AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Fredi Belerit i shtyhet gjyqi për në dhjetor, nuk gjendet dëshmitari Avdyl Rama

by SHT Media
22/11/2023
in Kryesore
6
0
Fredi Belerit i shtyhet gjyqi për në dhjetor, nuk gjendet dëshmitari Avdyl Rama
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fredi Beleri vijon të mbetet një çështje pezull në drejtësinë shqiptare. Ditën e sotme është shtyrë seanca, për shkak se mungonte dëshmitari Avdyl Rama.

Ky i fundit, sipas Prokurorisë, ndodhet jashtë vendit, ndërkohë që Policia e Shtetit pretendon të kundërtën. Mësohet se seanca e radhës për Belerin do të zhvillohet në GJKKO më 5 dhjetor në orën 15:00.

Beleri ndodhet pas hekurave që prej 12 Majit. Ai u arrestua dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve lokale nga të cilat doli fitues me diferencë të vogël votash, në përballjen me socialistin Jorgo Goro.

Pas shtyrjes së sotme, në media është publikuar një deklaratë e Fredi Belerit, ku akuzon trupën gjykuese të GJKKO për shkelje të kushtetutës sa i takon marrjes së dëshmisë së dëshmitarit Arsen Rama (vëllai i Avdyl Ramës) me dyer të mbyllura. Ai shkruan se duhej që seanca të ishte publike dhe shtoi se fakti që të dashurës së dëshmitarit i kanë gërvishtur makinën nuk përbën provë që jeta e tij është në rrezik pasi as prokuroria nuk ka marrë hapa për mbrojtjen e tij.

Deklarata e plotë e Belerit:

Së pari: Pranuat kërkesën e prokurorisë, për pyetjen e dëshmitarit Arsen Rama me dyer të mbyllura, në shkelje të hapur të nenit 340 të Kodit të Procedurës Penale, duke u shkelur kështu Kushtetuta, që parashikon që seancat gjyqësore janë publike. Prokuroria nuk paraqiti asnjë provë që cenohej siguria e dëshmitarit Arsen Rama. Pretendimet e prokurorisë, se diku në muajin qershor, të dashurës së shtetasit Arsen Rama, në rrugë publike, në Vlorë, i kanë gërvishtur automjetin, nuk provon që siguria e dëshmitarit është në rrezik. Maksimumi, e dashura e shtetasit Arsen Rama, që nuk është as subjekt as objekt në këtë gjykim, mund të ketë ndonjë mosmarrëveshje me servisin, apo me ndonjë automjet tjetër të cilit mund t`i kishte zënë parkimin apo rrugën, etj.

Po ta kishte marrë seriozisht këtë rrezik Prokuroria do të kishte vijuar me sigurimin e provës së dëshmitarit, apo do të kishte marrë masa për mbrojtjen e tij, sipas ligjeve të posaçme, gjë që nuk ka ndodhur. Prokuroria nuk e mbrojti dëshmitarin jashtë sallës së gjyqit për disa muaj, por kërkoi nga Ju që ta mbroni në sallën e gjyqit, dhe kjo kërkesë ndonëse e pabazuar nuk u vu në dyshim nga ana Juaj, duke më cenuar të drejtën e seancës gjyqësore publike. Gjykata e Posaçme u vu jo vetëm në mbrojtje të shtetasit Arsen Rama por edhe të të dashurës së tij, I referohem në këtë cilësim deklarimeve që ky shtetas dhe e dashura e tij kanë dhënë ditën që kanë konstatuar gërvishtjen e automjetit në rrugë.

Po ashtu pranuat kërkesën e prokurorisë për të kundërshtuar thëniet e dëshmitarit Arsen Rama, që ishte dëshmitari i prokurorisë, me dy procesverbale, ku nuk kishte asnjë thënie për ato që donte prokuroria të kundërshtonte. Mjaft që e kërkoi prokuroria, dhe prej Jush, pranohet çdo kërkesë.

