AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Gjykata e Hagës do të përfundojë një hiç”, Fatos Klosi mbron ish-drejtuesit e UÇK-së: Nuk u dhamë asnjë fishek, vetëm informacion

by SHT Media
17/10/2025
in Politikë
6
0
“Gjykata e Hagës do të përfundojë një hiç”, Fatos Klosi mbron ish-drejtuesit e UÇK-së: Nuk u dhamë asnjë fishek, vetëm informacion
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-shefi i SHIK, Fatos Klosi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi procesin e Hagës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, një padrejtësi dhe që sipas tij do të përfundojë në një hiç. 

Klosi tha se ata nuk kanë bërë asnjë krim. 

Duke folur për luftën, Klosi u shpreh se Shqipëria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për UÇK-në, por i ka mbështetur duke u dhënë informacione. 

“Jemi përballë një padrejtësie. Procesi në Hagë nisi me një akuzë shumë të rënda nisi me hatër pas një vendimi që u mor në Asamblenë Evropiane mbi akuzat e Dick Marty. Akuzat për Shtëpinë e Verdhë ranë dhe tani kanë ngelur keq. Erdhën dy dëshmitarë të mbrojtjes dhe thanë se kurrë nuk i kemi konsiderua terroristë dhe që po bënin krime. Që kanë ndodhur krime në Kosovë kanë ndodhur, detyrën e sigurisë e ka patur KFOR dhe ata s’kanë patur pushtet. Akuzat shkojnë deri në fund të vitit 1999. 

Besoj se ata e dinin më mirë se çfarë kishin bërë dhe derisa e aprovuan këtë gjykatë nuk besonin se do të ishin objekt i saj. Ja do ta shohim se në dhjetor kanë premtuar se do ta mbyllet procesi. Unë kam besimin se gjykata do të përfundojë në një hiç se po akuzonin se nuk kontrolluan ushtrinë partizane që të disiplinon ushtarët e tyre. Duhet vërtetuar se janë ata autorët. Nëse janë ushtarët që kanë bërë ndonjë gjë, nuk mund të gjykohen 4 njerëz që nuk kanë tërhequr këmbëzën. 

Unë e di se kam biseduar me shumë prej tyre. Sot u diskutua se paska vajtur Rama me helikopter, po ata nuk votuan se u tha Rama, se Kuvendi i Kosovës ka 100 deputetë. Ai mund të ndikonte te Thaçi, bie fjala”, tha Klosi.  

I pyetus nëse e kanë thirrur për të dëshmuar, Klosi dha këtë përgjigje:  

“Unë jam takuar me një ekip të Thaçit dhe të Kadri Veselit. Iu përgjigja pyetjeve të tyre dhe në fund më thanë se nëse e shohim të nevojshme që të vish, a do të vish? Po u thashë. Njerëz që janë afër tyre më thonë se nse s’të kanë thirrur deri tani, nuk do të thërrasin. 

Thaçi ka ardhur edhe para Rambujesë dhe pas saj ka ardhur zyrtarisht, takonte Fatos Nanon, mori pozitën si kryeministër dhe më pas si president. 

Më pas ai takonte edhe Fatos Nanon, por edhe Sali Berishën për të mbajtur distancë, për të treguar se ishin një ushtri që mbante distancë të njëjtë. 

Protesta e nesërme nuk ndihmon në procesin gjyqësor, por thotë se opinioni publik është kundër kësaj që po bëhet se ky popull i njeh ata njerëz dhe dhënia e opinionit është i rëndësishëm. 

Ne e ndihmuam UÇK-në, dhamë me shërbime partnere, informacionet. Ne nuk dhamë asnjë fishek. Kontributi kryesor i Shqipërisë ishte që nuk i pengoi, megjithëse ishte embargo. Mund ta them me përgjegjësi të plotë se armët ata i blenë. Ne ndihmuan me shërbimet tona partnere”- tha Klosi.   

 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

04/11/2026

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

04/11/2026

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

04/11/2026

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

04/11/2026

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

04/11/2026

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

04/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

04/11/2026

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

04/11/2026

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

04/11/2026

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

04/11/2026

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

04/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

04/11/2026

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

03/11/2026

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera!

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut
  • Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.