AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Gërdeci”, Mediu: Demontimi u iniciua nga FA, nuk e kam shkelur autoritetin e tyre

by SHT Media
10/01/2024
in Politikë
6
0
“Gërdeci”, Mediu: Demontimi u iniciua nga FA, nuk e kam shkelur autoritetin e tyre
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur për mediat pasi dëshmoi në GJKKO në lidhje me dosjen “Gërdeci” dhe u përball me ish-drejtorin e ndërmarrjes shtetërore “Meico”.

Pinari tha në gjyq se Forcat e Armatosura nuk i kanë zbatuar si duhet urdhrat e Ministrisë së Mbrojtjes, por urdhri i në vetvete kishte shkelje. Referuar kësaj dëshmie, Mediu deklaroi se kjo seancë tregoi që ai nuk ka anashkaluar asnjëherë rolin e Forcave të Armatosura në këtë proces.

“Zoti Pinari ka qenë një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të asaj që ka ndodhur në Gërdec dhe e kërkova këtë në emër të logjikës dhe në emër të drejtësisë. Besoj se në raport me këtë çështje të gjithë kemi detyrimin të themi se cila është e vërteta. Unë jam kursyer për vite me radhë, është hedhur shumë baltë, janë bërë shumë aludime, por sot duket se nuk ka të bëjë me implikime apo interesa të ministrit. Ministri s’ka pas njohje as me kompaninë shqiptare, as atë amerikane, nuk ka shkelur asnjëherë autoritetin e Forcave të Armatosura për t’i shmangur ato nga procesi”.

Sipas Mediut seanca e sotme gjyqësore tregoi që ai në rolin e Ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar VKM-të por edhe ligjet e detyrimet ndërkombëtare, ndërsa procesi i demontimit në Gërdec është iniciuar dhe përgatitur nga Shtabi i Përgjithshëm i FA.

“Sot në këtë seancë doli që Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri i Mbrojtjes. Ka ardhur e përcaktuar nga kompania dhe ministri i Mbrojtjes as ka pas dijeni dhe as nuk ka qenë ndonjëherë në Gërdec. Sa i përket urdhrit 20/44 është i përgatitur nga strukturat e Shtabit të Përgjithshëm, sektori i armatim municioneve, Drejtoria logjistike, strukturat e shtabit , përcjellë përmes shefit të shtabit dhe drejtorisë juridike te ministri i Mbrojtjes. Çështjet që përmendi zoti Pinari nuk janë çështje të gjykimit të ministrit të mbrojtjes në aspektin e kalibrave apo të sigurisë. Dua ta bëjë të qartë që VKM përcakton ministrit disa detyra, Mejkos disa detyra dhe FA-së lëvizjen, sigurinë e procesit, trajtimit të produkteve të demontimit dhe po ashtu përcakton që ka nevojë për çmilitarizimin jo vetëm për urdhrin e ministrit dhe udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm. I cili ka munguar. Në FA nuk mund të ketë urdhër ministri që ngarkon Shtabin e Përgjithshëm me detyra dhe të mos ketë një urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, dhe komandave në zbatim, se ndryshe nuk do flisnim për Forca të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes ka zbatuar detyrimet ndërkombëtare, ligjore, interesat e sigurisë së vendit, të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe vendimin e Këshillit të Ministrave me atë detyrë që ka përcaktuar VKM-ja. Urdhri 20/44 siç u çmua dhe sot ka ardhur si procedurë e iniciuar dhe përgatitur e gjitha nga Shtabi i Përgjithshëm.”

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

06/09/2026

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

06/09/2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit
  • Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
  • Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.