Së dyti: Siç jam njoftuar, bazuar në nenin 341 të Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore bëhet nga Kryetari i trupit gjykues, i cili disponon me anë të urdhrave, të cilët sipas nenit 112 të Kodit të Procedurës Penale duhet të arsyetohen. Seancën e kaluar, gjatë pyetjes së dëshmitarit Arsen Rama, ndërhyrjet Tuaja, përveçse të paarsyetuara, nuk kanë qenë bazuar në nenin 361/6 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit “Gjatë pyetjes së dëshmitarit kryetari mund të bëjë pyetje dhe, kur është rasti, ndërhyn për të siguruar radhën e pyetjeve, vërtetësinë e përgjigjeve, saktësinë e pyetjeve dhe të kundërshtimeve, si dhe për të garantuar respektimin e personit”.

Sipas ligjit, Ju, me cilësinë e Kryetarit, mund të ndërhyni, kur dëshmitari pyetet nga pala që ka kërkuar pyetjen, që në rastin konkret ishte prokuroria, për të penguar pyetjet sugjestive. Prokuroria bëri shumë pyetje të tilla, por nga ana Juaj nuk u bë asnjë ndërhyrje. Ndërkohë, gjatë pyetjeve të mbrojtjes, sipas ligjit Ju mund të ndërhyni, vetëm për të siguruar vërtetësinë e përgjigjeve, saktësinë e pyetjeve dhe garantimin e respektimit të personit që po pyetej. Ndërhyrjet tuaja nuk kanë qenë në asnjë rast të natyrës që ligji Ju ka njohur, por keni penguar mbrojtësit të bëjnë pyetjet që kanë vlerësuar, shpesh duke penguar dëshmitarin të përgjigjet, ose keni dhënë Ju përgjigjen. Duke qenë se me mënyrën e drejtimit të seancës së kaluar, nga ana Juaj, është kufizuar e drejta ime për t`u mbrojtur sipas vlerësimit tim, bëj këtë deklaratë, në ushtrim të të drejtave të mia sipas nenit 358 të Kodit të Procedurës Penale.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rriten tensionet, Policia tenton t’i shpërndajë me gaz dhe topa uji, protestuesit i sulmojnë me gurë e sende të forta! Një i arrestuar (FOTO)

14/10/2026

Vendimi/ Tani është zyrtare, Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve!

14/10/2026

FOTO/ Nga protesta te sulmi ndaj bizneseve, persona të maskuar godasin bankën e nivelit të dytë dhe i vënë zjarrin! Rrezikohen edhe godinat e tjera pranë

14/10/2026

“Deputetët e PD nxitës të dhunës!”- Klosi reagon për protestën: Nuk kthehemi në të shkuarën, për hir të paaftësisë së tyre! Kërkojnë destabilitet

14/10/2026

Nga vizita te protestuesit e arrestuar në takimin me ambasadoren e BE, Tabaku kërkon llogaridhënie për dhunën policore: Të hënën dëgjesë me ministrin Demo

14/10/2026

“Nuk janë studentë”- Analisti Meçe: Personat me maska janë pjesëtarë të grupit paramilitar të PD! me përfshirjen e Berishës…

14/10/2026

Pas Edi Palokës, protestuesit largojnë edhe Belind Këlliçin e Eno Bozdon!

14/10/2026

Ministrisë së Arsimit iu vu zjarri, kryepolici Hita zbret në terren pas përshkallëzimit dhe tensioneve në protestë!

14/10/2026

Protesta përshkallëzohet edhe në vandalizma, nën thirrjet “digje, digje” i vihet zjarri Ministrisë së Arsimit! Të rinjtë hipin mbi muret e godinës, shikoni pamjet (VIDEO)

14/10/2026

Si ndodhi që e ndalën dorën te ambasada e Vatikanit?!

14/10/2026

Eurodeputetët i kërkojnë BE të mbrojë Gjykatën Ndërkombëtare Penale nga sanksionet e SHBA-së

14/10/2026

Lajmet e rreme për humbje jete, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ja gjendja e të lënduarve

14/10/2026

Zgjedhjet presidenciale në Francë, gazetarja Natacha Polony i bashkohet listës në rritje të kandidatëve

14/10/2026

Nga protesta te iluzioni i krizës

14/10/2026

Lorenc Vangjeli: Lamtumirë ati im, Apostol!

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rriten tensionet, Policia tenton t’i shpërndajë me gaz dhe topa uji, protestuesit i sulmojnë me gurë e sende të forta! Një i arrestuar (FOTO)
  • Vendimi/ Tani është zyrtare, Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.