• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Gjermania shtrëngoi politikën e migracionit dhe shtetësisë

09/10/2025
in Botë
Gjermania shtrëngoi politikën e migracionit dhe shtetësisë

Bundestagu shtrëngoi politikën e migracionit me heqjen e të ashtuquajturit “turbo-natyralizim” dhe zbatimin e Sistemit të Përbashkët të Azilit në BE. 

Qeveria e re e Kancelarit Friedrich Merz ka deklaruar se një nga prioritetet e saj kryesore është të kufizojë në mënyrë drastike migrimin e parregullt që nga dita e parë që erdhi në pushtet në maj. Ministri i Brendshëm Alexander Dobrint ka marrë edhe rolin e iniciatorit për zbatimin më të shpejtë të ligjeve më të rrepta në nivelin e Bashkimit Evropian që do të lejonin dëbime më të shpejta të atyre që nuk kanë të drejtë për mbrojtje. 

Por nuk janë vetëm emigrantët e mundshëm të ardhshëm ndaj të cilëve priten shtrëngime të masave, por edhe të huajt që tashmë jetojnë në Gjermani. Qeveria e re e CDU/CSU dhe SPD e përfshiu në marrëveshjen e saj të koalicionit heqjen e procesit të përshpejtuar për marrjen e shtetësisë gjermane që qeveria e kaluar ka miratuar vetëm një vit më parë. Ky ligj supozohej të lejonte që aplikimet për shtetësi gjermane pas pesë vitesh qëndrimi të rregullt, në vend të tetë, siç ishte më parë. 

Qeveria e atëhershme e Olaf Scholz besonte se duke lehtësuar natyralizimin, do të tërhiqte ekspertë të huaj shumë të nevojshëm. Marrja e shtetësisë u bë më e lehtë edhe për anëtarët e gjeneratës së parë të të ashtuquajturve punëtorë mysafirë, të cilët deri atëherë nuk kishin mundur të merrnin një pasaportë gjermane për shkak të njohurive të pamjaftueshme të gjuhës gjermane. 

Sipas Ministrit Federal të Brendshëm Alexander Dobrint, “turbo-natyralizimi” është rruga e gabuar. Sipas tij, pasaporta gjermane duhet të jetë në fund, jo në fillim, të procesit të integrimit. Ndaj pritet heqja e marrjes së shpejtë, brenda tre vitesh, e shtetësisë gjermane. 

Cilat janë reagimet ndaj ndryshimeve? 

Opinionet janë të ndara. Presidenti i Këshillit për Integrimin dhe Migracionin, Winfried Kluth, e sheh këtë hap si të arsyeshëm, pasi korrigjon përshtypjen se shtetësia gjermane mund të fitohet shumë lehtë. 

Nga ana tjetër, studiuesi i migracionit Herbert Brieker nga Instituti për Tregun e Punës dhe Kërkimet Profesionale paralajmëron se tërheqja e masës mund të zvogëlojë interesimin për njerëzit me kualifikim të lartë për të ardhur në Gjermani. 

Për të aplikuar për shtetësi të përshpejtuar pas tre vitesh, aplikantët duhet të demonstrojnë arritje të veçanta në integrim – për shembull në shkollë, në punë ose përmes punës vullnetare. Ata duhet të jenë gjithashtu në gjendje të financojnë shpenzimet e tyre të jetesës dhe ato të familjes së tyre dhe të provojnë një nivel më të lartë të aftësive të gjuhës gjermane. 

Për shtetësinë pas pesë vitesh, kërkesat janë më të lehta, për shembull në aspektin e gjuhës, por ata prapëseprapë duhet të mbulojnë shpenzimet e tyre të jetesës dhe të plotësojnë kushte të tjera. 

Sa njerëz u natyralizuan më shpejt? 

Shifra të besueshme të përgjithshme për Gjermaninë nuk janë ende të sakta. Sipas anketave të medias në lande dhe qytete të mëdha, shifrat janë shumë të ulëta. 

Edhe pse vitin e kaluar pati një numër rekord të dhënieve të shtetësisë, disa lande raportuan vetëm numra njëshifrorë të “turbo-natyralizimeve”, të tjerë njëftuan numra dyshifrorë dhe vetëm Berlini regjistroi numra treshifrorë. Në përgjithësi, pjesa e natyralizimeve të shpejta ishte ndoshta më pak se një përqind. 

Por mediat kanë njoftuar edhe për keqpërdorime. Një problem tjetër është se aplikimi nuk duhet të dorëzohet personalisht, por i gjithë procesi mund të përfundojë edhe në internet. 

Reforma e sistemit të azilit në BE 

Një tjetër projekt i madh në procesin e kufizimit të migrimit është reforma e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (CEAS). Kjo reformë parashikon procedura të njëjta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, me qëllim që të lejojë që migrantët të deportohen direkt nga atje nëse është e nevojshme. 

Ajo gjithashtu parashikon mundësinë e kthimit të azilkërkuesve në të ashtuquajturat vende të treta të sigurta, ku aplikimet e tyre do të shqyrtohen më pas. Përveç kësaj, duhet të ndryshohet e ashtuquajtura procedurë e Dublinit, e cila përcakton se cili shtet anëtar është përgjegjës për përpunimin e kërkesave për azil. Shumë e kritikojnë sistemin aktual si joefikas. Shtetet anëtare kanë afat deri në qershor 2026 për të zbatuar reformën. 

Si duket zbatimi në Gjermani? 

Në fillim të shtatorit, qeveria gjermane nisi procesin e reformës së ligjeve të BE edhe në ligjin gjerman. Qeveria miratoi projektligjin e hartuar nga Ministri i Brendshëm Dobrint, i cili tani duhet të futet në fuqi. 

Megjithatë, Dobrint ka theksuar vazhdimisht se nuk dëshiron të ndalet me kaq, por dëshiron ta forcojë reformën. Ai e diskutoi këtë me disa nga kolegët e tij ministra të BE-së të shtunën e kaluar në Mynih, në samitin e dytë të jashtëzakonshëm vetëm në pak muaj. 

Një nga temat kryesore është i ashtuquajturi “element lidhës”: ai përcakton që migrantët duhet të kenë një lloj lidhjeje me një vend të tretë në të cilin duhet të kthehen ose ku do të kryhet procedura e tyre e azilit. 

CDU, CSU dhe SPD duan ta heqin këtë kërkesë, sipas marrëveshjes së koalicionit. Shtete të tjera anëtare të BE-së po avokojnë gjithashtu për këtë. 

Cila është situata në nivel evropian? 

Komisioni Evropian propozoi tashmë në maj që lidhja e azilkërkuesve me vendet e treta të mos jetë më e detyrueshme. Sipas propozimit, thjesht kalimi nëpër një “vend të tretë të sigurt” mund të jetë i mjaftueshëm. 

Përveç kësaj, marrëveshjet e migracionit me vendet e tjera mund të lejojnë deportimin në vendet me të cilat është nënshkruar marrëveshja, me kusht që shqyrtimi i kërkesës për azil të jetë i garantuar. 

Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian duhet të votojnë ende për këto ndryshime. E njëjta gjë vlen edhe për Sistemin e ri të Përbashkët Evropian të Kthimit, të cilin Komisioni e propozoi në mars për t’i bërë deportimet më efikase dhe më të shpejta./ DW 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!