AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Gazetari, fjalë prekëse për Denisin që vdiq në aksident: Ndaja shumëçka me të, e kishim lënë për t’u takuar gjatë javës

by SHT Media
31/08/2025
in Kronikë
6
0
Gazetari, fjalë prekëse për Denisin që vdiq në aksident: Ndaja shumëçka me të, e kishim lënë për t’u takuar gjatë javës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesi këtë të diel filloi me lajmin e trishtë të vdekjes së dy të rinjve. Gabriel Luca dhe Denis Korbi, të dy 24-vjeç, humbën jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit.

Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një shtëpie. Si pasojë, përplasja ishte tepër e fortë dhe fatkeqësisht dy shokët humbën jetën në moshën e tyre më të bukur.

Lidhur me këtë tragjedi ka reaguar së fundmi edhe gazetari Eraldo Harlicaj i cili mes rreshtave ka zbuluar se Denisi ishte dhe miku i tij me të cilin e kishte lënë të takohej përgjatë ditëve në vijim, por për fat të keq ky takim mes shokëve nuk do të mbahet.

“Sot u zgjova nga një telefonatë tronditëse e një miku. Më tha se Denisi, shoku ynë i përbashkët, kishte humbur jetën në aksident në Peqin. Vetëm 24 vjeç.

Nuk dua të bëj elegji për vlerat dhe njeriun që ishte, po mjaftohem me faktin se para dy ditësh folëm dhe e kishim lënë për tu takuar nga java te 3 bashkë. Kishim halle të njëjta. Diskutonim për shumëçka”, shkruan Harlicaj ndër të tjera, duke vijuar më tej postimin e tij me një thirrje për të gjithë të rinjtë, burrat dhe gratë të cilët drejtojnë automjetet që të kenë kujdes dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre, por dhe të së tjerëve të cilët në shumë raste bien viktima të papërgjegjshmërisë të shoferëve.

Postimi i plotë i Harlicajt:

Sot u zgjova nga një telefonatë tronditëse e një miku. Më tha se Denisi, shoku ynë i përbashkët, kishte humbur jetën në aksident në Peqin. Vetëm 24 vjeç.

Nuk dua të bëj elegji për vlerat dhe njeriun që ishte, po mjaftohem me faktin se para dy ditësh folëm dhe e kishim lënë për tu takuar nga java te 3 bashkë. Kishim halle të njëjta. Diskutonim për shumëçka.

Pak ditë më parë një tjetër njeri i afërt u aksidentua rëndë. Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht flirtit që pati me botën tjetër.

Kam parë nga afër dhimbjen e familjarëve në spital dhe nuk dua as të imagjinoj përjetimet e prindërve të Denisit.

Aksidentet janë bërë makth në Shqipëri. Nuk ka ditë që nuk lexojmë për fatalitete. Rrugët janë kthyer në shfryrje nervash të njerëzve të frustruar. Shpejtësi ekstreme, parakalime të gabuara, drita që të shpojnë sytë. Çunakë me makina luksoze e vajza me pushtet dashnorësh që mendojnë se janë zotër të rrugës si Nua Rroku në Lezhë. Të shajnë dhe të kërcënojnë nëse u kërkon llogari.

Uleni gazin, shmangeni adrenalinën në timon! Nëse nuk e doni veten, mendoni për të tjerët që nuk ju kanë asnjë borxh. Nëse jeni aq të ngurtë sa të mos i konsideroni, mendoni për familjarët tuaj që kalojnë në peripecira ekstreme, emocionale dhe fizike.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

06/11/2026

Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh

06/11/2026

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Meta reagon nga qelia: Nuk ka Europë që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit, ishte regres-raport

06/11/2026

Forumi BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, ministri Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë!

06/11/2026

BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

06/11/2026

“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

06/11/2026

Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

06/11/2026

Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

06/11/2026

Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

06/11/2026

Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

06/11/2026

Humbje të mëdha në bursa pas disfatës së republikanëve dhe Trump! Investitorët shesin aksionet, “zhduken” 3,2 trilionë dollarë

06/11/2026

“Raketat Patriot mbeten prioriteti kryesor”- Zelensky: Ukraina duhet të përshtatet me realitetin e ri politik në SHBA!

06/11/2026

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 protestues të tjerë me 5 mijë lekë secili!

06/11/2026

“Ekonomia po rritet, ulëm dhe TVSH-në”- Inspektimet dhe biznesi, Rama: Sipërmarrja duhet të jetë në qendër të zhvillimit ekonomik!

06/11/2026

EMRI/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Shkodër 71-vjeçari i kërkuar! Do ekstradohet drejt Italisë, ja sa burg duhet të vuajë

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara
  • Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.