AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Gazetarët e njohur: Si do të vidhej kokaina e bllokuar nga Policia

by SHT Media
10/10/2023
in Kronikë
6
0
Gazetarët e njohur: Si do të vidhej kokaina e bllokuar nga Policia
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarët Eni Ferhati dhe Klodiana Lala po investigojnë një çështje që është nën hetim aktualisht nga SPAK në bazë të disa komunikimeve të zbuluara mes trafikantëve në aplikacionin e koduar SKY ECC.

Eni Ferhati dhe Klodiana Lala, të ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, kanë bërë të ditur se SPAK ka dyshime që sasia e kokainës prej 613 kg e sekuestruar në vitin 2018 në magazinën e “Arbri Garden” dhe që ruhet në Laboratorin e Policisë, mund të jetë vjedhur nga grupe kriminale dhe të jetë zëvendësuar me niseshte, miell apo lëndë të tjera.

Sipas tyre, SPAK i ka këto dyshime pas një komunikimi të një personazh të njohur të botës së krimit në vend që ka kërkuar marrjen e kësaj sasie kokaine nga ambientet e policisë me qëllim shitjen e saj më pas në treg të lirë.

Dyshohet gjithashtu që në komunikime të jenë përfshirë edhe zyrtarë të policisë.

Për këtë arsye SPAK është duke e hetuar këtë çështje.

Klodiana Lala: SPAK mbi bazën e disa të dhënave të marra nga komunikimet në EncroChat dhe në SKY është duke hetuar nën dyshime të mundshme se grupet kriminale në bashkëpunim me zyrtarë të policisë kanë ndërhyrë në laboratorin kriminalistik të Policisë së Shtetit për të hequr prej andej dhe për të marrë sasitë e mëdha të drogës të sekuestruara që nga viti 2018. E mbani mend drogën e Arbër Çekajt? Ka rezultuar një bisedë në EncroChat dhe në SKY ka dyshime të forta dhe nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, do të jetë një ndër skandalet më të mëdha që do përfshijë Policinë e Shtetit dhe dyshohet që në momentin kur trafikantët kanë dështuar për ta grabitur drogën brenda laboratorin, kanë punuar me mekanizma të tjerë për ta zëvendësuar me miell, niseshte etj.

Eni Ferhati: Çështja është që në SKY është një bisedë ku synohet… është një skenar filmi hollivudianë. Grabitja nuk ka ndodhur. Një individ shumë i lartë i botës së krimit është shprehur në SKY që të godasim drogën e sekuestruar nga policia. Droga ndodhej në Institutin e Policisë Shkencore në magazinat, ruhet nga forca policie.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tensione në Korçë, protestuesit sulmojnë shefin e Komisariatit dhe efektivët, Policia shoqëron të dyshuarit!

15/10/2026

Protestuesit nuk kursejnë as kioskat e biznesit, i shkatërrojnë dhe grabisin! Pajisjeve u vënë flakën, Policia shoqëron disa persona

15/10/2026

“Keni marrë lekë…!”- Protestuesit zihen me njëri-tjetrin në sy të Policisë: Jam vetëm, s’jam me grupimin tuaj!

15/10/2026

Berisha merr përsipër autorësinë e protestës dhe i bën apel studentëve e nxënësve për bojkot: Braktisni mësimin, shpëtoni të ardhmen tuaj!

15/10/2026

Po sikur Rama ta japë dorëheqjen, çfarë do të ndodhë pastaj?

15/10/2026

Rikthehen tensionet dhe dhuna te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin gurë dhe sende të forta! Policia përgjigjet me ujë e gaz duke i larguar

15/10/2026

“Janë duart e zeza dhe të liga”- Dhuna në protestë, reagon ministrja Kumbaro: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta! Duan destabilizim

15/10/2026

Protesta në Shkodër, gjimnazistët sulmojnë me gurë Bashkinë dhe shkaktojnë dëme! Policia shoqëron disa prej tyre

15/10/2026

Tragjedi në Pakistan, 28 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle, mes viktimave edhe fëmijë (VIDEO)

15/10/2026

Veteranët e luftës në Kosovë reagojnë: Vandalët të mos përdorin flamurin e UÇK-së!

15/10/2026

Protesta dhe dhuna para Parlamentit, pas tensioneve Policia i shpërndan me gaz lotsjellës! (VIDEO)

15/10/2026

Dëmet gjatë protestës, Dhoma e Tregtisë dhe 8 shoqatat e biznesit apel Policisë: Mbroni jetën dhe pronën publike e private! Autorët të mbajnë përgjegjësi

15/10/2026

Pas Trump, edhe Musk i bën thirrje Zelensky-t të largohet nga pushteti në Ukrainë

15/10/2026

Tensione edhe te Ministria e Inftrastrukturës, protestuesit thyejnë xhamat e institucionit!

15/10/2026

Premtimi parazgjedhor në Izrael, rivali i Netanyahut: Do ta mposhtim Hamasin brenda 18 muajsh

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tensione në Korçë, protestuesit sulmojnë shefin e Komisariatit dhe efektivët, Policia shoqëron të dyshuarit!
  • Protestuesit nuk kursejnë as kioskat e biznesit, i shkatërrojnë dhe grabisin! Pajisjeve u vënë flakën, Policia shoqëron disa persona

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.