketë pagë minimale nën 500 euro. Pensioni do të jetë 240 euro”, tha më tej Sula./A2

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

27/11/2026

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

27/11/2026

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

27/11/2026

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

27/11/2026

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

27/11/2026

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

27/11/2026

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

27/11/2026

Aksident në rrugën Pejë–Prishtinë, plagosen 10 persona

27/11/2026

Kuko: Jemi në dyert e BE-së, Shqipëria ndër vendet me zhvillimin më të mirë në rajon

27/11/2026

“Më kanë përgatitur skenarin e vrasjes”, Laçi: Më ofruan miliona euro që të mos dëshmoj kundër Berishës

27/11/2026

Konflikt mes disa personave në Fier, 3 shoqërohen në polici

27/11/2026

Putin prezanton nëndetësen e parë bërthamore me raketa hipersonike “Zircon”: Rusia vijon modernizimin e marinës! (VIDEO)

27/11/2026

Samiti në Tiranë me BE-në për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor! (VIDEO)

27/11/2026

Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

27/11/2026

Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore
  • Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.