AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Garant i PD për lobimin 6 milionë dollarë, Nuredin Seçi nuk pranon të flasë për kontratën: Jam me pushime!

by SHT Media
28/04/2025
in Politikë
6
0
Garant i PD për lobimin 6 milionë dollarë, Nuredin Seçi nuk pranon të flasë për kontratën: Jam me pushime!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuredin Seçi, njeriu garant për pagesën prej 6 milionë dollarë për kompaninë lobuese për heqjen e non gratës së kreut të PD, Sali Berisha ka reaguar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Ai nuk ka dhënë detaje, duke thënë se ndodhet me pushime me familjen dhe nuk mundet të flasë për momentin.

“Ju faleminderit për interesimin por unë këto ditë jam me pushime me familjen larg e jam i pa mundur, për lobimin flet kontrata e ka Departamenti i shtetit e besoj që këtu çdo gja bahet transparente! Ju faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar ai.


Prokuroria e Posaçme, SPAK ka filluar verifikimin lidhur me kontratën e lobimit të nënshkruar nga shqiptaro-amerikani Nuredin Seci; presidenti i firmës Continental Strategy LLC, Carlo Trujillo, një ish-këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump; si dhe nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, në cilësinë e përfituesit – kontratë që ka si qëllim krijimin e marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për këtë lobim, në kontratën e nënshkruar më 4 prill, është përcaktuar të paguhet një tarifë prej 250 mijë dollarë në muaj për një periudhë prej 24 muajsh, që në total përllogaritet në masën prej 6 milionë dollarë.

Sipas kontratës, vlerat monetare do të paguhen nga një fondacion që përfaqësohet nga Nuredin Seci, ndërsa Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë përfituese e shërbimit të lobimit, nuk do të paguajë asgjë.

Pas publikimit të kontratës së lobimit prej 6 milionë dollarësh, PD tha zyrtarisht dje se nuk do ta paguajë vetë partia, por nga fondacioni “Make Albania Great Again”, një organizatë e krijuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan. “Komuniteti shqiptaro-amerikan ka marrë përsipër të mbulojë 100% të kostos financiare të kësaj nisme. Partia Demokratike nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual në këtë marrëveshje”, tha PD.

Kjo është kontrata e dytë brenda pak muajsh që PD-ja nënshkruan me njerëz të afërt të Donald Trump, pas mbërritjes në Shqipëri të një prej dy strategëve të Presidentit të SHBA, Chris Lacivita.

“Klienti (nëpërmjet Garantuesit/Garantuesve të tij) do t’i paguajë firmës një tarifë fikse mujore prej 250,000 dollarësh për një paketë gjithëpërfshirëse mbështetjeje që përfshin lobim, avokim dhe nisma strategjike ligjore për një periudhë prej 2 vitesh (24 muaj) (“Tarifa Mujore”) dhe në përputhje me Kushtet e Marrëveshjes. Pagesa për tre (3) muajt e parë (pagesë paraprake) do të jetë e detyrueshme në momentin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje”, thuhet në kontratë.

Continental Strategy është një firmë konsulence dhe lobimi me bazë në Shtetet e Bashkuara, e specializuar në marrëdhënie me qeverinë dhe strategji politike. E themeluar në fillim të vitit 2022 nga ish-ambasadori dhe përfaqësuesi shtetëror Carlos Trujillo.

Në kontratë thuhet se firma bie dakord t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave; ofrimi i mbështetjes për promovimin e demokracisë, nismave kundër korrupsionit dhe reformave qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri; përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhënie me qeverinë, avokim të politikave, shërbime ligjore dhe angazhim të aktorëve të interesit në përputhje me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

“Aktivitetet mund të përfshijnë lobim, përgatitje dhe shpërndarje të materialeve informuese, si dhe angazhim me vendimmarrësit politikë amerikanë”, thuhet në kontratën e nënshkruar.

Firma me seli në Uashington DC ka lidhje të ngushta me administratën e ish-Presidentit Donald Trump. Themeluesi Carlos Trujillo ka shërbyer si këshilltar i fushatës së Trump dhe si ambasador i SHBA-së në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Kjo lidhje ka ndihmuar në rritjen e shpejtë të firmës, veçanërisht pas rikthimit të Trump në presidencë.

Continental Strategy ka lidhje të forta politike me figurat kryesore të Partisë Republikane në SHBA, përfshirë Katie Wiles dhe Senatorin Marco Rubio.?

Katie Wiles është Drejtore në Continental Strategy, me përgjegjësi në zyrat e firmës në Jacksonville dhe Uashington, D.C.

Ajo është vajza e Susie Wiles, një stratege e njohur republikane dhe Shefe e Stafit të Presidentit Donald Trump pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2024.

Përpara se të bashkohej me Continental Strategy, Katie ka shërbyer si Drejtore e Komunikimeve në Bashkinë e Jacksonville gjatë administratës së Kryetarit Lenny Curry. ?

Continental Strategy ka lidhje të ngushta me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio përmes Alberto Martinez, i cili u emërua Partner Menaxhues i zyrës së firmës në Uashington, D.C. Martinez ka shërbyer si Shef i Stafit për Senatorin Rubio për një dekadë dhe ka përvojë të gjerë në politikën federale.

Emërimi i tij në Continental Strategy është përshëndetur nga Rubio, i cili e ka vlerësuar për përvojën dhe integritetin e tij.

Këto lidhje tregojnë për angazhimin e thellë të Continental Strategy në rrjetin politik republikan dhe ndikimin e saj në politikën amerikane./ TCH

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.