• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, reagon Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, pafajësia, ndjesa dhe rikthimi në shtëpi

13/02/2026
in Politikë
Gjyqi për ish-krerët e UÇK, reagon Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, pafajësia, ndjesa dhe rikthimi në shtëpi

Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënimin me nga 45 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në kuadër të procesit që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Lidhur me këtë kërkesë, kreu i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar ekskluzivisht në emisionin “Opinion” në TV Klan, duke e cilësuar aktakuzën si “pamflet propagandistik” dhe duke shprehur bindjen se ndaj të akuzuarve nuk është paraqitur asnjë provë konkrete faji gjatë procesit gjyqësor disa vjeçar në Hagë. Berisha u bëri thirrje gjyqtarëve që të rrëzojnë akuzat dhe të shpallin pafajësinë për ish-drejtuesit e UÇK-së.

“Aktakuzat e prokurorëve të Hagës më duhet të them se ishte një pamflet propagandistik, variant i propagandës antishqiptare të ultranacionalistëve serbë, mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Për mua ishte e pabesueshme një aktakuzë e tillë e udhëheqësve politikë më kryesorë të UÇK-së dhe të Kosovës pas çlirimit të saj.

Kam qenë dhe mbeten i bindjes së pandryshueshme të ndëshkimit të çdo krimi dhe të cilit do autor që e kryen atë, por nga ndjekja e vëmendshme e të gjithë procesit gjyqësor 4-5 vjeçar në Hagë, nuk kam dëgjuar deri më sot asnjë provë , fakt apo dokument që të paraqesë fajësinë konkrete të të akuzuarve në Gjykatën e Kosovës në Hagë.

Në të kundërt mund të them se ata burra me qëndrimet e tyre, me udhëheqjen e UÇK-së, jo vetëm kanë shpëtuar dhjetëra e mijëra jetë nga gjenocidi serb i shqiptarëve të Kosovës, por do them se ata kanë shpëtuar edhe qindra e mos më shumë jetë serbësh nga hakmarrja e cila natyrshme mund të shpërthente ndaj kasaphanës që serbët realizuan gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Në këtë drejtim unë i bëj thirrje gjykatësve të kësaj gjykate me gjakftohtësi të hedhin poshtë këtë pamflet propagandistik dhe të shpallin pafajësinë e të akuzuarve, mbasi përpjekja për të barazuar agresorin me viktimën, Karaxhiçin, Mlladiçin me Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin është një përpjekje që del jashtë çdo lloj krahasimi që mund të bëhet. Unë shpreh bindjes se gjykata do shpallë pafajësinë e tyre. Asnjë krim konkret, asnjë krim i lidhur direkt me asnjërin prej atyre që janë në bankën e akuzës, nuk është paraqitur deri tani. Ndaj dhe ka vetëm një zgjidhje, kjo është pafajësia, ndjesa dhe rikthimi i tyre në shtëpi”, tha kreu i opozitës, Sali Berisha.

Nga ana tjetër edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar ji pak herë me tone të ashpra ndaj qëndrimit që po mbajnë gjyqtarët në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Ditën e sotme, 12 shkurt, Rama shpërndau fjalën në gjyq të avokatit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku shkroi se vetëm kështu duhet folur përballë idiotësisë ndërkombëtare.

Gjithashtu, këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë miratori deklaratën për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK dhe Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për ish-krerët e UÇK-së.

 

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Lufta e Iranit: 10 fjalët e përdorura më shpesh dhe kuptimet e tyre

    Lufta e Iranit: 10 fjalët e përdorura më shpesh dhe kuptimet e tyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Incident në Firence: Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherri me Daniel Nelën, i plagosur rëndë edhe vëllai i autorit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb jetën 33-vjeçari (EMRI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!