• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Gonzato: Shqipëria duhet të përmbushë kriteret e BE për lirinë e shprehjes

30/06/2025
in Politikë
Gonzato: Shqipëria duhet të përmbushë kriteret e BE për lirinë e shprehjes

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se tashmë është koha që Shqipëria të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara nga BE për të garantuar lirinë e shprehjes. Disa nga rekomandimet kërkojnë ndryshime ligjore, një pjesë e të cilave do t’i paraqiten Parlamentit nga shoqëria civile përpara mbledhjes së tij në shtator.

Liria e shprehjes dhe e medias është një nga pikat e rëndësishme të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ambasadori Gonzato, në një tryezë diskutimesh për fazën e parë të një platforme kombëtare dialogu me fokus sigurinë e gazetarëve, kushtet e punës dhe pavarësinë e mediave, theksoi rëndësinë e adaptimit të standardeve që kërkon BE.

“Shqipëria ka marrë përsipër të përmbushë kriteret për negociatat në mënyrë ambicioze, për një kohë shumë të shkurtër, në 2027, ndaj nuk kemi kohë për të humbur. Sigurisht, shpejtësia nuk mund të cënojë transparencën dhe gjithëpërfshirjen”, tha Gonzato.

Angazhimi i të gjitha palëve shihet si kyç për përmbushjen e kritereve të BE-së.

“Ky sesion plenar sot nuk është vetëm për të diskutuar gjetjet, por edhe një mundësi për të reflektuar sfidat dhe mundësitë që kemi. Këto janë të gjitha çështje shumë komplekse dhe kërkojnë angazhim të vazhdueshëm nga të gjitha palët”, u shpreh Giulia Re, drejtuesja e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë.

Disa nga rekomandimet konkrete për probleme si pasiguria ekonomike, kushtet e punës së gazetarit, kërcënimet, dekriminalizimi i shpifjes, ndihma ligjore falas dhe krijimi i mekanizmave të reagimit të shpejtë për gazetarët, janë propozuar si ndërhyrje në Kodin Penal dhe atë Civil.

Brenda muajit korrik, rekomandimet do t’i dërgohen Parlamentit. Kjo fazë e parë reformash është iniciativë e përfaqësisë së BE-së në Shqipëri, e realizuar nga Këshilli i Europës dhe Departamenti i Gazetarisë.

Më të lexuarat

  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy tërmete të fortë shkundin Elbasanin, lëkundjet ndihen edhe në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tenderët e AKSHI-t, Luan Basha në qendër të skandalit; dokumente false dhe miliona euro përfitime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në qytetin e Falcones dhe Borsellinos, Klodian Braho ‘mesazh’ bandave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në Serbi i gjithë populli në këmbë për të rrëzuar Vuçiçin… në Shqipëri votojnë Saliun

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump sinjalizon marrëveshje me Iranin, Teherani bën ofertën e madhe për programin bërthamor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!