• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Gati amnistia penale, ministri: Përfitojnë 10 mijë persona. 338 do lirohen menjëherë, ulje dënimi për 980 të tjerë

30/01/2026
in Politikë
Gati amnistia penale, ministri: Përfitojnë 10 mijë persona. 338 do lirohen menjëherë, ulje dënimi për 980 të tjerë

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka njoftuar se është gati propozimi për amnistinë penale, nga e cila pritet të përfitojë mbi 10 mijë persona. Në një konferencë për shtyp, Lamallari theksoi se propozimi tashmë është firmosur dhe është dërguar në Këshillin e Ministrave, për t’u miratuar më pas në Kuvend.

“Kemi kaluar në Parlament ndryshimet në Kodin Penal duke përfshirë këtu dekriminalizmin e shpifjes sidomos për një kategori të caktuar personash që kërkojnë më shumë mbrojtje, gazetarët. Sapo kam firmosur propozimin për amnistinë penale, duke e dërguar këtë propozim për akt ligjor në Këshillin e Ministrave dhe besoj se shumë shpejt do të kemi miratimi e aktit dhe më pas depozitimin në Kuvend”, tha ai.

Sipas tij, amnistia penale do të prekë një kategori të gjerë personash, duke përfshirë edhe procedimet e vitit 2024. 338 persona do të fitojnë lirinë  e menjëhershme, ndërsa për 980 të tjerë do të ketë ulje të dënimit.

“Është një kategori shumë e madhe personash të cilët përfitojnë nga shifra  paraprake, duke përfshirë edhe procedimet e vitit 2024, numri i përfituesve është më shumë se 10 mijë. Janë 1230 persona të cilët aktualisht janë në sistemin penitenciar, që do të thotë 338 persona fitojnë lirim të menjëhershëm, më pas 980 të tjerë që përfitojnë ulje dënimi. Për dy vepra që konsiderohen të lehta,  drejtimi i parregullt i automjetit, vetëm për vitin 2024 llogariten 7711 procedime të regjistruara. Këto shuhen menjëherë pas miratimit të projektligjit për amnistinë, pa përfshirë këtu shumë persona të tjerë të cilët janë në shërbimin e provës”, u shpreh Lamallari.

Ai theksoi se në amnisti nuk përfshihen personat që janë hetuar, apo po hetohen dhe gjykohen nga Gjykata e Posaçme.

“Jo për dënimet nga Gjykata e Posaçme. Duke marrë parasysh edhe kontekstin në të cilin ndodhemi dhe mbështetjen e vazhdueshëm që i kemi ofruar organeve të reja të drejtësisë, kemi bërë të qartë që kjo nuk përfshinë persona që kanë qenë në hetim, janë nën hetim apo gjykim nga GJKKO”, theksoi ai.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!