AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

by SHT Media
15/02/2026
in Kronikë
6
0
Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, sipëmarrësin e ndërtimit Bardhyl Fushën, autorin e grabitjes së fililalit Fibank në Tiranë, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë (12 shkurt).

Avokati mbrojtës, ka kërkuar caktimin e një mase sigurimi më të butë se “arrest në burg”, duke qenë se, sipas tij nuk ekziston rrezik arratisjeje apo përsëritjeje, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh.

Po ashtu, avokati ka kërkuar Kryerjen e një ekspertimi psikologjik/psikiatrik për të vlerësuar gjendjen mendore të tij në momentin e ngjarjes.

Fjala e mbrojtësit ligjor, avokatit Mirash Ndoci:

Në cilësinë e mbrojtësit ligjor të shtetasit Bardhyl Fusha, ndjej detyrimin të sqaroj opinionin publik lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe qëndrimin e mbrojtjes.

Nga dinamika e fakteve të bëra publike rezulton se:

Z. Fusha është paraqitur në ambientet e bankës në mes të ditës;

Ka qenë i pamaskuar;
Ka lënë mjetin e tij personal të parkuar përpara bankës;

Pas daljes nga banka është dorëzuar menjëherë ndaj punonjësve të policisë;
Nuk ka ushtruar rezistencë dhe nuk ka tentuar arratisje;

Nuk ka pasur pasoja fizike apo humbje jete.
Këto elementë, për mendimin e mbrojtjes, nuk përputhen me tipologjinë e një grabitjeje të organizuar apo të mirëstrukturuar, por tregojnë mungesë planifikimi profesional, mungesë strategjie arratisjeje dhe mungesë përshkallëzimi dhune.

I dyshuari Bardhyl Fusha ka deklaruar se ka vepruar në kushtet e një presioni të rëndë financiar, për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj punonjësve të tij në një shumë të konsiderueshme. Subjekti tregtar që ai ka administruar rezulton me vështirësi serioze ekonomike dhe detyrime tatimore, çka ka rënduar më tej situatën e tij personale dhe psikologjike.

Mbrojtja vlerëson se kemi të bëjmë me një akt të izoluar, të kryer në një moment tronditjeje të fortë emocionale, dhe jo me një prirje kriminale të qëndrueshme.

Për këtë arsye, në kuadër të procesit gjyqësor, mbrojtja ka kërkuar:

Caktimin e një mase sigurimi më të butë se “arrest në burg”, duke qenë se nuk ekziston rrezik arratisjeje apo përsëritjeje;
Kryerjen e një ekspertimi psikologjik/psikiatrik për të vlerësuar gjendjen mendore të tij në momentin e ngjarjes.
Ne respektojmë plotësisht organet e drejtësisë dhe presim që çështja të trajtohet me objektivitet, proporcionalitet dhe në përputhje me standardet e një procesi të rregullt ligjor.

Si ndodhi ngjarja?

Ka qenë mesdita e 12 shkurtit kur autori Bardhyl Fusha, 61 vjeç u fut në filialin e Fibank në zonën e ish parkut të autobusëve. Ai ka qenë i armatosur me një kallashnikov dhe sapo u fut qëlloi për të trembur punonjësit.

Më pas ai ka arritur që të marrë një shumë prej 8 milionë lekësh të vjetra, por sapo ka dalë është përballur me policinë, e cila e ka prangosur.

61-vjeçari nuk ka bërë rezistencë, por në dëshminë e tij ka deklaruar se e kreu grabitjen pasi ka pasur shumë borxhe.

70 mln leke borxhe

Bardhyl Fusha ka treguar se kishte rreth 70 milionë lekë të vjetra borxhe të pa shlyera tek punëtorët, për shkak se ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimeve.

Ai ka deklaruar më tej se kishte zgjedhur të grabiste FiBank për shkak se kishte shkuar edhe herë të tjera aty kur kryente pagesat.

Fusha, me origjinë nga Gramshi jetonte në Tiranë me familjen në një banesë me qira. Ai u afrua pranë bankës me automjetin e tij dhe pasi e parkoi aty pranë hyri i armatosur në filialin e bankës.

Mësohet se roja i sigurisë private nuk ishte për momentin tek dera, por dedektori sinjalizoi se Fusha që sapo u fut në bankë kishte metal me vete.

58 vjeçari nxori menjëherë kallashnikovin nga çanta dhe qëlloi një herë në dysheme. Ai arriti të marrë vetëm 8 milionë lekë të vjetra në njërën prej arkave dhe sapo doli tek dera u arrestua.

Për armën e zjarrit ai deklaroi se e kishte që prej vitit 1997 dhe e mbante në banesë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.